Veēoria e re e WhatsApp quhet “Status” dhe pėrmes saj pėrdoruesit mund tė ndajnė foto, imazhe GIF, emoji dhe video pėr 24 orė me miqtė e tyre.

Kjo mėnyrė e joshjes sė pėrdoruesve, sot shumė popullore, u “shpik” nga Snapchat dhe bart emrin “Stories.” E megjithatė lėvizja nuk ka pse tju ēudisė sepse Facebook e ka bėrė njė gjė tė tillė edhe me Instagram.

Por pėr WhatsApp, ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė ngaqė do tė hapė rrugė drejt njė dimensioni tė ri pėr aplikacionet e komunikimit. Deri ditėn e sotme WhatsApp ka qenė aplikacioni ku pėrdoruesit hynin nė tė dhe shkruanin mesazhe.

Statuset do e ndryshojnė kėtė perceptim pėr herė tė parė. Nė tė njėjtėn kohė ėshtė njė mundėsi e artė pėr bizneset dhe reklamuesit. Njė vit mė parė drejtuesit e kompanisė thanė se ishin nė kėrkim tė mėnyrave tė reja tė gjenerimit tė tė ardhurave.

Sot WhatsApp ka 1.2 miliard pėrdorues aktivė tė cilėt dėrgojnė 60 miliard mesazhe ēdo ditė ku 3.3 janė foto, 760 milion video dhe 80 milion imazhe tė animuara GIF. Statuset e WhatsApp pritet ti vėnė fre ekspansionit tė Snapchat nė arenėn globale.