Receta Gatimi

Ēfarė shkruan pėr Nolin mė 1965, intelektualėt e Shqipėrisė komuniste?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Ide Ēfarė shkruan pėr Nolin mė 1965, intelektualėt e Shqipėrisė komuniste?




    Vdekja e shkrimtarit, historianit, politikanit, pėrkthyesit dhe krijuesit tė kishės tė parė autoqefale shqiptare, Fan.S.Noli, mė 13 mars tė 1965-s, ngjalli edhe reagimet e gjithė intelektualėve shqiptarė. Skulptorė, shkrimtarė, poetė dhe piktorė, sipas mėnyrės sė tyre kanė derdhur disa rreshta njė muaj pas vdekjes, nė nder tė njė prej shtyllave tė historisė moderne shqiptare. Duke filluar nga Dhimitėr Shuteriqi, Aleks Ēaēi, Aleks Buda, Sterio Spase, Eqerem Ēabej e duke pėrfunduar tek shkrimtari i njohur, Dritėro Agolli, ju do tė mund tė lexoni pėrshtypjet dhe vlerėsimet pėr personazhin e Fan Nolit.

    Dritėro Agolli, shkrimtar

    Gati tė gjithėve na ka ndodhur kėshtu: nė fėmini e rini kemi dashur njė poet a vjershėtor. Nga dashuria, atė e kemi pėrfytyruar poet tė madh. Kanė kaluar vite e ne me keqardhje kemi thėnė: “qenka i vogėl, kot e paskemi idealizuar!” Po ka poetė, qė me rrjedhjen e viteve, para syve tona, rriten e rriten e pėrherė e mė shumė bėhen tė papushtuarshėm. I tillė ėshtė edhe Fan.S.Noli. Pėr mua nė fėmini e rini, ai ka qenė njė poet i madh. Vitet shkuan. Filluan tė mė dalin thinjė tė bardha. Ai nė vetėdijen time u bė si piramidė Egjypti, pastaj madhėria e tij arriu pėrpjesėtime qė nuk mund tė merren me mėnd. Tani ai mbylli sytė. Unė shfletoj “Albumin”, ndjej si ai qė qesh. Po kjo e qeshur ėshtė e madhe e pėrmbajtur. Unė shfletoj “Albumin”, ndjej se ai vajton. Po ky vajtim ėshtė i thellė, po i pėrmbajtur. Ai nuk din tė pėrlotohet me mallėngjim tė vockėl.

    Gjithēka ai nė vargje e bėn tė madhe, tė fuqishme. Ai e bėri Don Kishotin tė ėndėrrojė shqip, ai e bėri Otellon tė zemėrohet shqip, ai e bėri Hamletin tė pikėllohet shqip, ai e bėri Omar Khajamin tė tallet e tė qeshė shqip….Me kėtė ai tregoi se gjuha shqipe ėshtė njė gjuhė qė mund tė japė gjithė nuancat e fjalėve e tingujve e gjithė shkallėt e mendimit njerėzor. Fan Noli pėr ne poetėt e rinj mbetet njė ndėr mėsonjėsit e mėdhenj tė vargut. Ai na thotė se fjalė nė varg duhet tė jetė e tillė qė askush tė mos guxojė ta lėvizė nga vendi. Provo dhe hiqi njė fjalė apo njė tingull vargjeve tė Fan.S. Nolit! Vargu i tij ėshtė kala, fjala shkėmb kalaje, qė nuk e lėviz dot. Ai shkroi me dashuri e dhėmbje tė madhe pėr popullin. Poezia e tij mund tė futet thellė nė shpirtin e ēdo njeriu.

