Miliarderi Donald Trump dhe ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton fituan nė zgjedhjet paraprake dje nė Nju Jork, duke thelluar epėrsinė e tyre mbi rivalėt nė kampet pėrkatėse.

Zoti Trump fitoi rreth 60% tė votės krahasuar me 25% pėr Guvernatorin e Ohajos John Kasich dhe 15% pėr Senatorin Ted Cruz. Zonja Clinton mundi Senatorin Bernie Sanders duke marrė 58% tė votės.

Kandidatėt po pėrpiqen tė sigurojnė numrin e nevojshėm tė delegatėve pėr tė marrė emėrimin e partisė sė tyre.

Zoti Trump fitoi pothuajse nė total tė 95 delegatėt qė dėrgon pėr kuvend shteti i Nju Jorkut. Deri tani ai ka 845 delegatė, ndėrsa Senatori Cruz ka 559 delegatė, pasuar nga Kasich me 147. Nė garėn republikane, pretendentėve i duhen 1237 delegatė pėr tė marrė emėsimin e partisė nė kuvend. Me fitoren e djeshme, zoti Trump e ka tė mundur ta arrijė kėtė numėr. Ai falenderoi pėrkrahėsit dhe vazhdoi ta paraqesė vetein si i vetmi kandidat me mbėshtetjen e mjaftueshme pėr tė siguruar emėrimin.

Rivalėt e tij Cruz dhe Kasich shpresojnė qė tė zhvillohet njė kuvend i hapur, ku asnjė kandidat nuk ka marrė numrin e nevojshėm tė delegatėve nė hapje tė kuvendit dhe zgjedhja hidhet nė votė gjatė punimeve tė kuvendit, ku pas votės sė parė delegatėt mund tė votojnė pėr kė tė duan.

Nė kampin demokrat, pretendenti Bernie Sanders ėshtė pėrballė njė realiteti tė vėshtirė. Aktualisht zonja Clinton ka 1887 delegatė, ndėrsa zoti Sanders ka 1174 delegatė. Nė zgjedhjet demokrate kandidatit i duhen 2383 delegatė pėr tė siguruar emėrimin e partisė.

Por zoti Sanders mbetet pozitiv dhe tha para njė turme entuziaste se fushata e tij do tė mobilizojė njė pjesėmarrje mė tė madhe nė zgjedhje dhe do tė gjallėrojė Partinė Demokrate.

Zonja Clinton e shfrytėzoi fjalimin pas fitores mbrėmė pėr t’iu drejtuar pėrkrahėsve tė zotit Sanders, duke thėnė se mes saj dhe kėtij grupimi ka mė shumė gjėra qė i bashkojnė se sa i pėrēajnė.