Gazetari i Top Channel dhe autori i emisioneve “Shqipėria tjetėr”, Marin Mema, ka publikuar njė shkrim qė ka tė bėjė me siē ka thėnė ai “njė nga figurat mė pak tė trajtuara nga historiografia shqiptare”, ajo e Vasil Koēit ose Vasil Lupu, siē njihet mė gjerė, njeriu qė pėr mė se 19 vjet qėndroi mbi fron si princ i Moldavisė.

Por kush ishte Vasil shqiptari, siē i pėlqente shpesh tė identifikohej apo “ujku”, siē e njihnin tė tjerėt pėr shkak tė intrigave tė shumta qė e hipėn nė pushtet.

Lexoni shkrimin e plotė tė tij tė publikuar nga mediat shqiptare:

“Ujku” shqiptar qė sundoi Moldavinė

Pėr prejardhjen e familjes Koēi ka disa teza. Njėra prej tyre i identifikon paraardhėsit me rrėnjė nga Shqipėria Jugore, tė emigruar nė fshatin Arbanas nė Bullgari, ku ende jeton njė komunitet shqiptar. Njė tjetėr i vendos, pas mbėrritjes nė Bullgari, nė njė zonė pranė qytetit Razgrad.

Duke qenė se studimet e mirėfillta pėr kėtė figurė mungojnė, edhe vendi i origjinės sė saktė tė familjes ėshtė i vėshtirė tė thuhet.

Elementi qė bashkon tė gjithė studiuesit dhe historianėt ėshtė fakti se rrėnjėt e tij ishin qartėsisht shqiptare, kjo edhe sepse ai identifikohej me origjinėn e tij.

Vasili lindi nė vitin 1595, duke qenė njė nga 8 fėmijėt e Nikollė Koēit. Ky i fundit u vendos nė territoret rumune pas njė kryengritjeje tė dėshtuar, me ndihmėn e njė prej princėrve tė kohės, Radu Mihneas. Pas vdekjes sė tė atit, familja u vendos nė Moldavi, ku nisi rrugėtimin ”ujku” shqiptar.

Vasili pati pozicione tė larta gjatė viteve 1626 – 1629 dhe 1633, kur nė sundim tė Moldavisė ishte Miron Barnovchi.

Nė 1634-n, si kundėrpėrgjigje e fisnikėve vendas ndaj forcimit tė konkurrentėve grekė dhe levantinė, ai u zgjodh princ i Moldavisė.

Ky vendim ishte rezultat i vendosmėrisė dhe forcės qė ai tregoi nė revoltėn ndaj princit Alexandru Ilias dhe njerėzve tė tij.

Vasil Koēi u mbėshtet mjaft edhe nga njė sundimtar tjetėr, Matei Basarab, princ i Vllahisė, si dhe pashai turk i Silistrės, Mehmet Abza.

Hipja nė fron e sundimtarit shqiptar konsiderohej si njė sukses jo thjesht ushtarak, por edhe pėr vetė reformat modernizuese qė ai ndėrmori, ashtu si edhe investimet qė ruhen ende sot.

Vasil Lupu njihet si sundimtari i parė qė kodifikoi ligjet nė Moldavi.

Ky dokument i veēantė u quajt Romanesca de Invitatura ose kodi i Vasil Luput dhe i dha prioritet jo thjesht anės juridike, por edhe elementeve tė tjera, siē ishte gjuha rumune.

Kjo reformė shėnoi kalimin nga ligjet e pashkruara e tė bazuara mė sė shumti nė zakonet e kohės tek ato zyrtare, tė hartuara dhe publikuara sipas njė stili romano – bizantin.

Jo mė kot filozofi dhe historiani Dimitrie Cantemir, qė jetoi gjatė viteve 1673 – 1723, e konsideronte periudhėn e sundimit tė Vasil Koēit si atė tė rizgjimit dhe rikthimit nė dritė nga errėsira e barbarive qė shtriheshin nė vend. Vasili ishte njė drejtues i aftė jo thjesht nė politikėn e brendshme, por edhe nė rrafshin diplomatik. Ai mbajti marrėdhėnie me tė gjitha superfuqitė pėrreth, duke forcuar lidhjet me Vjenėn, Varshavėn, Moskėn etj. Pozita e tij u bė kaq e rėndėsishme sa shpesh ai ndėrhyri pėr tė forcuar rolin dhe pushtetin e tij edhe nė konflikte, siē ėshtė ai nė Krime, nė vitet 1635 – 1637 apo nė krizėn turko – ruse pėr qytetin e Azovit, nė vitet 1637 – 1642.

Princi themeloi, nė vitin 1640, shkollėn e parė, qė njihet si Akademia Vasiliane, duke u dhėnė mundėsi nė kėtė mėnyrė tė rinjve vendas tė mėsonin aty pa u dashur tė largoheshin drejt Polonisė, siē kishte ndodhur deri nė atė kohė pėr pinjollėt e familjeve tė mėdha. Biblioteka e Universitetit tė Lashit ishte gjithashtu vepėr e tij, ndėrsa shtypshkronja e parė ishte njė tjetėr investim qė u ngrit me mbėshtetjen e fortė tė sundimtarit dhe qė shėnoi nisjen e njė tjetėr epoke pėr publicistikėn vendase.

