Pentagrami, ose ylli me pesė cepa, si me qėndrim drejt, si i pėrmbysur, ėshtė padyshim njė prej simboleve mė tė njohur. I pėrdorur qė nė kohė tė largėta, ai ėshtė i pranishėm nė shumė kultura.

Eshtė njė simbol i pranishėm nė ēdo fe dhe kulturė, si dhe nė ēdo epokė, dhe nė mėnyrė tė pashpjegueshme duket tė jetė i pranishėm nė qytetėrime shumė tė largėt mes tyre, nė hapėsirė dhe kohė. Janė gjetur prezantime grafike nė tabletat e lashta tė Mesopotamisė nė Babiloni, nė Egjipt, nė Greqinė e lashtė dhe nė Romėn e lashtė, nė Indi dhe mes fiseve tė Amerikės si dhe nė traditėn hebraike, tė krishterė, nė kulturėn taoiste dhe budiste.

Pentagrami paraqitet grafikisht nga njė yll me pesė cepa dhe shumė herė, i futur brenda njė rrethi, pėr disa kultura simbolizon bashkimin me hyjnoren. Nė shtatėt gnostik-manikeas, numri i shenjtė i tė cilėve ishte pesa, si pesė elementet (drita, ajri, era, zjarri dhe uji) ishte njė simbol shumė i pėrhapur dhe nė traditėn e krishterė, disa thonė se pėrfaqėson pesė plagėt e Jezusit.

Pėr Pitagorėn ishte njė simbol i shenjtė qė shprehte harmoninė mes trupit dhe shpirtit dhe ishte pra, i lidhur me shėndetin. Ai e quajti Pentalfa, pasi sipas njė vėzhgimi tė drejtė, pėrbėhet nga pesė A.

Nė Mesjetė u pasurua me domethėnie tė reja, duke u shndėrruar nė njė mbrojtje tė vėrtetė kundėr energjive negative dhe magjive, pėrveē se, nė urdhėrat kalorėsiakė, pėrfaqėsonte pesė virtytet mė tė rėndėsishme tė njė kalorėsi.

Pico Della Mirandola kombinoi pentagramin me emrin hebraik tė Jezusit dhe elementet, ndėrsa gjatė RIlindjes, u konsiderua nga artistėt si simbol i pėrsosmėrisė dhe nga fetarėt, si simbol i yllit-kometė apo pesė plagėve tė Krishtit.

Shumėkush gabimisht mendon se ėshtė njė simbol i lidhur ekskluzivisht me ritualet negative dhe sektare, por pėrmbysja e tendencės nga shenjė fatsjellėse nė fatkeqe, duket se ka nisur nga pohimi i katolicizmit kur, njė simbol i tillė pagan, me dėshirė tė njė rrethi tė ngushtė individėsh, nisi tė lidhet nė mėnyrė provokuese me ekzaktėsisht tė kundėrtėn e hyjnores.

Nė magjinė e zezė dhe nė satanizėm, shumė prej simboleve qė laikisht kanė simbolizuar njė pikė force, pėr shumė tradita dhe kultura, bėhen emblemė e ekzaktėsisht tė kundėrtės. Ylli me pesė cepa, zakonisht i drejtuar pėr lart, pėrmbyset nė orientimin e vet dhe pasurohet grafikisht nė qendėr me imazhin e njė cjapi. /bota.al