Keni pasur mundėsi te ndėgjoni pėr Solaborate gjatė vitit tė kaluar, kur themeluesi i Solaborate Labinot Bytyqi lansoi produktin HELLO nė Kickstarter dhe arriti tė thej rekorde me numrin e pėrkrahėsve.
Produkti HELLO ėshtė njė shtesė e platformės sociale dhe profesionale Solaborate e cila pėrdoret pėr video konferenca, shpėrndarje tė pamjes wireless, transmetim tė drejtpėrdrejtė, vėzhgim tė sigurisė dhe mė shumė.
Kompania do tė bėj shpėrndarjen e pajisjeve HELLO duke filluar nga muaji Shkurt 2017.
Bazuar nė suksesin e kėtij produkti, si dhe nė zhvillimin e platformės Solaborate, kompania ka punėsuar rreth 60 profesionistė tė teknologjisė tė profileve tė ndryshme – nė zemėr tė Prishtinės.
Pas modelit tė parė tė HELLO-sė, nė vitin 2016 nisi puna nė krijimin edhe tė disa produkteve tė reja nga Solaborate tė cilat priten tė lansohen nė treg kėtė vit. Pėr tė realizuar kėtė, ata janė vazhdimisht duke kėrkuar inxhinierė tė fushave tė ndryshme pėr t’iu bashkangjitur ekipės.
“Viti 2016 ka qenė vit i arritjeve tė shumta pėr ne, ndėrsa viti 2017 do tė jetė plot inovacion dhe rritje” – thotė themeluesi i kompanisė Labinot Bytyqi. Bytyqi ėshtė me prejardhje nga Prishtina. Motra e tij dhe bashkėthemelusja e kompanisė, Mimoza Bytyqi, udhėheq ekipėn e tyre nė Prishtinė.
Javėn e kaluar, Solaborate ėshtė zgjedhur nė toplistėn e kompanive tė teknologjisė nė Los Angeles nga media prestigjioze e Kalifornisė sė Jugut – Built in LA.

“Ne kemi plane tė shumta qė do ta transformojnė skenėn e teknologjisė. Jemi duke zhvilluar projekte inovative nė fushėn e Virtual Reality dhe Augumented Reality. Inxhinierėt tanė do tė kenė mundėsi tė udhėheqin dhe zhvillojnė projekte nė Automatizim tė Shtėpive dhe Intelegjencė Artificiale.” – shpjegon Bytyqi. “Jemi duke punuar nė partneritet nė integrimin e Amazon Alexa dhe Google Home, dhe nė zhvillimin e aplikacioneve real-time siē ėshtė Messenger”.
Kjo duket si njė mundėsi shumė e mirė pėr tė gjithė tė talentuarit nė Kosovė dhe Shqipėri. Bashkangjitja me ekipėn e Solaborate pėr angazhim nė projekte ėshtė shumė atraktive, si nga aspekti i teknologjise inovative, poashtu edhe nga aspekti i kushteve te punes.
“Ne jemi nė kėrkim tė inxhinierėve tė softverit dhe hardverit, tė cilėt janė nė kėrkim tė mundėsive sfiduese dhe angazhim nė projekte tė nivelit mė tė lartė global. Jemi shumė tė hapur pėr profesionistė tė avancuar nė menaxhment, marketing, resurse humane, dizajn, sigurimit tė cilėsisė, shkrimit kreativ, etj.”– tregon Bytyqi. Kjo ėshtė ndoshta mundėsia mė e mirė pėr tė qenė pjesė e njė kompanie qė synon tė thyej shabllonet nė industrinė e video komunikimit global kėtė vit.
Solaborate kohėve tė fundit ka zhvilluar njė program punėsimi ku tė gjithė anėtarėt e ri tė ekipės do tė kenė mundėsi tė udhėtojne nė qendrėn e kompanisė nė Los Angeles si dhe nė degėn e saj nė ShenZhen tė Kinės, qė njihet si qyteti i teknologjisė.

Udhėheqsi i departamentit tė Marketingut Krenar Binaku, filloi punėn nė Solaborate nė Prishtinė, por tani jeton nė SHBA. Ai vepron nė zyret e Solaborate nė Los Angelos dhe udhėton rregullisht nė mes kėtyre dy vendeve. Ngjajshėm veprojnė edhe Udhėheqėsi i Departamentit tė Produkteve Mehmetali Shaqiri dhe Udhėheqėsi i Inxhinierėve tė Softverit Egzon Zeneli tė cilėt sapo janė kthyer nga njė vizitė pune gjashtė mujore nga Los Angeles.
Teuta Hyseni punon si Menaxhere e Produktit nė Solaborate. Eshtė njėra nga anėtaret e ekipes qė po bėhet gati tė ndėrmarr njė udhėtim pune pėr nė Kinė. “Ky ėshtė profesioni tė cilin e kam dėshiruar gjithmonė” – tregon Teuta. “Jam e lumtur qė kam gjetur mundėsinė tė tregoj shkathtėsitė e mia nė fushėn e menaxhimit tė produkteve teknologjike pėr njė kompani Amerikane nė Kosovė, dhe tė punoj me njė ekipė ku mundėsitė pėr zhvillim janė tė pafunda.”
“Udhėtimet e tilla tė punės na ndihmojnė tė shkėmbėjmė eksperienca dhe tė pėrfitojmė nga takime me inxhinierė nga mė tė shquarit tė teknologjisė, ish punėtorė tė gjigandėve si Google dhe Apple” – thotė Dijon Vula i cili punon nė Solaborate si Udhėheqės i Arkitekturės sė Hardverit.
Kėtė fundjavė kompania Solaborate organizon njė sesion tė ndėrtimit tė ekipės nė njė pushimore nė Bogė, dhe me kėtė rast fton tė gjithė talentėt e interesuar qė tė bashkangjiten me ekipėn tė paraqiten nė careers@solaborate.com
Pėr tė shfletuar pozitat e lira te punės klikoni nė vegėzėn e mėposhtme: https://www.solaborate.com/company/solaborate/job