Nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, kreu i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj, flet pėr kėrcėnimet nga forcat radikale tė ndikuara nga zhvillimet nė Lindjen e Mesme.

Sipas Haradinajt, gjendja e sigurisė ėshtė pėrkeqėsuar dhe ėshtė rritur rreziku nga kėto elemente, ose nga terrori ndėrkombėtarė, ose nga luftėtarėt islamik.

“Dikur ka qenė ideja e tyre vetėm tė krijojnė njė vend ku banorėt lokal kanė ndoshta njė ndjenjė simpatie pėr kėto procese, por ata kanė evoluuar mė shumė duke rekrutuar njerėz dhe duke i kthyer nė aleatė, ose duke provuar t’i kthejnė nė aleatė pėr verimet e tyre. Kosova e ka kuptuar kėtė, institucionet e Kosovės e kanė kuptuar kėtė”, shprehet Haradinaj.

Ai shton se rreziku ėshtė real, jo vetėm nga simpatia ose ndjenjat e caktuara, por edhe nga mundėsitė e veprimit direkt tė luftėtarėve islamistė edhe ne territorin tonė.

“Pėr ne kjo i paraqet dy rreziqe pėr Kosovėn. Njė ėshtė se ata nė njė mėnyrė sulmojnė identitetin tonė shqiptar, historinė, traditėn, atė kush jemi, vlerat tona shqiptare dhe tė besimit. Dhe nė anėn tjetėr ata rrezikojnė edhe sigurinė. Pra, ne kemi motive tė fuqishme qė ta luftojmė pa kompromis ndikimin e tyre, apo edhe ēdo lloj veprimtarie nė territorin tonė”, deklaron Haradinaj.

Zėri i Amerikės: Kriza politike nė vend shpesh ka pasur edhe pėrmasa tjera edhe me ashpėrsimin e gjuhės. A keni pasur shqetėsim se kjo mund tė krijojė terren tė volitshėm edhe pėr veprime nga jashtė?

Ramush Haradinaj: Kualiteti qeverisės, ose mėnyra se si qeveriset vendi ynė, nė rast se kemi njė qeveri qė nuk ėshtė e aftė t’u pėrgjigjet shqetėsimeve tė qytetarėve, e humbė besimin e qytetarėve, vlerėsohet si jo kredibile, atėherė ai vakuum shfrytėzohet nga tė gjithė tė tjerėt.

Por, edhe kur opozita kundėrshton njė qeveri sado tė keqe, prapė se prapė, nė ato diskutime, nė atė kontest mund tė gjejnė hapėsirė tė gjithė. Megjithatė, ne e kemi njė situatė qė s’ėshtė e ndėrlidhur me njė veprim konkret, tė njė momenti politik. Por, ėshtė njė etapė bukur e gjatė kohore qė rrymat islamiste, ose ata “muslim brotherhood” qė thonė, kanė filluar kėtu qė nga 1999 aktivisht me ato OJQ-tė.

Mendojmė se duhet tė jemi tė kujdesshėm edhe nė afat tė gjatė. Ata po pėrgatisin edhe etapa tjera, po punojnė edhe nė plane 10 e 20 vjeēare. Pra edhe Kosova duhet tė ketė njė strategji tė veten qė ėshtė e qėndrueshme, e pėrhershme.