Receta Gatimi

Pema gjenealogjike e familjes sė Skėnderbeut


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Ide Pema gjenealogjike e familjes sė Skėnderbeut



    Dashnor Kaloēi

    Historia e Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, ka ngjallur vazhdimisht njė interes tė madh, dhe me figurėn, jetėn, veprėn, betejat, luftėrat, diplomacinė e tij, etj. janė marrė breza tė tėrė kronikanėsh, studiuesish, historianėsh, shqiptarė dhe tė huaj, qė nga periudha e tij e deri nė ditė tona. Dhe, si rezultat, janė shkruar me dhjetėra studime dhe libra tė ndryshėm si nga tė huajt ashtu dhe nga autorė e historianė shqiptarė. Por, edhe pse nė Shqipėri ka njė numėr tė madh studimesh e librash pėr figurėn e Skėnderbeut, qė fillojnė qė nga periudha e Rilindjes sonė kombėtare, e sidomos pas vitit 1968 kur u festua me bujė tė madhe 500 vjetori i tij, asnjėherė nuk ėshtė bėrė e mundur qė tė botohet pema gjenealogjike e familjes sė tij tė Kastriotėve.

    Por, ajo qė nuk ėshtė bėrė dot nė Shqipėri, ėshtė arritur dhe ėshtė bėrė nga diaspora shqiptare qė jeton nė Itali, nė vitin 1968 me rastin e festimeve tė 500 vjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut. Kjo gjė, pra pema gjenealogjike e familjes sė Skėnderbeut, ėshtė botuar nė revistėn “Koha Jonė” qė dilte nė Itali nga viti 1962 deri nė 1990-ėn, prej Isa Ndreut (i biri i Cen Elezit, pinjoll i familjes sė famshme Ndreu nga Sllova e Dibrės), si botues, dhe Lec Shllakut si editor.

    Pema gjenealogjike e familjes sė Kastriotėve tė cilėn po e botojmė ekskluzivisht pėr gazetėn Tema nė kėtė shkrim, fillon qė nga viti 1405 e shtrihet deri nė vitin 1963, kur ajo ėshtė pėrmbledhur prej njėrit tė pinjollėve tė saj (Gjergj Kastriotit), i cili nė vitin 1968 ia ka dorėzuar atė pėr botim z. Lec Shllaku (me origjinė nga Shkodra, emigrant politik nė Francė e Itali), me rastin e 500 vjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut.

    Ndreu me Shllakun njihen gjithashtu edhe si dy shqiptarėt qė bėnė tė mundur qė njė sheshi nė Paris, t’i vihej emri “Skėnderbej”, gjė tė cilėn atyre ua mundėsoi kryetari i Bashkisė sė Parisit, Zhak Shirak (Jacques Chirac), pasi ata mė parė kishin ndihmuar dhe financuar fushatėn e tij elektorale. Kėshtu, pas shumė bisedimeve qė Isai me Lec Shllakun zhvilluan me mikun e tyre tė ngushtė Shirak, ai mblodhi Kėshillin Bashkiak tė Parisit, i cili nė datėn 10 korrik tė vitit 1978, me rastin e 100-vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit, mori vendimin zyrtar dhe i akordoi emrin e Skėnderbeut njėrit prej shesheve nė qendėr tė Parisit, i cili mė parė quhej “Villa Lumier”.

    Pas marrjes sė kėtij vendimi, ceremonia zyrtare pėr dhėnien e emrit “Skėnderbej” atij sheshi, u zhvillua mė datėn 6 dhe 7 maj tė vitit 1980-tė, ku morėn pjesė me dhjetėra personalitete tė mėrgatės antikomuniste shqiptare nga shumė vende tė botės. Nė atė ceremoni madhėshtore, mungoi vetėm ambasadori i Shqipėrisė. Pas kėsaj, nė shenjė mirėnjohje dhe respekti, Lec Shllaku me Isa Ndreun i akorduan njė medalje ari kryebashkiakut Shirak, e cila iu dhurua me njė ceremoni madhėshtore nė Paris, ku morėn pjesė personalitete nga e gjithė mėrgata antikomuniste shqiptare. /Tema/



    Shkrimi i Lec Shllakut, editorit tė revistės “Koha Jonė”, Itali 1968:

    Fisniku dhe pasardhėsi i Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, me rastin e Jubileut tė revistės, na ka drejtue urime dhe nji pemė Gjenealogjike tė Familjes Kastrioti, tė cilėn po e botojmė nė kėto dy shtylla. Fisniku mban emrin Giorgo Castriota Scanderbeg, si emni i stėrgjyshit, Heroit tonė Kombėtar, dhe banon me familje nė rrethe tė Napolit. Rreth familjes sė Kastriotėve dhe brez-nive, tė njimbasnjishme, gjtė shekujve, kemi pasė dijeni tė pėrcipta e tė errta, dhe pėr kėto arsye jemi interesue me gjetė

    vėrtetime dhe dokumenta sqaruese, drejtė pėr sė drejti nga vetė Familja e Kastriotėve, me tė cilėn qė nė kohėn e pagėzimit tė Sheshit Skėndėrbej, nė Paris, qemė ndėrlidhė. Siē dihet, Familja e Skėndėrbeut, mbas vdekjes sė tij dhe pushtimit Otoman tė Shqipėrisė, emigroi dhe u vendos nė Italinė e Jugut, ndėr pronat qė u qenė dhurue dhe njoftė nga Mbreti i Napolit, Ferdinanti i Arragonės, pėr ndihmė ushtarake qė Skėnderbeu i dha kur zbriti nė Itali, nė Gusht tė vjetit 1461, kundėr Princit tė Tarantos Giacomo Piccinino-s dhe Baronėve aleat tė cilėt kishin rrethuar nė Trani dhe pėrkrahshin Derėn Franceze d’ Anjohu, tė sundonte mbi Mbretėrinė e Napolit. Pasardhėsit e Skėndėrbeut mbasi dėshtuen nė pėrpjekjet e tyre me lirue vėndin nga pushtimi otoman, me shkarkime nė Shqipėni, tue kėrkue ndihmėn e Venedikut dhe tue nxitė popullin nė kryengritje, edhe pse nuk pushuen kurrė tė interesohen pėr fatet e atdheut tė Arbėrit, u stabilizuen njėherė e mirė nė Itali.

    Nga Pema Gjenealogjike e Kastriotėve del se nė Itali gėzuen tituj Fisnikėrije (Nobilare) tė ndryshme dhe tė shumta, qė u vijshin nga krahinat, katundet dhe qytetet qė ata zotnojshin. Njikohėsisht, si Bulerė (Bujarė-Fisnikė qė ishin, u martuen me gra familjesh aristokrate me pajė (prikė pasunish tė tundshme dhe tė patundshme, simbas traditės sė kohės tė cilat forcuen pozitėn e tyne.

    Nga kėto martesa, Kastriotėve, nė Itali, patėn shumė djelm dhe vajza, me tė cilėt sigueruen, me breznitė e vijueshme, Derėn dhe Emnin e Kastriotėve deri nė ditėt tona. Nė pemėn Gjenealogjike tė Kastriotėve, pasardhėsit direkt tė Skėnderbeut, janė marrė pėr bazė, simbas traditės sonė kanunore, trashėgimtarėt mashkuj, pėr kėtė shkak disa vėlla-zėni, gjatė breznive, tue mos pas lanė mashkuj pasardhės, barqet janė shue. Nė Pemėn Gjenealogjike tė Kastriotėve, si aneks, gjindet dhe ajo e Topiajve, tė Islamizuem, Toptanve, pėr arsye, motra e Skėndėrbeut, Mamica me 1445, u martue me Karl Muzhak Topinė, dhe pat tre dejlm: Gionin, Gjergjin dhe nji tjetėr qė i Islamizuem, pat marrė emnin Ali Bej Toptani.

    Kėto shėnime Gjenealogjike lanė me kuptue se familja e Toptanėve tė sotėshėm kanė prejardhjen nga i pari Ali Bej Toptani, djalė i motrės sė Gjergj Kastrioti Skėnderbeut. Nė Pemėn Gjenealogjike tė Toptanave, sigurisht pėr mungesė kontaktesh shekullore, shėnimet angrafike, nė breznitė e pasardhėsit e tyne, janė tė meta dhe gjenerike. Si po shifim, dera e Toptanėve asht shekullore, e pėrmėndun dhe rrjedh nga i Pari Karl Topija, Prine i Arbėrisė, (i Shqipnisė sė Mesme) i cili pėr tė pėrballue kėrcėnimin e Balshės sė II-tė dhe tė Venedikasve, iu drejtue pėr ndihmė ushtrisė turke qė kishte mbrri deri nė Maqedoni. Mė 1385, ushtrija turke nėn komandėn e Hajredin

