Receta Gatimi

Pavarėsia e Kosovės do shpallet mė 17 shkurt


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Pavarėsia e Kosovės do shpallet mė 17 shkurt

    Kryeministri Thaēi deklaroi se po bėhen pėrgatitjet e fundit

    Agjencia e lajmeve italiane e lajmeve "ANSA" ka shpėrndarė dje lajmin se Kosova do ta shpallė pavarėsinė mė 17 shkurt. Duke iu referuar njė kėshilltari tė Kryeministrit Thaēi, "ANSA" theksoi se data e shpalljes sė shtetit tė ri do tė jetė e djela e tretė e muajit, pra 17 shkurti. Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, tha se pavarėsia e Kosovės ėshtė ēėshtje e kryer dhe tani kėrkohet vetėm pėrfundimi i pėrgatitjeve tė fundit pėr tė. Pa dashur tė tregojė datėn e shpalljes sė pavarėsisė tė cilėn thotė se e di ai, Uashingtoni dhe Brukseli, Thaēi theksoi se institucionet e Kosovės janė duke i bėrė pėrgatitjet e fundit pėr shpalljen e pavarėsisė. "Puna e pavarėsisė sė Kosovės tashmė ėshtė e kryer. Kėrkohet tani vetėm pėrfundimi i tė gjitha detajeve mė tė vogla tė pėrgatitjeve qė jemi duke bėrė. E gjithė qeveria e Kosovės ėshtė e angazhuar maksimalisht dhe tė gjitha institucionet e saj janė tė angazhuara me pėrkushtimin mė tė madh pėr pėrfundimin e kėtij procesi", theksoi Thaēi pas mbledhjes sė rregullt tė qeverisė. Ai tha se tashmė tė gjithė e dinė datėn e pavarėsisė, si Prishtina ashtu dhe tė gjithė miqtė e Kosovės. "Ne jemi duke investuar dhe punuar maksimalisht si autoritet i qeverisė sė Kosovės me gjithė formacionin politik tė vendit dhe nė bashkėpunim tė ngushtė me Uashingtonin dhe Brukselin, por me pėrgjegjėsinė tonė mė tė lartė tė institucioneve vendore dhe nė bashkėpunim tė ngushtė me autoritetet lokale dhe me mirėkuptimin mė tė lartė tė qytetarėve tė Kosovės qė dita e vendimit pėr shpalljen e pavarėsisė tė jetė njė ditė e festimit dinjitoz", u shpreh Kryeministri Thaēi. Ai nuk deshi tė komentojė asnjė nga deklaratat kundėr pavarėsisė, duke thėnė se ai do tė vazhdojė tė punojė me tė gjithė ata qė punojnė pėr pavarėsinė. "Deklaratat kundėr pavarėsisė sė Kosovės nuk i komentoj, unė punoj dhe bashkėpunoj me tė gjithė ata qė janė zotuar dhe e kanė konfirmuar dhe punojmė bashkėrisht pėr fillimin e implementimit tė procesit tė pavarėsisė sė Kosovės. Qėndrimi i OSBE-sė ėshtė nė kuadėr tė komunitetit ndėrkombėtar", u shpreh Thaēi, i pyetur pėr deklaratėn e shefit tė OSBE-sė, Tim Guldiman. Ai e pėrjashtoi ēdo mundėsi tė shtyrjes sė vendimit pėr statusin e Kosovės. "Mund tė ketė zėra pėr shtyrje nė Beograd, por nė Uashington, Bruksel dhe nė Prishtinė gjithēka ėshtė e pėrfunduar", u shpreh Thaēi. Ndryshe, sot qeveria e Kosovės nė mbledhjen e rregullt miratoi projektvendimin pėr fillimin e hartimit tė ligjit pėr presidentin, atė pėr diasporėn, shqyrtoi strategjinė legjislative pėr kėtė vit, e cila parasheh procedimin nė Kuvend tė mbi 100 ligjeve, tė cilat parashihet tė marrin paraprakisht miratimin e Bashkimit Evropian, ndėrsa njė komision i veēante do tė kontrollojė zbatimin e tyre. Qeveria po ashtu ka vlerėsuar se janė shėnuar rezultatet e para nė vendimin e mėhershėm pėr zvogėlimin e shpenzimeve buxhetore nga zyrtarėt si dhe ka vendosur qė tė vazhdojnė pėrgatitjet pėr manifestimin "Epopeja e UĒK-sė" qė do tė mbahen nėn patronazhin e Kryeministrit. Kryeministri po ashtu bėri tė ditur se e ka emėruar kėshilltarin e tij, Blerim Grajēevcin, koordinator tė grupeve pėr tranzicion. Ndėrkaq Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, pėrsėriti se pavarėsia do tė shpallet gjatė muajit shkurt. Pas takimit me shefin e Zyrės hungareze nė Prishtinė, Zoltan Imec, Krasniqi deklaroi se shpallja e pavarėsisė do tė bėhet pavarėsisht nėse do tė merret ose jo vendimi i BE-sė pėr dėrgimin e misionit mė 18 shkurt. Ndėrkaq, pėrfaqėsuesi i qeverisė hungareze tha se qėndrimi i vendit tė tij ėshtė i njėjtė me atė tė vendeve tė BE-sė. "Pavarėsia e Kosovės do tė shpallet kėtė muaj, pavarėsisht vendimit tė BE-sė pėr dėrgimin e misionit tė saj civil nė Kosovė", theksoi Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, duke ripėrsėritur kėtė qėndrim tė shprehur edhe kohė mė parė.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Pavarėsia e Kosovės do shpallet mė 17 shkurt

    Urime per Pavarsin e Kosoves

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Nė portalet serbe: Urime Pavarėsia e Kosovės
    Nga abdullah92 nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-02-2012, 03:19 PM
  2. Urime Pavaresia e Kosoves !
    Nga gjendar nė forum Pėrshėndetje dhe Urime
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 17-02-2011, 04:03 PM
  3. Shpallet i pafajshem pas 30 vjeteve ne burg
    Nga ulkina nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-02-2011, 02:50 PM
  4. Matura 2008, shpallet rregullorja e re
    Nga Altin111 nė forum Studentėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-02-2008, 12:44 PM
  5. Pavarėsia e Shqipėrisė-Krijimi i shtetit tė ri
    Nga Lirenti nė forum Historia Shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-11-2006, 02:18 PM