Senatori John McCain, i cili shėrbeu gjashtė mandate radhazi nė Senatin amerikan dhe kandidoi dy herė pėr president vdiq tė shtunėn nė moshėn 81 vjeēare, pas njė beteje tė gjatė me kancerin nė tru.

Nė vitin 1967 McCain u burgos dhe u torturua pasi u kap rob nė Vietnamin e Veriut kur ishte pilot i marinės amerikane.

Nė sytė e shumė amerikanėve McCain ishte njė hero lufte dhe njė patriot.

Ai pėrfaqėsoi shtetin e Arizonės nė Senat dhe u bė i njohur si njė luftėtar i sė drejtės, pa marrė parasysh se cilin krah politik pėrfaqėsonte ajo.

John McCain u zgjodh nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve nė vitin 1982 dhe nė Senat nė 1986.

Ai ishte njė politikan konservator nė shumicėn e ēėshtjeve dhe u pėrpoq sidomos pėr reformėn e financimit tė fushatave dhe pėr ēėshtjen e amerikanėve qė rezultonin tė zhdukur nė Vietnam.

Nė zgjedhjet presidenciale tė vitit 2008 ai u pėrball me kandidatin demokrat Barak Obama dhe humbi.

Megjithatė ai vazhdoi tė shėrbejė nė senatin amerikan.

Zoti McCain tregoi mjaft interesim pėr ēėshtjet e Ballkanit dhe e ka vizituar disa herė rajonin.

Nė prill 2017, gjatė njė vizite nė Kosovė, ai kujtoi pėrpjekjet e bėra nė rrugėn e Kosovės pėr tė arritur tek pavarėsia.

Nė parlamentin e Kosovės ai tha: “Me gjithė pėrparimin qė ka bėrė Kosova, ende mbeten shumė punė pėr t’u bėrė. Por nė kėtė punė, ju nuk do tė jeni vetėm. Shtetet e Bashkuara janė tė gatshme t’ju mbėshtesin pėr tė pėrmbushur sfidat dhe pėr tė shfrytėzuar mundėsitė qė keni pėrpara. Nėse mė lejoni, si njė mik i vjetėr qė dėshiron ta shohė Kosovėn tė ketė sukses, do tė doja tė ndaja me ju shpresat e mia pėr tė ardhmen e ndritur tė Kosovės”.

Muajt e fundit tė jetės McCain i kaloi larg syve tė publikut nė shtetin e Arizonės, duke pranuar vizita nga miqtė e shumtė dhe politikanėt e afėrt me tė.

Ai vuante nga glioblastoma, njė lloj kanceri i trurit.

Menjėherė pas njoftimit pėr ndarjen e tij nga jeta, President Donald Trump shprehu me Twitter ngushėllimet e tij:

“Ngushėllimet dhe respektin mė tė thellė pėr familjen e Senatorit John McCain. Zemrat dhe lutjet tona janė me ju”, shkruante Presidenti Trump.

Nė kujtimet e tij tė botuara nė muajin maj, McCain shkruante se i vinte keq qė po ndahej nga bota, por nuk kishte ankesa.

“Krijova njė vend tė vogėl pėr veten nė tregimin e Amerikės dhe nė historinė e kohėve tė mia”,shkruante ai.

Muajt e fundit, ai ka qenė njė kritik i ashpėr i Presidentit Trump pėr ēėshtje tė ndryshme.

Ai thoshte se e shihte Presidentin Trump dhe ideologjinė e tij Amerika e Para si njė largim nga vlerat dhe tradita e udhėheqjes globale qė ai mendonte se mishėrojnė Shtetet e Bashkuara. /VoA/