Burj Khalifa, qiellgėrvishtėsja mė e lart nė botė, dominon Dubain me njė lartėsi prej 828 metrash. Por, kjo do tė ndryshojė pas disa vitesh. Bashkia e kėtij qyteti ka zbuluar projektin pėr njė kullė edhe mė tė lart qė do tė quhet Dubai Creek Harbour.

Ndėrtesa qė do tė kushtojė rreth 877 milionė euro do tė jetė pak mė lart se Burj Khalifa, siē bėri me dije Mohamed Alabbar, kreu i shoqėrisė “Emar”, qė do tė drejtojė dhe financojė projektin. Lartėsia e saktė e Dubai Creek Harbour do tė njoftohet mė vonė.

Ndėrtesa pritet tė pėrfundojė para “Expo 2020”, aktivitet gjatė sė cilit Dubai pret mė shumė se 20 milionė vizitorė. E dizenjuar nga arkitekti zvicerano-spanjoll, Santiago Calatrava, kulla u zgjodh mes 5 varianteve.

Ajo ėshtė frymėzuar nga njė lule zambaku dhe maja e saj kujton imazhin e njė minareje, njė simbol i rėndėsishėm i kulturės islame.

Struktura e veēantė e qiellgėrvishtėses mund tė rrezikojė njohjen e saj zyrtare si godina mė lartė nė botė. Ndryshe nga Burj Khalifa, Dubai Creek Harbour nuk do tė pėrfshijė rezidenca apo zyra brenda saj.

Do tė ketė dhoma hoteli, butiqe e plaftorma tė shumta panoramike. Kompania “Emaar” pretendon se kulla do tė jetė vepra kryesore e projektit pėr rizhvillimin e Dubai Creek nė zemėr tė Dubait tė vjetėr.

/ Top Channel