Principata e Buajve, despotė e pinjollė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Principata e Buajve, despotė e pinjollė

    Receta Gatimi

    Familja fisnike Bua ėshtė njė nga familjet mė tė mėdha dhe mė tė dėgjuara nė Shqipėrinė e Jugut gjatė shek.XIV-XV. Nė pemėn gjenealogjike tė familjes shėnohet se, me mbiemrin Bua, familja u njoh mė 1333, pasi mbiemri i tyre i mėparshėm ka qenė Shpata. Shpatajt, si dhe Zenebishėt pėrmenden nė dokumentat historike, qė mė 1304. Mendohet se Zenebishėt dhe Shpatajt dalin nga i njėjti trung familjar. Gjon Muzaka nė librin e tij “Memorje” shkruan se Shpata (Gjin Bua) ishte nga shtėpi e Zenebishėve. Buajt gjithashtu janė degė me Skurrajt dhe Gribajt (Grivajt). Pema gjenealogjike e familjes Bua jepet prej Ch.Hopf nė “Chroniques Greco-Romans”, Berlin 1873. Principata e Buajve pati shtrirje tė gjerė qė erdhi duke u rritur deri nė lulėzim tė plotė pas rėnies mė 1355 tė Perandorisė serbe tė Stefan Dushanit. Qendra politike dhe administrative e kėsaj principate ka lėvizur nė kohėra tė ndryshme, nė bazė tė zhvillimeve historiko-politike tė atyre trevave. Sė pari, u vendos mė 1354 nė Angjelokastėr tė Etolisė-Akarnanisė, pasi kėto krahina aso kohe pėrbėheshin nga komunitete tė fuqishme dhe aktive arbėreshe tė cilat ēuan nė fazėn e parė tė shtetformimit tė Buajve. Mė 1358 shpallet despot dhe pas disa kohėsh, mė 1374, qendra politike dhe administrative e despotatit tė tyre kalon nė Artė.

    Figura kryesore dhe mė madhore e familjes fisnike Bua ėshtė, pa dyshim, despoti Gjin Bua Shpata, i biri i Petro Nikollė Buas (protovestir – kryetar i garderobės private tė perandorit tė Serbisė qė njėherėsh kryente dhe funksionin e komandantit tė ekspeditave luftarake). Gjin Bua Shpata ėshtė figura mė e shquar e periudhės mesjetare nė trevat e jugut tė Shqipėrisė. Jetoi dhe sundoi nė gjysmėn e dytė tė shek. XIV. Nė “Kronikėn e Janinės” ai pėrshkruhet kėshtu: “Burrė aktiv dhe mbi tė gjitha i shkėlqyer, i stolisur me vepra dhe fjalė dhe nga bukuria serioz. Tek ai gjendeshin me tė vėrtetė teoria dhe veprimi”. Nė “Kronikėn e Tokove” gjejmė njė tjetėr pėrshkrim pėr tė: “I bukur, i pashėm nė pamjen e fytyrės, i guximshėm dhe i urtė nė fisin arbėror”. Nė vitin 1358 njihet prej mbretit Simeon Uroshi (qeveritar serb i Epirit) si despot i Etolisė-Akarnanisė me qendėr politike dhe administrative nė Angjelokastėr. 16 vjet mė vonė artiotėt dhe rogiotėt do e pranojnė Gjin Bua Shpatėn (pas vdekjes sė despotit tė tyre arbėr Pjetėr Ljosha, 1374, i cili ishte despot i Artės dhe i Rogisė dhe bashkėluftėtar me despotin Gjin Bua Shpatėn nė betejėn e Akeloit 1358 etj.), si despot tė tyre dhe tė mbarė krahinave tė tyre duke u shtrirė nė veri qė nga kėshtjella Gliqi, pranė lumit Gliqi (Lumi i Zi ose lumi Akeron qė rrjedh midis Ēamėrisė Qendrore dhe asaj Jugore) dhe nė juglindje deri nė Gjirin e Korintit.

    Ai sundoi nė Despotatin e Artės deri mė 1399, duke udhėhequr principatėn mė tė fuqishme nė Shqipėrinė e Jugut me qendėr politike dhe administrative tė vendosur nė Artė. Mė 1382 lidh aleancė politike dhe ushtarake me sebastin Gjon Zenebishi “qė tė jenė njish kufinjtė” me sebastėn e Gjirokastrės qė kufizohej nė jug me atė tė Despotatit tė Artės nė lumin Gliqi dhe nė veri me Grykėn e Kėlcyrės. Nė Principatėn e Zenebishėve pėrfshiheshin kėshtjella e Parakolosė (Parakalama) 50 km. nė juglindje tė Gjirokastrės, kėshtjella e Delvinės; e Vutrandės (Butrintit); e Srtevilit; kėshtjella e Shėn Donatit (Paramithia); e Mazrekut; e Pargės dhe kėshtjella e Gliqisė. Betejat qė i dhanė emėr despotit Gjin Bua Shpatės ishin Beteja e Akeloit, mė 1358, midis forcave arbėrore dhe atyre bizantine tė udhėhequra nga Perandori bizantin Niqifori II Engjėll Komneni. Kjo betejė e ashpėr dhe e pėrgjakshme pėrfundoi me disfatėn e plotė tė trupave bizantine, ku dhe vetė Perandori mbeti i vrarė. Beteja nė fushėn e Artės, (pranė mureve tė Artės) mė 1378 midis forcave arbėrore dhe atyre tė Joanitėve tė Rodit tė komanduara nga Huan Fernandes Heredia qė kishin ardhur pėr tė pushtuar Despotatin e Artės, tė paguar nga Mbretėria e Napolit. Pas njė rezistence tė fortė tė Despotit Gjin Bua Shpata, trupat arbėrore hidhen nė kundėrsulm dhe i shpartallojnė keq trupat pushtuese dhe vetė Heredia iu dorėzua rob Gjin Bua Shpatės.
    Beteja e Driskut (nė lindje tė liqenit tė Janinės) kundėr trupave osmane, 1396, tė thirrura prej Despotit tė Janinės, Ezau Buondelmonte Aēajuoli. Nė kėtė betejė pėrkrah Gjin Bua Shpatės merr pjesė dhe Gjon Zenebishi. Kjo betejė ishte suksesplote pėr trupat arbėrore. Historia e kėtij despoti s’ėshtė thjeshtė historia e njė heroi, ajo lidhet ligjėrisht dhe pazgjidhmėrisht me historinė e shtetformimit nė trevat e Arbėrisė sė Jugut. Despotė tė familjes Bua janė: Gjin Bua Shpata (1358-1399); Skurra Bua Shpata (1399-1404); Pal Bua Shpata (1399-140 dhe Murik Bua Shpata (1399-141.

