Njė projektligj i ri lidhur me politikat emigratore pritet tė kalojė nė fund tė muajit Prill nė Parlamentin e Greqisė. Sipas Federatės sė Shoqatave tė Emigrantėve Shqiptarė nė Greqi Projektligji do tė sjellė rregullimin e praktikave qė gjejnė aktualisht mjaft vėshtirėsi nė legalizimin e emigrantėve tė huaj, pjesėn mė tė madhe tė tė cilėve e pėrbėjnė shqiptarėt.

Federata e Shoqatave Shqiptare vlerėson se disa nga kategoritė mė problematike tė legalizimit tė emigrantėve nė Greqi janė ato qė lidhen me aplikimet pėr arsye tė jashtėzakonshme, njerėzore, tė cilat adresohen nė shėrbimin e vetėm tė Ministrisė sė Brendshme qė ndodhet nė Pire. Sipas Projektligjit tė ri kėto aplikime do tė adresohen pranė Prefekturave.

Njė kategori tjetėr problematike e zbatimit tė Ligjti tė Emigracionit ėshtė trajtimi i cėshtjeve qė lidhen me bashkimet familjare si dhe Aplikimet e fėmijėve pėr fitimin e nėnshtetėsisė greke.

Federata vlerėson se Projektligji i ri parashikon qė tė gjithė ata prindėr qė kanė sjell nė jetė fėmijė nė Greqi dhe nuk disponojnė dokumenta, pavarėsisht nėse njėri prej tyre ka apo jo dokumente qėndrimi do tė ketė lehtėsime nė procesin e legalizmit dhe do tė pėrfshihen nė projektligjin e ri.

Sipas Projektligjit, qė pritet tė trajtohet nė Parlamentin grek, do tė ndryshojė dhe Kategoria e lejeve 5-vjeēare tė qėndrimit pėr emigrantėt. Afati i kėtyre lejeve do tė bėhet 10-vjeēar. Projektligji lehtėson edhe kriteret pėr pėr marrjen e kėsaj Leje Qėndrimi. Kėshtu nga 12 vjet qėndrim tė ligjshėm nė Greqi, qė ishte kriteri mė pare, pėr tė pėrfituar kėtė leje, afati do reduktohet nė vetėm 5 vjet. Ndėrkohė edhe Ambasada Shqiptare nė Athinė njoftoi lehtėsim tė lėshimit tė pasaportave biometrike dhe kartave tė identitetit pėr emigrantėt shqiptarė qė punojnė dhe jetojnė nė Greqi.

Ambasada tha se tė gjithė shtetasit shqiptarė, tė cilėt janė tė interesuar pėr aplikim pėr pajisjen me dokumente e identitetit, nga data 3 maj dhe mė pas, mund tė paraqiten ēdo ditė pranė Sektorit Konsullor tė Ambasadės pa qėnė nevoja pėr tė lėnė takim paraprak.

Emigrantėt shqiptarė pėrbėjnė pjesėn dėrrmuese tė tė huajve nė Greqi. Sipas Ministrisw se Brendshme greke vlerėsohet se rreth 384.000 shqiptarė kanė pėrfituar Lejet e Qėndrimit nga rreth 553.000 emigrantė tė huaj qė ndodhen gjithėsejt nė Greqi. Nė numrin e pėrgjithshėm tė shqiptarėve pėrfshihen edhe rreth 43 .000 emigrantė shqiptarė qė kanė fituar shtetėsinė greke.