Ai ndėrtoi mjaft objekte kulti, ndėr tė cilat edhe kishėn e “Tre Hierarkėve”, njė monument i mbrojtur nga UNESCO. Nė fakt, princi Vasil u shndėrrua nė njė mbrojtės tė ortodoksisė jo vetėm nė territoret e tij, por edhe shumė mė gjerė. Shuma tė mėdha parash iu dhanė, me urdhrin e tij, Patriarkanės sė Kostandinopojės dhe Jerusalemit, ashtu si manastirit tė malit Athos nė Greqi. Mė se 30 kisha dhe manastire nė Moldavi u ngritėn prej tij, ndėrkohė qė bamirėsi tė tjera bėri edhe nė Poloni, Bullgari etj.

Paralelisht me investimet, Vasil Koēi kėrkoi tė forconte pushtetin duke u pėrpjekur tė pėrfshinte nėn sundim zotėrime tė reja. Nėse me princin e Transilvanisė, Gheorghe Rakoczi I, mbajti marrėdhėnie mjaft tė mira tė bazuara mbi dy traktate tė nėnshkruara nė vitet 1638 dhe 1646, me njė ish-aleatin e dikurshėm, princin e Vllahisė, Matei Basarab, qė e mbėshteti pėr tė hipur nė fron, gjėrat shkuan ndryshe.

Etja pėr territore bėri qė Vasil Koēi t’i shpallte luftė rivalit tė tij. Pėr kėtė qėllim, ai lidhi edhe krushqi me ushtarakun e lartė tė kozakėve, Bohdan Chmelnyckij, i njohur ndryshe si Bogdani i Zi.

Princi shqiptar i dha vajzėn e tij, Ruksandrėn, djalit tė Bohdanit.

Pozicionet kyēe nėn sundimin e tij i mbanin jo thjesht njerėzit mė besnikė, por mbi tė gjitha tė afėrmit.

Mjafton tė pėrmendet fakti se 10 nga 17 guvernatorė ishin familjarė tė sundimtarit tregues i kujdesit qė Vasil Koēi tregonte pėr tė mos forcuar njerėz tė jashtėm qė mund t’i cenonin pushtetin, por ishte pikėrisht kjo etje pėr rritje tė pushtetit qė e rrėzoi.

I forcuar edhe me koalicionin e ri pas martesės sė tė bijės, Vasili mendoi se do ta kishte mė tė lehtė tė shkatėrronte princin e Vllahisė. Plot tri herė ushtritė u pėrplasėn nė 1639-n, nė Ojogeni e mė pas nė Nenisori, e nė fund nė 1653-shin nė Finta. Nė tė tria rastet, ushtritė e sundimtarit shqiptar u mposhtėn. Beteja e fundit rezultoi mė fatalja.

Pas kėsaj beteje nisi njė rebelim i menjėhershėm i fisnikėve moldavė, tė cilėt 19 vjet mė parė e kishin mbėshtetur.

“Ujku” nuk mundi kėtė herė tė qetėsonte gjėrat me dredhitė e tij dhe pėrfundoi i zėvendėsuar nė fron nga princi Gheorge Stefan.

Vasili u largua drejt Stambollit, ku jetoi nė ekzil pėr vite tė tėra. Ka tė dhėna se 5 vite ai i kaloi nė njė nga burgjet e perandorisė, i arrestuar nga autoritetet osmane.

Ndonėse nuk rreshti pėr asnjė moment nė pėrpjekjet e tij pėr rikthimin nė pushtet, kjo nuk ndodhi mė kurrė.

E megjithatė, Vasili arriti tė shihte nga larg, nė vitin 1559, hipjen nė fron tė djalit tė tij, Stefan Lupu.

Nė vitin 1661, sundimtari i dikurshėm, qė kaq shumė ndihmoi nė zhvillimin e principatės sė drejtuar prej tij, vdiq nė ekzil nė Stamboll, ndėrsa vetėm pak kohė mė pas djali i tij ra nga froni.

Stefani, mesa duket, nuk kishte trashėguar aftėsitė e tė atit pėr tė qėndruar gjatė nė pushtet pėrmes aleancave tė ndryshme, duke e mbajtur atė vetėm dy vjet.

Trupi i sundimtarit shqiptar qė udhėhoqi Moldavinė pėr 19 vite sot prehet nė katedralen e “Tre Hierarkėve” nė Lashi.

Vasil Lupu ishte i pari i njė pushteti shqiptar, qė mė pas vijoi edhe me dinastinė e famshme tė familjes Gjika, qė drejtuan pėr breza Vllahinė e Moldavinė apo edhe familjet Duka, Shucu, Balsha etj. /Telegrafi/