    Pas vdekjes sė Gjin Bua Shpatės (29 tetor 1399), zotėrimet e Shpatajve u ndanė midis tė afėrmve pasues tė tij. Despotati u nda nė dy njėsi administrative: nė veri despoti Murik Bua Shpata me qendėr nė Artė, i cili mė pas bėhet dhe despot i Janinės (1403-1411) dhe nė jug despoti Pal Bua Shpata me qendėr nė Angjelokastėr. Mė 1408 Angjelokastra bėn pjesė nė territoret e Despotatit tė Qefalonisė nėn despotin Karl Toko, vasal i Mbretėrisė sė Napolit. Mė 1411 despoti Murik Bua Shpata pėrtėrin lidhjen e “Gliqisė” tė vitit 1382 midis Buajve dhe Zenebishėve “qė tė jenė njish kufinjtė, t’i mbajnė ashtu siē i kanė mbajtur”. Mė 1416 territoret veriore tė Despotatit si dhe qendra e saj Arta pėrfshihen nė Despotatin e Qefalonisė tė Karl Tokos, duke shėnuar fundin e kėtij fomacioni shtetėror nė Arbėrinė e Jugut. Principata e Zenebishėve (Sebasta e Gjirokastrės) mė anėn tjetėr do t’i bėnte ballė Despotatit tė Qefalonisė deri mė 1418, vit ky kur kjo principatė u pushtua nga trupat osmane. (Gjirokastra pas pushtimit Osman bėhet qendėr e Sanxhakut tė Shqipėrisė mė 1431). Kur despoti Pal Bua Shpata humbi Naupaktin, pas vitit 1407, pasardhėsit e tij i ndeshim si princa nė More (1423-1489) me qendėr nė Davi (Dafni) tė Arkadisė (Rosi Bua, 1423); Gjin dhe Aleks Bua, 1457; dhe Petro Bua i mbiquajtur “kolosi” komandant i gjithė arbėreshėve tė Moresė nga 1453-1489). Me ardhjen e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut nė Arbėri, mė 1443 sebasti Simon Zenebishi ( ? -1443) kthehet nga Korfuzi dhe fillon kryengritjen antiosmane pėr ēlirimin e zotėrimeve tė Zenebishėve. Mė 1466 fisniku shqiptar i myslimanizuar Hamza Bua Shpata rikthehet nė fenė e krishterė dhe kalon nė anėn e Venedikut. Mė 1480 Teodor Bua qė ishte nė More nėn shėrbimin venedikas theu paqen qė ishte vendosur midis venedikasve dhe osmanėve dhe sulmoi osmanėt nė afėrsi tė Argosit. Mė 1585 Bua Griva nis revoltėn antiosmane nė trevėn e tij nė Akarnani.

  2. #2
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Principata e Buajve, despotė e pinjollė

    Simbolet heraldike

    Mėrkur Bua ėshtė njė pinjoll i lavdishėm i familjes princore Bua, i cili u bė me emėr jashtė Arbėrisė. Luftoi nė ushtrinė e perandorit gjerman, Maksimiljani I, qė prej vitit 1490, si komandant i pėrgjithshėm i kalorėsisė sė lehtė. Mėrkur Buas i njihet titulli kont nė vitin 1510. Nė pemėn gjenealogjike tė familjes koha e vdekjes sė tij jepet midis vitit 1527 -1560. Mbajtja e titullit kont shoqėrohet dhe me njohjen e simboleve heraldike, ku titulli jepet dhe bėhet i dallueshėm nė trajtėn e kurorės pėrkatėse tė kokės (kurorė konti), qė paraqitet edhe nė stemė, si dhe njohja e paraqitja e origjinės fisnike familjare, e cila pasqyrohet nė shqytin e tij. Deri mė sot nuk kemi paraqitje artistike tė stemės sė kohės sė Mėrkur Buas e cila vjen e ndryshme nė kohė tė ndryshme. Jepet njė pėrshkrim pėr stemėn e tij, si dhe shoqėrohet me njė ilustrim po tė kėtij viti nė librin “Ellenika anekdhota perisillehthenta kai ekdhidhomena kat egkrisin tis Bojlis Ellinikis Dapanis”, vėll.1-2, Athinė1867, tė Sathas, K.N., por edhe ato kanė ngarkesa tė lehta subjektivizmi. Stema ėshtė e punuar dhe botuar edhe nga N. Manesku dhe ėshtė e ribotuar nė librin e Sturdza, M.D. “Dictionnaire historique et Genealogique des Grandes Familles de Grece d`Albanie et de Constantinople”, Paris 1983.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi