Me miliarda pėrdorues, gjiganti Facebook ėshtė ndėr kompanitė mė me ndikim nė botė!

Por si me ēdo gjė tjetėr tė fuqishme, ju duhet tė keni kujdes si e pėrdorni. Ka disa informacione tė caktuara tė cilat ndoshta nuk ėshtė mirė t’i ndani me tjerėt nė internet, transmeton Telegrafi.

Vlen tė ceket se skandali i fundit ‘Cambrige Analytica’ ka shkaktuar qė shumė njerėz ta vėnė nė pyetje rolin qė Facebook e luan nė jetėt e tyre.

Tė shqetėsuar pėr privatėsinė e tyre, disa madje edhe i kanė fshirė krejtėsisht llogaritė e tyre nė kėtė rrjet social.

Por, nėse nuk dėshironi ta fshini rrjetin social, atėherė mund ta mbroni privatėsinė tuaj duke i fshirė kėto gjėra:

1) Datėlindjen

Ditėlindja ėshtė pjesė e njė enigme tė rėndėsishme qė gjithashtu pėrfshin emrin dhe adresėn, e pėrmes sė cilave njerėzit mund tė kenė shumė lehtė qasje nė llogarinė tuaj bankare dhe detajet tjera personale.

2) Numrin e telefonit

Gjėja mė e keqe qė mund t’ju ndodhė? Epo, mund t’ju thėrrasin njerėzit tėrė kohėn dhe t’ju pengojnė.

3) Shumicėn e “miqve”

Psikologi i Oxford-it, Robin Dunbar, thotė se njerėzit mund t’i mbajnė vetėm 150 lidhje stabile.

Duke i larguar personat e panevojshėm nga rrjeti social, ju do tė ndikoheni mė pak nga tjerėt dhe do t’i forconi lidhjet me miqtė aktualė.

4) Fotografitė e fėmijėve

Victoria Nash, drejtoreshė e Institutit tė Internetit nė Oxford, ka bėrė njė pyetje shumė tė mirė rreth kėsaj ēėshtje: “Ēfarė lloj informacioni do tė dėshironin fėmijėt tonė tė shihnin pėr veten nė internet pas disa viteve?”

Gjeneratat e mėhershme nuk janė brengosur pėr kėtė, por tani ėshtė koha t’i kushtoni mė shumė rėndėsi privatėsisė sė bebes apo fėmijės.

5) [Mos e shpėrndani me tjerėt as shkollėn nė tė cilėn gjendet fėmija juaj

Sipas tė dhėnave zyrtare, numri i ngacmimeve seksuale ėshtė rritur shumė anė e mbanė botės brenda viteve tė fundit.

Duke pasur parasysh kėtė, gjėja qė mė sė paku mund ta dėshironi ėshtė t’iu jepni mundėsi ngacmuesve tė tillė ta dinė se ku gjendet fėmija juaj gjatė ditės.

6) Mos tregoni kur jeni duke shkuar nė pushime apo ku

Sipas sajteve tė ndryshme, vjedhjet mė tė mėdha ndodhin kur njerėzit janė nė pushime – prandaj nuk rekomandohet qė t’i leni nė dijeni hajnat se kur ju nuk jeni aty.

7) Detajet e kredit kartelės

Kurrė! Asnjėherė kjo nuk ėshtė ide e mirė!