E Premte, 08 Shkurt 2008

Dy vellezer vrasin ne prite kusheririn, pas nje grindjeje banale midis familjeve. Besim Morina perfundoi oret e vona te mbremjes se djeshme i pajete ne spitalin e Hasit, si pasoje e plageve te renda te plumbave te nje kallashnikovi. Policia shpalli ne kerkim si autore te dyshuar te ekzekutimit te 17-vjecarit, Xhevit dhe Zaim Morina, 40 dhe 43 vjec. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 20:00 te mbremjes ne fshatin Pis i Thate, pak kilometra larg qytetit te Hasit. Nje tjeter krim ka ndodhur ne oret e vona te nates se dites se djeshme ne rrethin e Hasit. Megjithese te aferm te tjere i kane ardhur ne ndihme te miturit, mbajtja ne jete e tij ka qene e pamundur, pasi plaget ishin te shumta. Zyrtare te policise thane se menjehere kishin ngritur postblloqe ne akset kryesore dhe se po kryejne kontrolle ne zonat malore per te kapur dy autoret e dyshuar. Gjate hetimeve paraprake te kryera dhe deshmive te dy familjeve, mesohet se grindja kishte nisur per disa fyerje mes kusherinjve te pare, qe kishin edhe shtepite afer njeri-tjetrit. Perpjekjet per te zgjidhur konfliktin kane degjeneruar deri ne perleshje me shkelma e grushte, derisa kane nderhyre te aferm te tjere per t’i ndare. Por nuk ka mjaftuar me kaq, pasi vellezerit Xhevit e Zaim Morina jane kthyer ne shtepi per te marre nje arme automatike dhe i kane zene prite 17-vjecarit, duke e qelluar me bresheri. Me pas jane larguar ne drejtim te paditur, pasi policia nuk i ka gjetur ne banesa. I mituri ka qene duke u kthyer per ne banese kur eshte ekzekutuar, ndersa ekspertet kane gjetur ne cilesine e provave materiale disa gezhoja. Komisariati i Hasit ka kerkuar perforcime me police te rajoneve fqinje, pasi numri i efektiveve eshte reduktuar pas reformes.