Instagram Stories, tipar i frymėzuar nga Stories nė Snapchat, ėshtė lansuar saktėsisht para njė viti. Pėr funksionin e saj tė famshėm Instagram mburret, pasiqė rrjeti social tani ka mbi 250 milionė pėrdorues tė pėrditshėm, qė ėshtė mė shumė se numri i pėrgjithshėm i pėrdoruesve nė Snapchat.

Instagram thotė se nga audienca e saj e pėrgjithshme, pėrdoruesit qė janė nėn 25 vjeē janė duke shpenzuar afėrsisht 32 minuta nė ditė nė aplikacion, nė mesatare. Ndėrsa, audienca mbi moshėn 25 dhe mė tė vjetėr shpenzon rreth 24 minuta ose mė shumė nė ditė nė aplikacion.

Adoleshentėt po e pėrdorin tepėr shumė gjithashtu aplikacionin, e kjo nuk mund tė jetė njė lajm i mirė pėr Snapchat.

Instagram gjithashtu vėren se Stories kanė qenė shumė tė popullarizuara nė mesin e bizneseve, duke thėnė se gati 50 pėrqind e bizneseve nė platformė kanė publikuar njė Story brenda muajit tė fundit.