Ligji i ri pėr emigrim, tė cilin Gjermania planifikon ta nxjerrė me qėllim pėr tė mbuluar mungesėn e fuqisė punėtore tė kualifikuar, mund tė shkaktojė humbje serioze pėr popullsinė e vendeve tė Ballkanit si nė Bosnjė e Hercegovinė, Serbi, Mal tė Zi, Maqedoni, Shqipėri dhe Kosovė.

Ky ligj pėr emigrim tė cilin qytetarėt e Ballkanit e shohin si njė shpresė, mund tė shkaktojė “ikjen e trurit” dhe mungesės sė fuqisė punėtore tė kualifikuar.

Ligji i cili pritet tė hyjė nė fuqi mė 1 janar tė vitit 2019 dhe qė do tė lehtėsojė punėsimin e njerėzve nga shtetet e Ballkanit, po pritet me padurim nga popujt e rajonit ndėrkaq njė pjesė e madhe nuk ėshtė ende nė dijeni pėr rrezikun qė mund tė ndodhė.

Nė njė deklaratė nga Ambasada e Gjermanisė nė Sarajevė, thuhet se ky ligj ende ndodhet nė fazėn e pėrgatitjes dhe se ende ėshtė herėt pėr t’i vlerėsuar detajet e tij.

“Bosnjė e Hercegovina do tė hyjė nė rrezik”

Drejtoresha e Unionit tė Integrimit nė Bosnjė e Hercegovinė, Mirhunisa Zukiē nė njė prononcim pėr Anadolu Agency (AA) tha se me hyrjen nė fuqi tė ligjit pėr emigracion, BeH do tė hyjė nė njė rrezik tė madh. “Do tė humbim njė numėr tė madh tė njerėzve tanė me profesione tė shumta duke filluar nga inxhinieria. Nė 5 vitet e fundit rreth 170 mijė persona u larguan nga BeH", tha ajo.

Zukiē thotė se edhe ata tė cilėt janė kthyer nė shtetet e tyre pas luftės nė BeH (1992-1995), me kėtė ligj tė ri do tė shkojnė pėrsėri nė shtetet e BE-sė, duke filluar nga Gjermania.

Sipas saj, njerėzit nė BeH janė tė dėshpėruar pėr shkak tė strukturės komplekse politike dhe mos mbajtjes sė premtimeve tė dhėna. Zukiē tha se pėr parandalimin e emigracionit duhet t’i kushtohet rėndėsi dhe tė dėgjohen problemet, e sidomos tė tė rinjve.

Nga Serbia emigrojnė mė sė shumti punonjėsit e shėndetėsisė

Njė nga vendet e rajonit qė po ballafaqohet me probleme tė emigracionit nė shtete tė BE-sė ėshtė Serbia.

Sipas informacioneve tė marra nga Instituti pėr Punė tė Serbisė thuhet se njerėzit nga fusha e shėndetėsisė pėrbėjnė grupin kryesor tė cilėt emigrojnė nga vendi ndėrsa pas punonjėsve tė shėndetėsisė vijnė shoferėt e kamionėve.

Gjatė vitit 2018, 144 persona kanė emigruar dhe janė vendosur nė Gjermani ndėrsa nė qytete tė ndryshme tė Serbisė, duke filluar nga Beogradi janė organizuar punėtoritė me tema “Jeta dhe Puna nė Gjermani”.

Miljana Pejiē nga njė shoqatė rinore tha se nga Serbia sidomos mjekėt dhe infermierėt janė tė gatshėm qė tė emigrojnė nė Gjermani, duke shtuar se me hyrjen nė fuqi tė kėtij ligji kėta persona do tė largohen nga Serbia.

Poashtu edhe Tatjana Miliēeviē e cila po pėrgatitet tė emigrojė nė Gjermani tha se i vazhdon studimet master nė fushėn e teknologjisė dhe se nė tė njėjtėn kohė mėson gjuhėn gjermane.

“Kushtet nė Gjermani janė shumė tė mira. Atyre u duhen ekspertė tė fushave tė ndryshme. Nė tė kundėrtėn me Serbinė, ata respektojnė njerėzit tė cilėt e zhvillojnė veten”, tha ajo.

Nga Kosova dhe Mali i Zi emigrojnė tė rinjtė

Edhe nė Mal tė Zi i cili ėshtė shteti mė i vogėl nė Ballkan pėr nga numri i banorėve, emigrimi nė Gjermani ėshtė ēėshtje aktuale.

Nė njė deklaratė nga Ambasada e Gjermanisė nė Podgoricė thuhet se nė vitin 2017, 876 persona kanė emigruar nga Mali i Zi nė Gjermani. Kjo ambasadė njofton se nė aplikimet pėr punė sidomos janė fushat si ndėrtimtaria, gastronomia dhe kujdesi pėr tė moshuar.

Njė nga anėtarėt e shoqatės sė quajtur "Euromost" (Ura e Evropės) nė Mal tė Zi, Almer Mekiē thotė se gjatė 3 viteve tė fundit rreth 7.000 persona kanė emigruar nė shtetet e Evropės, duke bėrė tė ditur se shumica e emigrantėve janė me diploma universitare.

Sipas tė dhėnave tė Agjencisė pėr Pėrkrahjen e Punėsimit nė Kosovė pėr vitin 2017, 5.000 mijė shtetas kosovarė kanė emigruar nė Gjermani.

Antigona Ferrataj e cila dėshiron tė punojė si infermiere nė Gjermani tha se nuk ka arritur qė tė gjejė punė nė Kosovė. “Mė kanė humbur plotėsisht shpresat pėr tė patur sukses nė Kosovė. Mė ka mbetur edhe njė vit pėr t’i pėrfunduar studimet. Do tė shkoj nė Gjermani pėr tė ardhmen e fėmijėve tė mi”, tha ajo.

Gjendja ėshtė kritike edhe nė Kroaci

Gjithashtu edhe Kroacia, e cila ėshtė anėtare e BE-sė, ėshtė njė nga vendet qė po ballafaqohet vazhdimisht me emigrimin. Qė nga viti 2013 kur ėshtė anėtarėsuar nė BE, rreth 300 mijė persona kanė emigruar nė vendet e BE-sė.

Autori i librit “Emigrimi i kroatėve nė Gjermani: A po e humbim Kroacinė”, Tado Juriē tha se kroatėt nuk emigrojnė pėr shkak tė varfėrisė, por pėr shkak tė asaj se e ndjejnė veten “tė panevojshėm” nė vendin e tyre. Ai shtoi se kroatėt janė shumė tė kėnaqur me kushtet jetėsore nė Gjermani.

Demografi Stjepan Sterc vuri nė dukje se nė Gjermani jetonė 800 mijė kroatė. Ai theksoi se Gjermania ēdo vit humb 90 mijė punėtorė dhe se nė kėtė aspekt shihet si njė destinacion i rėndėsishėm pėr emigrim nga njerėzit e rajonit.