Dashuria nuk ka kufij, nuk njeh gjuhė e madje as kromozome. Nisi, njė kampion bote nė not nga Danimarka i lindur me sindromėn “down”, ėshtė dashuruar me Medinėn nga Kosova, e cila po ashtu sfidon veten nė kėtė sport. Ata janė dashuruar me shikim tė parė, nė njė kampionat pėr garues me kėtė sindromė, nė Itali.

Nuk e flasin gjuhėn e njėri-tjetrit, por as kjo dhe as largėsia nuk u bėnė pengesė, qė lidhja e tyre trevjeēare tė mbijetojė.

“Ėshtė vėrtet e vėshtirė tė shpjegohet, sepse nuk ėshtė diēka qė i thuhet njėri-tjetrit. E gjitha ėshtė dashuri. Sa herė qė jam afėr Dinės, kėnaqem tė jem me tė, jam i lumtur. Ajo ėshtė shumė e bukur dhe e ėmbėl. Ndonjėherė nuk ėshtė nevoja tė flasėsh, nėse duheni me njėri-tjetrin”, tha Nis Heide Pinnerup.

Kur Medinės i mungon Nisi, ajo i shkruan nė rrjete sociale me anglishten e saj modeste.

“Kur e kam parė pėr herė tė parė mė ėshtė dukur si unė, sepse ne jemi me ‘sindromin down’. Unė e dua shumė Nisin, kam simpati pėr edhe sepse ėshtė notar. Komunikoj anglisht me Nisin nė rrjete sociale. I them ‘I love you’, ‘Thank you very much’, ‘You’re very good’, ‘I miss you’”, thotė Medina Surdulli.

Nisi erdhi nė Prishtinė pėr herė tė dytė, por kėsaj here me njė qėllim.

“Dua tė martohem me Dinėn, sepse e dua shumė. Ende nuk e di nėse do tė jetojmė nė Danimarkė, apo nė Kosovė, por dėshiroj qė edhe familjet tona tė jenė bashkė”, tha Nis Heide Pinnerup.

Menaxherja e Medinės ėshtė e lumtur qė historia e rrallė e dashurisė, e cila filloi nė mesin e mbi 1.500 garuesve, po kurorėzohet, ndėrsa rrėfen se kjo lidhje ėshtė shtysa mė e madhe pėr sukseset e notares Medina.

“Njė prej arsyeve, pse ne kemi dėshirė tė jemi pjesė e kėtyre garave, ėshtė edhe lidhja mes tyre”, tha Arjeta Gashi, menaxhere e Medinės.

Ashtu siē kanė kaluar shumė sfida nė jetė, Medina dhe Nisi gjejnė forcėn pėr t’u stėrvitur e pėr tė fituar, duke pritur takimin e ardhshėm pas 3 muajsh nė garat e notit nė Firence.

/ Top Channel