Agjencioni Gjerman pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar “Deutsche Gesellschaft für internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, nė bashkėpunim me Innovation Centre Kosovo (ICK), po synojnė krijimin e vendeve tė reja tė punės, nėpėrmjet ofrimit tė trajnimeve profesionale nė fushėn e Teknologjisė sė Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe angazhimin e kandidatėve tė trajnuar nė kompani tė ndryshme, pėr punė praktike me pagesė, me mundėsi tė punėsimit tė rregullt.

Republika e Kosovės ėshtė duke kaluar nėpėr njė transformim tė rėndėsishėm socio-ekonomik. E pėrballur me probleme politike dhe ekonomike, pėrfshirė mungesėn e perspektivės, shumė tė rinj nėn moshėn 35 vjeē, tė cilėt pėrbėjnė 50% tė popullatės sė vendit (me nivel tė papunėsisė 60%), e shohin migrimin si zgjidhje.



Njė numėr i madh i tė papunėsuarve nuk janė tė kualifikuar apo nuk posedojnė shkathtėsitė e nevojshme pėr nevojat e tregut ndėrkombėtar.

Sektori i Teknologjisė sė Informacionit dhe Komunikimit ėshtė identifikuar me rol kyē pėr zhvillimin ekonomik tė vendit. Strategjia Kombėtare e TIK, e miratuar nga Qeveria e Republikės sė Kosovės mė 2015, parashikon qė deri mė 2020 ky sektor tė jetė promotori kryesor pėr zhvillim ekonomik, krijim tė vendeve tė punės dhe avancim tė inovacionit, duke rritur kėshtu edhe konkurueshmėrinė ndėrkombėtare tė Kosovės.

Tregu i TIK nė Kosovė, ndonėse mė i vogėl se sa shtetet e rajonit, ka pėrjetuar rritje tė vazhdueshme ndėr vite, duke i siguruar vendit deri nė 11% tė GDP-sė sė pėrgjithshme nė periudhėn 2007-2013. Ky sektor karakterizohet me njė numėr tė madh tė bizneseve startup dhe tė mesme, por me kapacitete tė kufizuara pėr projekte tė mėdha.

Legjislacioni nė fuqi nuk ofron lehtėsime nė baza sektoriale dhe mungojnė fondet investive.

Sipas njė ankete tė Shoqatės pėr Teknologji tė Informacionit dhe Komunikimit (STIKK), kompanitė nuk janė shumė tė kėnaqura me kualitetin e fuqisė punėtore dhe profesionistėve tė rinj qė dalin nga institucionet e edukimit tė lart nė Kosovė, dhe tė njėjtat detyrohen qė njė pjesė tė investimeve ta drejtojnė nė aftėsime shtesė tė tė punėsuarve, me qėllim tė pėrditėsimit tė tyre me njohuritė dhe shkathtėsitė e domosdoshme.



Programet pėr punė praktike pėr tė rinjtė, rezultojnė si shumė frytdhėnėse drejt aftėsimit tė tyre pėr tregun e punės.

Njė program i tillė, nga Qershori i kėtij vitit po zbatohet nga Innovation Centre Kosovo (ICK) me mbėshtetje tė Agjencionit Gjerman pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar “Deutsche Gesellschaft für internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.

Pesėdhjetė e pesė (55) kandidatėt nga faza e parė, tė cilėt fillimisht po i nėnshtrohen trajnimeve profesionale nė zhvillim tė aplikacioneve mobile, gjuhė tė ndryshme programuese, dizajn grafik dhe online marketing, po angazhohen nėpėr kompani tė ndryshme, pėrfshirė edhe bizneset startup brenda inkubatorit tė ICK-sė, me qėllim tė pėrfundimit tė periudhės tre mujore tė punės praktike me pagesė.

Varėsisht rezultateve dhe performancės gjatė periudhės tre-mujore, kandidatėt do ta kenė mundėsinė tė pėrfitojnė kontrata tė rregullta pune dhe tė zhvillojnė mė tutje karrierėn e tyre profesionale.



Deri mė tani, kandidatėt janė angazhuar nė kompani si: Solaborate, Scholar, American School of Kosova, ORB Mag, Happy Feet, Platforma Akademia, Akademia jCoders, Rrota, Kokrra dhe Qysh.me.

Pėrveē programit tė trajnimit dhe punės praktike me pagesė, ICK dhe GIZ po ofrojnė grante deri nė 5,000 Euro pėr disa prej bizneseve nga inkubatori i biznesit i ICK-sė, varėsisht nga nevojat e identifikuara. Bizneseve pėrfituese po ashtu iu ofrohet konsulencė, mentorim dhe shėrbime teknike gjatė gjithė fazės sė zbatimit tė grantit.

Nė Nėntor tė kėtij viti, GIZ nėpėrmjet kėtij programi do tė mbėshtesė aktivitetet e Javės Globale tė Ndėrmarrėsisė, e cila nė Kosovė organizohet nga ICK, pėr tė pestin vit me radhė.