Kryengritjet e armatosura tė shqiptarėve tė viteve 1910, 1911, 1912, nxitėn shtetet ballkanike qė tė vepronin me shpejtėsi nė copėtimin e trojeve shqiptare.

Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia lidhėn aleanca politike dhe ushtarake ndėrmjet tyre dhe nė tetor tė vitit 1912 dhe i shpallėn luftė Perandorisė Osmane duke shėnuar kėshtu edhe fillimin e Luftės sė Parė Ballkanike.

Shqiptarėt mbajtėn njė qėndrim asnjanės nė kėtė luftė, por u shqetėsuan kur shihnin se shtetet ballkanike synonin ndarjen e territoreve shqiptare.

Pėr pasojė shqiptarėt mbajtėn njė kuvend nė Vlorė dhe me 28 nėntor 1912 shpallėn Pavarėsinė e Shqipėrisė. Pavarėsia nuk u njoh nga disa vende kurse Serbia, Mali i Zi dhe Greqia vazhduan t’i mbanin trupat e tyre nė territoret shqiptare. Gjatė kėsaj kohe u kryen masakra tė tmerrshme mbi popullsinė civile shqiptare.

Leon Tricki i dėrguar si korrespondent mbi Ballkanin, tregon se si “fshatra tė tėrė shqiptarė ishin kthyer nė grumbuj zjarri. Nga kufiri me Serbinė e deri nė Shkup shihje vetėm zjarr e plaēkitje…”.

Sipas burimeve tė huaja, rreth 25 mijė shqiptarė u vranė vetėm nė Kosovė nė muajt nėntor 1912-janar 1913.

Konferenca e ambasadorėve nė Londėr, mbajtur nė 1912-1913 dhe njohur ndryshe edhe si “Konferenca e Paqes nė Londėr”, ishte njė takim ndėrkombėtar i gjashtė Fuqive tė Mėdha tė asaj kohe (Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia).

Kėto fuqi u mblodhėn nė dhjetor 1912 si pasojė e sukseseve tė ushtrive tė Ligės Ballkanike kundėr Perandorisė Osmane nė Luftėn e Parė Ballkanike. Nė veēanti konferenca u pėrpoq tė luante rolin e arbitrit ndėrmjet fuqive ndėrluftuese pėr ēėshtjen e shpėrndarjes sė tokave dhe gjithashtu pėrcaktoi tė ardhmen e Shqipėrisė, e cila deklaroi pavarėsinė gjatė Luftės sė Parė Ballkanike.

Konferenca e Londrės u ndoq nga delegatėt e vendeve tė Ligės ballkanike, pėrfshirė Perandorinė Osmane dhe Greqinė, e cila nuk kishte nėnshkruar armėpushim.

Konferenca filloi punimet nė dhjetor 1912 nė St James’s Palace nėn drejtimin e Sir Edward Grey. Sesionet e tjera tė konferencės vazhduan mė 16 dhjetor 1912, po u ndėrprenė pa ndonjė konkluzion mė 23 janar 1913, kur nė Perandorinė Osmane u zhvillua njė grusht shteti.

Mė 30 maj 1913, konferenca kishte rimarrė punimet dhe nėnshkroi Traktatin e Londrės, njė marrėveshje sipas sė cilės Perandoria Osmane hiqte dorė nga tė gjitha territoret nė perėndim tė kufirit Enos-Midia. Pas shumė diskutimesh, mė 29 korrik 1913, ambasadorėt morėn njė vendim formal pėr tė njohur Principatėn e Shqipėrisė si shtet sovran tė pavarur nga Perandoria Osmane.

Si rezultat i presionit nga Greqia dhe Serbia konferenca mori vendimeve qė prekėn gjysmėn e territorit tė Shqipėrisė sė pavarur, tė banuar kryesisht nga shqiptarė etnikė dhe rreth 30% e shqiptarėve mbetėn larg kufijve tė shtetit shqiptar tė sapokrijuar. 40 pėrqind e popullsisė shqiptare u la jashtė kufijve tė Principatės sė Shqipėrisė. Nė veēanti Vilajeti i Kosovės iu dha Serbisė dhe Ēamėria Greqisė.

Njė komision special u ngarkua pėr tė pėrcaktuar kufirin shqiptaro-grek.

Duke qenė i pamundur studimi i hartave etnografike, vendimi qė morri konferenca qe mbi argumente strategjike, ekonomike e politike. Ky vendim i dhuroi Greqisė Epirin Jugor, njė tokė tė banar huistorikisht nga shqiptarė etnikė. Edhe pse morėn shumė toka tė banuar nga shqiptarė, aleatėt ballkanikė mbetėn tė pakėnaqur nga kongresi, dhe menjėherė filluan Luftėn e Dytė Ballkanike.

Me poshtė shihni hartėn e propozimit tė qeverisė shqiptare, propozimit tė Francės, Rusisė dhe Ligės sė krijuar Ballkanike ( Bullgaria, Greqia , Serbia dhe Mali i Zi) si dhe vendimin e marrė nga konferenca e ambasadorėve.