    Pashės mundi ushtritė e Balshės, nė Jug tė Lushnjes ku u vra edhe vetė Balsha i II-tė. Ishte hera e parė qė turqit hynin nė Shqipni, por edhe u duk qartė se ky fakt do tė kishte pasoja tė randa, tue konsiderue se se Turqit kishin fillue pushtimet nė Ballkan. Pėr arsynat tė pushtimit tė gjatė shekullor tė osmanėve nė Shqipni, po ashtu ndeja aq e gjatė nė Itali, tė pasardhėsve tė Skėnderbeut, nuk u erdhi mbarė Kastriotėve tė nxjerrin pėrfitime, pėr njė rivendosje tė Derės nė Fronin e Shqipnisė, aq sa u preferue njė i huej, Princ Vidi, i cili tue abdikue vdiq tue lanė njė dinasti fantazėm, me Skėnder Ėied-in.

    Kastriotėt e kohve tona, sidomos Ferdinant Kastriotin (15-1-1893 -18-7-197 janė interesue pėr manifestimet dhe ngjarjet shqiptare. Nė prill 1968, kur zhvilluen kremtimet kastriotiane tė 500 vjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut, nė Romė, i Pari i Derės sė Ferdinantit muer pjesė me Familjarė tė tjerė. Pasardhėsit e tij Filipi, vdiq mė 1984 dhe Gjergji (192 pėrfaqėson derėn e Kastriotėve, por ka vetėm dy vajza Marien) 4-2-195 dhe Maria Luisa-n) 30-41963). Pėr vijimin e Derės dhe tė Emnit tė kastriotėve Filipi ka lanė mbrapa dy vajza dhe njė djalė Gjergjin 92-8-195. Kur u inagurue Sheshi Skandėrbeg nė Paris, Filipi i pat drejtue zotit Chirac telegramin qė po botojmė.

    Kurse Gjergji asht ndėrlidh me ne, ashtu si e do tradita e Familjes sė Kastriotėve. Si po e konstatojmė nga Pema Gjenealogjike e Kastriotėve, pėr ēdo brez janė pėrjetėsue emnat e tė parėve zambėdhenj: Gjon dhe Gjergj. Pėr mirėnjoftje ndaj Aragonezave emnat Ferdinat Alfons. Si emna historik, Pirro dhe Akil: me Pirron, Skėnderbeu mburrej, ndaj Kontit Picinino, tue thanė se ai dhe shqiptarėt e tij rrjedhin nga njė racė dhe kanė tė njėjtėn gjak. Pėr femnat janė pėrjetėsue Donika, Maria, Mara.

    Paris. Nandor 1986.

  2. #2
    i/e rregjistruar Maska e ArianG
    Anėtarėsimi
    Apr 2018
    Vendndodhja
    Tirana
    Postime
    4
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Flitet se informacionet per pasardhesit e tij ruhen ne Vatikan. Gjynaf qe nuk behen publike . Ka prifterij Arberesh dhe Shqipetare qe kane akses dhe nuk i kane publikuar.

  3. #3
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga ArianG Lexo postimin
    Flitet se informacionet per pasardhesit e tij ruhen ne Vatikan. Gjynaf qe nuk behen publike . Ka prifterij Arberesh dhe Shqipetare qe kane akses dhe nuk i kane publikuar.
    ato ne Vatikan, kurse armet ne Vjene! Ne Shqiperi vetem nje cope "hekur"

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pema e Viteti Ri nė formė pudingu
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-12-2010, 12:45 PM
  2. Pema e vitit te ri me e shtrenjte ne bote.
    Nga 3r1k0 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 02:55 PM
  3. Pasardhėsit e Skėnderbeut janė gjallė
    Nga kuklla nė forum Historia Shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-07-2008, 11:08 AM
  4. Pema e Krishtlindjeve :P ! Shume e cuditshme! :P
    Nga daku323 nė forum Video-Foto Humoristike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-07-2008, 03:06 PM
  5. Figura e Skenderbeut ne krijimet e folklorit
    Nga EMAUS nė forum Gjuha Shqipe
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-12-2007, 05:57 PM

Etiketat pėr kėtė Temė