    Sterjo Spasse, shkrimtar

    FAN NOLI – Kryekalorėsi i lirisė shqiptare, dhimiurgu i verbit shqip, i mėrguari i madh, figura me poliedrikė e inteligjencės shqiptare, – na varfėroi me vdekjen e tij. Por FAN NOLI na pasuroi me krijimtarinė e tij enciklopedike e me veprimtarinė e tij tė gjithanshme dhe AI vetė hyri nė historinė e Shqipėrisė si ‘njė flamur heroik i shoshitur me plumba, por i paunjur’, si njė shqiponjė qė u sul nėn flamurin e kuq nė flakė tė luftės duke iu dridhur trupi nga dehja e barutit e duke iu ndezur shpirti nga zjarr i lirisė me thirrmėn: “Rroftė Shqipėria!”. Ai u vendos nė alltarin e kombit tonė si njė “trim tribun i Vegjėlisė” e “vigan liberator”, – personazh i denjė pėr poema homerike e pėr muzikė shopeniane, kurdoherė me notėn mė madhore epiko-lirike, kurdoherė me frymė Shqipėrije! Ai mbetet si njė poemė epope e madhėrishme, qė do tė frymėzojė ndėr shekuj breznitė shqiptare! Dhe nė kėto momente zije e krenarie mbetemi kurdoherė tė dėshiruar e tė lektisur pėr tė parė njė ditė kurmim ose zemrėn e tij tė prehet nė gjirin e mėmės Shqipėri mbuluar me lavditė e flamurit tė socializmit.

    Dhimitėr Shuteriqi, shkrimtar

    Noli vdiq! Shqipėria, me futėn e zezė, hedh njė vėshtrimi tė pėrlotur dhe krenar mbi djalin e saj, mbi veprėn e tij – jo mbi njė lipsan, po mbi njė shtatore graniti nė njė nga kėto male tė lartė, si ē’u ngrit vėrtet shtatore vepra e tij ndėr malet e kulturės tonė. Dhe secilit prej nesh i gjėmojnė nė vesh troketė e tij stentoriane, thirrjet pėr shpėtimin e Atdheut, thirrjet pėr tė refuzuar feudalėt, pėr bashkim tė fshatarėve dhe tė punėtorėve “qė nga Shkodra gjer nė Vlorė”, – apo vargjet e tij fishkėllyese tė anadollakėsisė, tė zgjyrės sė agallarėve, vargje ku Noli i nxirrte tradhtarėt lakuriq e pis nė sy tė popullit, me kamxhikun pėrpara, si gjykatės dhe hakmarrės popullor. Janė marshe me tinguj biblikė si ai i Barabait, po nėpėr to marshon historia e Shqipėrisė, – lufta pėr tokėn, pėr demokracinė, pėr kulturėn.

    Noli vdiq! Shqipėria edhe njėherė mbahet me kokėn lart pėr veprėn e politikanit, tė letrarit, tė artistit, tė shkencėtarit. Pėrpjekja e tij patriotike hyri nė faqet e arta tė historisė dhe brezat, si ē’e kanė kujtuar, ashtu edhe do ta kujtojnė me admirimi e veneratė. Fjala shqipe e tij, qė ushqeu kaq breza, do tė vazhdojė tė ushqejė bijtė, nipėrit e stėrnipėrit tanė nė shekuj, me atė forcėn e saj tė rrallė, me atė harmoninė klasike,- ajo shqipe qė, duke u kalitur nė kudhrėn e luftės pėr liri dhe demokraci, mori tinguj nga tėrmetet qė lėkundėn shoqėrinė e nga vringėllimat e shpatave. Po edhe nga burimet dhe krojet, nga fėrshėllimat e fėshfėrimet e gjethit dhe tė ernave.

    Nė tė shpalosi fletėn flamuri kuq e zi dhe zhgaba, apo u hodhėn sulm me ushtrinė e Skėnderbeut, apo buēiti Brutusi e klithi Otelloja, qau Ofelia, Omar Khajami qesėndisi buzėgaz e buzėvrer fetė e dogmat e gjer nė Prishtinė, kurse Don Kishoti shtjelloi ėndrrat e tij qesharake aq edhe tragjike. Nėpėr tribuna, siē ishin ato tė ndonjė ballkoni nė Korēė apo tė ndonjė kishėze nė Amerikė, tė parlamentit shqiptar apo Lidhjes sė Kombeve, fjala e tij kaq spontane e kaq e lidhur, kaq rrėmbejtėse, sidomos, bėri tė shtangin si njerėzit pa opingė ashtu edhe dhelprat e diplomacisė. Me gjallje tė tij ai ėshtė bėrė njė klasik nė Atdhe. Ky klasik i gjallė i shqipes, qė mbylli sytė mė 13 mars nė Florida, nė atė ēast tė fundit duhet t’i ketė buzėqeshur fatit tė madh tė Shqipėrisė. Ai, nė atė ēast suprem duhet edhe njė herė t’i ketė buzėqeshur veprės qė na la dhe bashkė me atė vepėr, qė midis nesh ėshtė aq e gjallė, tė vijė me mendje tek ne pėrjetė, ashtu siē e dėshiroi aq fort tėrė jetėn.

