Ėshtė njė ditė e ngjeshur pėr studiot 24-orėshe tė fotografive tė dasmave nė Pekin dhe nėpėr setet e ndryshme luksoze janė mbi 75 ēifte qė pozojnė.

Industria e fotove tė dasmės ėshtė bėrė shumė fitimprurėse nė Kinė, ku ēiftet shpenzojnė gjithēka, nga 15 deri nė 25% tė buxheteve tė tyre pėr dasmat, pėr fotot, ēka ka bėrė qė industria tė kapė vlerėn e miliarda dollarėve. 11.7 miliardė dollarė nė 2014 sipas tė dhėnave nga Ministria e Tregtisė.

Fotot e dasmės janė diēka qė bėhet para ditės sė madhe, e nė seanca ndryshohen kostumet, janė tė pranishėm artistėt e “makeup”-it, asistentė-fotografė, ndėrkohė qė sfondet janė mbresėlėnėse. E veshur me njė fustan blu tė shndritshėm, e rrethuar nga luksi i njė princeshe, Chen Xueling e sheh me ėmbėlsi tė fejuarin e saj. Disa ēake mė vonė, njė tjetėr destinacion pret maratonėn e fotove tė ēiftit.

Ashtu si ata tė dy, qė kanė pritur tre muaj pėr kėtė okazion, shumė tė tjerė i drejtohen studiove gjigande pėr seancat e tyre. Atje ata kanė shansin tė pozojnė para peizazheve tė fshatrave grekė, tempujve kinezė, dhomės sė gjumit tė Luigjit XIV etj. Tė gjitha kėto, nė njė ditė...

“E gjithė kjo ia vlen pasi ne do tė kemi nė duar kėto kujtime tė bukura nė tė ardhmen. Edhe gjatė dasmės ne do t’i tregojmė kėto foto nė njė ekran tė madh”, thotw Chen Xueling.

Por, ka edhe nga ata qė i ēojnė gjėrat akoma mė tej. Nėse ecėn pėrgjatė urės Uestminster, sigurisht do tė shohėsh ndonjė ēift kinez qė pozon para Big Benit. Ėshtė njė skenė qė pėrsėritet edhe para kullės Eiffel, para portave tė Brandenburgut apo edhe shumė vende tė tjera tė famshme nė botė.
Fotot nė udhėtim janė njė mėnyrė moderne dhe krejt e ndryshme, thotė Yang Lili, ndėrsa bėn njė pauze nė seancėn e fotografimit para Shtėpisė sė Parlamentit, e veshur me fustan tė gjatė, me kalimtarėt qė nuk mund tė bėjnė ndryshe veēse tė kthejnė kokėn e ta shikojnė.

Ajo ka zgjedhur njė kompani londineze, qė punon ekskluzivisht pėr tregun kinez dhe gjithēka i ka kushtuar 2400 dollarė. Ata qė kanė mė shumė mundėsi e zhvendosin setin e fotografimit, nėn det. Si pėr shembull Xu Jiaqian, njė mėsuese arti, e cila donte diēka tė re dhe tė ndryshme. Duke dalė nga pishina, ajo thotė se pozimi nėn ujė nuk ishte aq i vėshtirė sa e kishte imagjinuar, edhe pse nuk ėshtė e sigurt pėr rezultatet.