Disa prej prodhuesve teknologjik mė tė njohur nė botė, do tė jetė tė pranishėm gjatė javės qė vjen nė Las Vegas tė Shteteve tė Bashkuara, pėr tė marrė pjesė nė Consumer Electronics Show.

Aktiviteti i pėrvitshėm do t’i mbledhė Sony, Samsung dhe LG qė do t’i prezantojnė telefonat e zgjuar, si dhe kompani tjera me prezantime pėr inteligjencė artificiale, makina autonome dhe rrjetin 5G qė pritet tė jenė ndėr gjėrat kryesore tė CES 2019, transmeton Telegrafi.

Ekspozita katėr ditore, ėshtė data kryesore nė kalendarin e industrisė teknologjike, ku pritet tė marrin pjesė mbi 180 mijė persona, qė mund tė shohin prodhimet e fundit tė rreth 4,500 prodhuesve.

Pajisje si televizion, dron, pjesė lidhėse, madje edhe robotė seksualė, pritet tė ketė nė masė tė madhe nė ekspozitėn qė fillon me tetė janar.



Organizatorė shpresojnė tė mos ndodhė njėjtė sikur vitin e kaluar, pasi tė reshurat pėrmbytėn zonėn dhe uji hyri nėpėr dysheme, pikoi prej kulmit dhe shkaktoi ndalesa tė energjisė elektrike.

CES qė ėshtė aktiviteti mė i madh pėr pajisje teknologjike qė konsumohen nė masė, ka filluar prej vitit 1967, ndėrsa ishte aktivitet ku u prezantuan DVD dhe televizioni i parė HD.

Detajet e sistemit tė ri 5G, qė pritet tė lansohet gjatė kėtij vitit dhe telefonat e ri qė pėrshtaten me shpejtėsinė qė ofron ky sistem, janė temat qė po priten me mė sė shumti interesim.

Google do tė prezantojė pėr vitin e dytė me radhė, pajisjen komunikuese Google Assistant, teksa rivali Amazon, pritet tė shfaqė risitė rreth pajisjes Alexa.

Gjiganti korean LG, do tė merr pjesė me ‘kuzhinėn e zgjuar’ qė do tė ketė furrėn, frigoriferin dhe enėlarėsen, tė gjitha tė lidhura me internet, si dhe njė pajisje qė prodhon birrė shtėpiake.