Forcat “Shqiponja” e nxorėn Emiliano Shullazin nga Policia e Tiranės sapo kaloi ora 8 e mėngjesit. Pas tij u shoqėruan pėr nė gjykatė edhe dy tė bashkėndaluarit me tė, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi.

E ndėrsa automjetet e policisė eskortuan pa zhurmė sirenash tė ndaluarin, situata nė gjykatė ishte nė gatishmėri tė plotė. Me qen antieksplozivė u kontrolluan jo vetėm ambientet, por edhe automjetet e gjyqtarėve pėrpara se tė hynin nė gjykatė.

Gjykata e Krimeve tė Rėnda e shpalli tė ligjshėm ndalimin e Emiliano Shullazit, duke vendosur masėn “arrest me burg”. Gjatė seancės kundėr tij, Prokuroria bėri tė ditur se ai dyshohet pėr “gjobėvėnie”, “shkatėrrim tė pronės me eksploziv”, si dhe “kanosje” tė kandidatit pėr rektor, Mynyr Koni. Sipas prokurorėve Elisabeta Imeri e Eneid Nakuci, ka informacione qė ai tė ketė “shtrėnguar pėr t’iu marrė pasurinė” edhe disa biznesmenė tė tjerė.

Shullazi mėsohet tė ketė deklaruar vetėm tė dhėnat personale tė tij, ndėrkohė qė i pyetur nga gjyqtari Idriz Mulkurti pėr aktivitetin qė kryente, ai i ėshtė pėrgjigjur “jam i papunė”. Shullazi i pohoi gjykatės se ishte dakord me gjithēka qė do tė thonin avokatėt nė seancė, tė cilėt nga ana e tyre kundėrshtuan qėndrimin e akuzės.

Prokuroria - sipas burimeve, - mbajti tė njėjtin qėndrim siē edhe kishte depozituar kėrkesėn, ndėrkohė qė nė rrugė jozyrtare shprehet se, ka urdhėruar sekuestrimin e disa kamerave tė sigurisė nė afėrsi tė “Stacionit tė trenit”, ku edhe mendohet tė jetė kėrcėnuar profesor Koni.

“I ka kėrkuar vetėm tė shkojnė e ta zgjidhin dhe nuk ka pasur takim tė dytė. Deklarimi i Jani Zakės qė ėshtė administruar si nga prokurorėt, edhe nga gjykata, nuk thotė qė ėshtė kanosur apo ushtruar dhunė psikologjike nga Emiliano Shullazi”, thotė Alban Qafa, avokat.

Edhe dy tė dyshuarit si bashkėpunėtorė tė Shullazit, u lanė nėn masėn e “arrestit me burg”. Sipas burimeve, nė kohėn kur Prokuroria ka lexuar pretendimin kundėr Gilmando Danit, se ekzistonte rreziku qė ai tė largohej, i dyshuari ka replikuar duke i pyetur pėrfaqėsuesit e akuzės: “Si mund tė largohem, kur unė u paraqita vet nė polici?”.

Aktualisht, Prokuroria ėshtė nė kėrkim tė shtetasit Jani Zaka, njeriu kyē nė kėtė proces, megjithėse adresa e tij nuk dihet ende, pasi ai ėshtė larguar jashtė vendit.

/ Top Channel