    Aleks Buda, historian

    Fan.S. Noli nuk ėshtė vetėm njė figurė e shquar e kulturės sonė kombėtare, madje edhe botėrore. Ne nuk do ta vlerėsonim drejt kėtė mendje tė madhe universale, tė parė midis atyre qė i dhanė impulse tė fuqishme historisė sonė politike e shoqėrore si mendimtar, si burrė shteti, si udhėheqės politik nė ēaste kthesash vendimtare tė historisė sonė tė re. Ai pėrfaqėson pėr ne mishėrimin e idealeve tė Rilindjes – por nė njė plan mė tė lartė tashmė.

    F.S.Noli i zhvilloi mė tej, nė mėnyrė revolucionare elementėt demokratikė nė mendimin e veprimtarinė e Rilindėsve tanė dhe arriti deri nė atė kthesė vendimtare pėr gjithė historinė tonė: nė kuptimin se liria dhe pavarėsia kombėtare, pėrparimi kultural e shoqėror nuk do tė fitoheshin e mbroheshin po tė mos bėheshin ēėshtje tė “katundarit e punėtorit”, tė “miletit”, po tė mos lidheshin me ēėshtjen e madhe tė ēlirimit tė popullit punonjės nė gjithė botėn dhe me luftėn antiimperialiste. E njėjta vijė e madhe zhvillimi konseguent edhe nė veprėn e tij shkencore, nė historiografi: nga “Historia e Skėnderbeut” e vitit 1921 – ku kryetrimi ėshtė pothuajse njė “gjysmė-perėndi”, qė zbret nė gjirin e popullit – nė veprėn e vitit 1946, ku ėshtė populli ai qė i fal fuqitė e tij tė pashtershme kryetrimit, e deri nė librin mbi Bethovenin, ku nė mėnyrė kaq tė thellė e bindėse lidhet gjeniu i muzikės me revolucionin e madh frėng. E vajtojmė se prisnim tė na falte ende kaq vepra mjeshtėrore se prisnim qė tė realizonte ėndrrėn e tij e tonėn – tė shihnim nė Shqipėrinė – mėmė. Por figura si F.S.Noli nuk mund tė vdesin.

    Janaq Paēo, skulptor

    Kur u inaugurua monumenti i Skėnderbeut nė Krujė, Fan Noli mė dėrgoi njė letėr me anėn e sė cilės mė pėrgėzonte pėr punėn time qė pėrjetėsonte nė skulpturė figurėn e heroit tonė legjendar. Mė mallėngjyen ato pak rreshta tė poetit dhe patriotit tė madh, tė atij qė, shumė vite mė para meje, e kish pėrjetėsuar me historinė e tij figurėn madhėshtore tė Skėnderbeut, dhe mė lindi kėshtu dėshira t’i vihem punės pėr tė krijuar figurėn e atij qė ia kushtoi jetėn atdheut, tė cilin e dėshiroi pėr sė gjalli duke qėndruar pothuaj gjithmonė larg. Fan Noli mė dėrgoi disa fotografi tė tijat tė fundit dhe unė u mundova qė mė 1959 tė krijoj diēka mbi poetin tonė tė mėrguar, mbi atdhetarin dhe luftėtarin e paepur pėr pavarėsinė kombėtare dhe lulėzimin e Shqipėrisė!

    Fatmir Gjata, shkrimtar

    Nė kohėn kur ne i gėzoheshim pranverės sė njėzetė e njėjtė tė jetės sė lirė, vdiq i fundmi i Rilindėsve, pushoi sė rrahuri zemra e bardhė e marathonomakut tonė. Armiqtė nuk na lejuan t’i shkonim pranė. Por kjo s’na prish punė. Tė gjithė ne, edhe ai qė ka pasur fatin ta njohė e tė bashkėpunojė me patriotin e madh, edhe ai qė ėshtė mėkuar me perlat e ndritura tė poetit tė madh, tėrė populli, me mendje e shpirt, u rreshtua para shtratit tė pamortshėm, u pėrkul me nderim e mirėnjohje dhe i dha lamtumirėn e fundit me mallėngjim tė thellė, me dhimbje e me krenari tė ligjshme. Se Noli ėshtė bir i shquar i Shqipėrisė dhe jo i laro-derbederėve.

    Ai jetoi e vdiq nė Amerikėn e zezė, po zemra e mendja e tij ishin gjithmonė nė Shqipėrinė e tij. Ē’fat i hidhur dhe i rėndė! Dikur njerėzit dhe toka shqiptare rėnkonin ndėnė zgjedhėn e beut e tė tė huajit. Bijtė mė tė mirė tė Shqipėrisė lėngonin nė mėrgim. Megjithėse ky fat ka qenė kaq tragjik. Noli gjithmonė pat shpresuar qė tė vinte nė Shqipėri. Ky ishte amaneti i tij i fundit. Ai donte tė vinte nė Shqipėrinė e re, qė realizoi ėndrrėn e tij tė hershme, nė Shqipėrinė e vogėl qė “qėndron ballė pėrpjetė dhe di t’ua japė xhuvapin kapadainjve qė i bien mė qafė, qofshin tė humbur… qofshin tė mėdhenj…” Dhe amaneti s’bėhet ujė. Noli s’erdhi dot i gjallė. Po eshtrat e tij do tė prehen pėrjetėsisht vetėm nė kėto brigje tė rilindur, qė ai i pat ndėrmend ditė e natė. Se ato nuk mund t’i tretė dheri i huaj! Noli, me tėrė veprėn e tij tė madhe, diti tė gjejė rrugėn qė shpinte nė zemrėn e shqiptarėve. Ai ka hyrė atje pėrgjithmonė dhe do tė vazhdojė tė rrojė nė shekuj. Ai ka qenė kurdoherė me ne dhe s’ka pėr t’u larguar kurrė.

    Eqrem Ēabej, gjuhėtar

    Nė kėto ēaste, nė mes tė kaq shkrimtarėve, njė njeri qė s’ėshtė shkrimtar e ka vėshtirė tė thotė njė fjalė tė vetėn pėr njė personalitet shkrimtari me njė format tė tillė siē ėshtė Fan Noli.

    Nė qoftė se fjala qė vepra e njė shkrimtari ėshtė pasqyra mė e vėrtetė e forma mentis dhe e shpirtit tė tij ėsht’ e drejtė, atėherė vjershat qė shkroi ky poet dhe veprat e shqipėruara qė na ka lėnė pėrfaqėsojnė nė kuptimin e tyre simbolik qė nė krye e deri nė fund njė konfesion tė vetėm, credon e njė njeriu e tė njė jete. Nė kėtė kuptim nuk ėshtė njė gjė gand e rastit qė Fan Noli mori e pėrktheu njė varg tragjedish nga tė Shakespearit, nė tė cilat pėrpjekjet pėr liri sociale e politike dhe konfliktet e brendshme shpirtėrore janė ndėrthurur nė njė mėnyrė si moskund nė literaturėn botėrore; qė ai shqipėroi disa drama tė Ibsenit, Don Kishotin e Cervantesit, Rubajatet e Omar Khajamit, disa vjersha tė Edgar Poes, Baudelairit e tė tjera; e qė nė kohėn e qėndrimit tė tij si emigrant politik nė Mauern afėr Vjenės pas fjalėve tė mikut tė tij Norbert Joklit u muar pėr njė kohė tė gjatė me planin e pėrkthimit tė Faustit tė Goethes, duke studiuar edhe disa nga komentarėt e kėsaj vepre.

    Nuk ėshtė gjithashtu njė gjė gand e rastit qė ai shkroi Historinė e Skėnderbeut dhe ato vjersha qė shkroi. Kudo nė kėto vepra, nė krijimet e veta e nė pėrkthime, ėshtė pėrdredhur fryma komplekse e shkrimtarit. Ai i ka jetuar ato, ka jetuar vetė nėpėr to, nė figurat e heronjve. Kudo nė kėto na shfaqet, ku mė ēelur, ku mė mbyllur, shpirti i autorit tė tyre. Ai na del pa dashur si te Bruti, ashtu dhe te Hamleti, te Don Kishoti, ashtu si te Omar Khajami, te profeti Moisi ashtu sit e Galileasi, te Prometeu i mbėrthyer e te armiku i popullit, qė nė tė vėrtetė ėshtė miku i vėrtetė i tij. Revolucionarė e profetė, poetė e dashamirės aktivė tė njerėzimit janė po aq mishėrime tė unė-s sė tij, nėpėr ta shprehet ai vetė. Nė kėtė vėshtrim dhe shqipėrimet nė njė kuptim mė tė thellė janė krijime tė tij. Fan Noli si pėr formimin e tij poetik si pėr shprehjen gjuhėsore qėndron mė vete nė literaturėn shqiptare. Ai nuk ėshtė poet i lartėsive eterike, po ėshtė shkrimtar i plisit tė dheut. Ėshtė njė Ante i literaturės sonė, qė i merr fuqitė prej mėmės tokė. Ai ka tė vetėn diēka demonike, e cila mbase ėshtė vetia e parė e njeriut krijonjės, cilėsia e mirėfilltė e furor poėticus, e marrėzisė sė poetit tė vėrtetė. Nė fushėn e kėsaj literature ai nuk ėshtė njė fill bar, qė sot bleron e nesėr thahet; nuk ėshtė as lule, qė sot shkėlqen e nesėr veshket.

    Ai na paraqitet si njė lis i moēėm e plot gdhenj; lis i vetmuar, po me rrėnjė ngulur mirė nė tė thellat e dheut. E kėtillė mbetet edhe gjuha e tij. Nė kėtė nuk dihet ėmbėlsia e flladit tė verės sesa furia e murrėrit tė dimrit. Ajo nuk ka aromėn e luleve, por ka erėn e shėndoshė tė dheut. Ka edhe diēka prej pikash tė rėnda e tė idhėta, nė tė shprehet ana e rėndė e jetės shqiptare. Nė kėtė poezi shihet sa mund tė jetė gjuha shqipe e ashpėr dhe e vrazhdė, dhe e fortė nė ashpėrsinė e saj. Me zhdukjen e kėtij njeriu tė rrallė njė valė pikėllimi pėrshkroi an’ e mb’anė botėn shqiptare, kudo ku i thonė bukės bukė e ujit ujė. Por kjo nuk ėshtė njė valė dėshpėrimi. Fan Noli nuk ėshtė njė madhėsi efemere. Fjala e tij nuk ėshtė nga ato qė i merr era. Nė kėtė Shqipėri mėmė e lashtė burrash tė shquar, tė cilėn ai e deshi me tė gjitha fijet e zemrės, ai mbetet i gjallė ndėr ne, si sot si nė ditėt qė do tė vijnė.

    Aleks Ēaēi, poet

    Lajmi i vdekjes tė Fan.S.Nolit na preku nė zemėr. Po ne krenohemi qė vepra e tij do tė mbetet e pavdekshme gjatė shekujve dhe do t’u tregojė brezave tė ardhshėm se njeriu gjersa tė jetė gjallė, duhet tė punojė pa u lodhur pėr tė mirėn e popullit dhe tė Atdheut. Penda e tij e artė, fjala e tij therėse, e ngrohtė, do tė tingėllojė gjithnjė si njė kushtrim, si njė kėmbanė, ku do tė gjejnė burim frymėzimi, pėr vepra tė mėdha, tė rinjtė e ēdo kohe. Fan. S.Noli vdiq, por ai rron dhe do tė rrojė nė zemrat tona. Larg atdheut mbeti, po ai ėshtė gjithnjė pranė nesh, midis nesh dhe na flet akoma. Ai shikon se si ndėrtohet dhe zbukurohet vendi ynė, si lulėzon Shqipėria. Qė nė bangot e shkollės, vjershat e tij, proza e tij e bukur, fjalimet dhe artikujt e tij, mė kanė lėnė njė mbresė tė madhe. Ashtu si tridhjetė vjet e ca vjet mė parė mė tingėllojnė, edhe sot, vargjet:


    vazhdon..

  2. #2
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    Noli nje munges e madhe shqiptare

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Ja se me cfare ngjan harta e Shqiperise...
    Nga labja nė forum Video-Foto Humoristike
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 23-07-2013, 08:23 AM
  2. Cd/dvd rw lexon po nuk shkruan
    Nga alfa1993 nė forum Pyetni Ekspertėt e Informatikės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-03-2012, 09:23 PM
  3. Vajza qe shkruan 14.000 SMS nė muaj
    Nga labja nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 23-03-2011, 07:29 PM
  4. HELLO GILL*!! Edison Ypi shkruan................
    Nga Alb-Angel nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2008, 01:13 AM
  5. Dialogjet e Alise me intelektualet ne '90
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-01-2008, 09:51 AM

Etiketat pėr kėtė Temė