Dėrgesat globale tė PC-ve kanė pėsuar njė rėnie nė 64.8 milionė njėsi nė tremujorin e parė tė vitit 2016, njė rėnie 9.6 pėr qind nga 71.7 milionė njėsi tė shitura tė njė viti mė parė, thuhet sipas njė raporti paraprak tė publikuar nga Gartner.

Tre muajt e parė tė vitit 2016 shėnuan rėnien e vazhdueshme dhe tremujorin e gjashtė radhazi me trend negative nė dėrgesat e PC-ve. Dhe pėr herė tė parė qė nga viti 2007 shitjet e kompjuterėve personal pėr njė tremujor kanė rėnė nėn 65 milionė njėsi.

Ekonomitė nė zhvillim janė prekur veēanėrisht nga rėnia, me dėrgesat e PC nė Amerikėn Latine qė kanė rėnė pėr 32.4 pėr qind nga viti nė vit, tė cilat janė ndikuar fuqimisht nga jostabiliteti ekonomik dhe politik nė Brazil.

Raporti shtoi se rėnia e vazhdueshme e dėrgesave nė SHBA tregoi se baza e pėrdoruesve ėshtė ende duke u pakėsuar, njė faktor qė ėshtė reflektuar nė tė gjitha ekonomitė e zhvilluara.

Tremujori i parė i vitit 2016 e pa Lenovon duke e ruajtur pozicionin e saj udhėheqės nė shitje me 19.3 pėr qind tė tregut, edhe pse shitjet e saj ranė pėr 7.2 pėr qind nė 12.4 milionė.

Megjithatė, nė katėr tremujorėt e fundit Lenovo ka treguar rritje dyshifrore nė SHBA, ndėrsa tregu i pėrgjithshėm ka rėnė. HP mbeti i dyti me 17.6 pėr qind tė tregut global, krahasuar me 17.5 pėrqind nė TM1 2015, e ndjekur nga Dell me njė pjesėmarrje prej 14.1 pėr qind, dhe Asus dhe Apple, me 8.3 pėr qind dhe 7.1 pėr qind respektivisht.