Organizata “Reporterėt pa kufij” me seli nė Paris, vlerėson se nė botė ėshtė shėnuar njė "rėnie e thellė dhe shqetėsuese" e lirisė sė medies.

Organizata e radhiti Shqipėrinė nė vendin e 82-tė, njė pozicion i njėjtė sikurse edhe njė vit me parė. Nė pjesėn e raportit kushtuar Shqipėrisė, organizata thekson se ajo "mund tė bėjė mė shumė".

"Ky ishte edhe pėrfundimi i raportit vjetor tė Komisionit Evropian nė fund tė 2015-s mbi kandidaturėn e saj pėr pranim nė Bashkimin Evropian. Ekspertėt e BE-sė thanė se nevojitet njė zbatim mė i mirė i legjislacionit qė garanton lirinė e fjalės", thuhet nė raport.

Organizata thotė se shpifja nė Shqipėri, qė prej vitit 2012, nuk ėshtė ndėshkuar mė me burg, por vetėm me gjoba.

"Pavarėsisht ligjeve tė lirisė sė informacionit, tė miratuara nė vitin 1999 dhe nė vitin 2014, qasja nė informacionet shtetėrore vazhdon tė mbetet e kufizuar, ndėrsa Autoritetin Rregullator i Transmetimeve, ėshtė i politizuar", thuhet mes tjerash nė raport.

Nė pjesėn pėr Kosovėn thuhet se "tė gjitha simptomat mė tė kėqija tė Ballkanit, mund tė gjenden nė Kosovė. Media vuan ndikimin e drejtpėrdrejtė ose tė tėrthortė politik, trysninė financiare dhe pronėsinė e pėrqendruar. Gazetarėt qė kanė kritikuar autoritetet shpesh janė akuzuar pėr "tradhti" ose si "simpatizues tė serbėve". Media qė nuk ruan lidhje me vijat qeveritare, mund tė jetė subjekt i frikėsimit nėpėrmjet kontrolleve financiare e tatimore", thuhet nė pjesėn e raportit pėr Kosovėn.

Nga vendet e rajonit, Serbia radhitet nė vendin e 59-tė, Bosnja e Hercegovina nė tė 68-tin, Mali i Zi nė vendin e 106-tė dhe Maqedonia nė vendin e 118-tė.

Nė raportin vjetor tė organizatės thuhet se bota po hynė "nė njė epokė tė re tė propagandės" dhe ngurron tė pėrfshihet nė debate tė lira.

Organizata thekson se situata ėshtė pėrkeqėsuar posaēėrisht nė Amerikėn Latine pėr shkak tė dhunės institucionale, krimit tė organizuar, korrupsionit dhe medies sė pėrqendruar.

Eritrea ėshtė e fundit nė botė, duke ua kaluar edhe Sirisė, Kinės dhe Koresė Veriore.

Finlanda ėshtė nė gjendjen mė tė mirė e pasuar nga Holanda dhe Norvegji. Shtetet e Bashkuara radhiten ndėrkaq nė vendin e 41-tė.