Fshatra tė tėra janė shndėrruar nė shtėpi publike

Jeta mes foshnjave tė paligjshme e meshkujve tė panjohur tė 150 mijė punonjėseve tė seksit

Duke arritur nė Portin e Goa-s pėrgjatė Gatit ėshtė e vėshtirė tė imagjinosh qė do tė vizitosh njė bordello, e cila frekuentohet ēdo ditė rregullisht nga 3 mijė burra. Qyteti ėshtė i pluhurosur, me radhė tė gjatė kamionėsh, dyqanet me ēati prej llamarine tė valėzuar janė nė njė plan me rrugėn kryesore. Burra, djem dhe ndonjė dhi vėrdallisen nėpėr rrugėt e qytetit.

Mjafton tė bėsh disa hapa pėrgjatė rrugės anėsore, pėr tė hyrė mė pas nė njė botė krejtėsisht ndryshe: Daulatdia, bordellon mė tė madhe tė Bangladeshit. Ėshtė njė vendbanim shumė i madh, i cili mund tė konsiderohet si njė fshat dhe pikėrisht nė kėtė vend 1600 gra dhe vajza jetojnė dhe shesin seks.

Bordelloja, e cila ėshtė hapur prej njėzet vjetėsh, ėshtė mė e madhja e 14 tė tillave mė tė njohura nė vend. Ndodhet nė kryqėzimin e dy lumenjve tė mėdhenj, Jamuna dhe Gang (kėtu e quajnė Padma) dhe ėshtė njė vend transit pėr tė marrė tragetet.

Pyetje nė rritje

Kamionė qė transportojnė oriz, jutė, kallame sheqeri dhe peshq nga perėndimi dhe jugperėndimi i vendit, presin nė radhė dy apo tri ditė pėr tė pėrshkuar lumin dhe pėr tė arritur nė qendrėn e vendit. Ndodhesha nė Bangladesh pėr disa punė tė BBC-sė, me qėllim qė tė vėzhgoja efektet e ndryshimeve klimatike nė vend. Duke lundruar me njė barkė qė na e kishte dhėnė hua agjencia radiotelevizive britanike, zbulova se njė pasojė e paparashikuar e ngritjes sė nivelit tė ujit ėshtė rritja e pyetjes pėr prostitucionin.

Ndėr tė tjera, erozioni i digave tė lumit i ka bėrė tė papėrdorshme disa nga vendqėndrimet e trageteve. Burrat duhet tė presin gjatė pėr tė kaluar lumin. Kėshtu, pėr tė mos ta ndjerė pritjen, shumė prej tyre e kalojnė kohėn me gratė e Daulatdia-s. Bordelloja i ngjan njė tregu fruta-perimesh. Ka parcela me zarzavate dhe fruta, kioska ēaji, madje edhe njė teknik qė riparon televizorė.

Ndryshimi i vetėm qė tė bie nė sy mes kėsaj dhe qytetareve tė tjera qė kam vizituar nė Bangladesh ėshtė prania e shumė grave qė shfaqen nė publik. Nė kėto rrugica ka 2300 dhoma me ēati llamarine dhe mure prej stofi.

Ēmimet mė tė larta

Bangladeshi nuk ėshtė vendi i vetėm me fshatra tė tėrė ku praktikohet prostitucioni. Nė Kamboxhia ėshtė fshati i famshėm Svay Pak, ndėrsa nė Indonezi, disa fshatra presin 600 prostituta nė kohė. Por Daulatdia veēohet pėr dy gjėra: pėrmasat dhe atmosferėn jashtėzakonisht tė lirė.

Nė njė rrugicė tė ngushtė, pėrfundoj poshtė njė ēarēafi, i cili fsheh pas njė tjetėr dhe kėshtu papritur gjendem nė mes tė njė dhome. Pas marrėdhėnies, njė klient po tymos njė cigare. Duke mė parė, zbret nga krevati dhe ikėn. Nė dhomė ka njė televizor, njė aparat dvd-je, njė freskuese dhe njė dollap tė vogėl me pasqyrė. Kjo ėshtė njė nga dhomat mė tė mira.

Nė dhomėn ngjitur takoj Parveen, e cila ėshtė e gatshme tė mė udhėzojė. Mbi krevatin martesor ėshtė shtruar njė mbulesė e madhe me luledielli. Pėr tė krijuar njė efekt dekorativ, Parveen ka prerė qindra lule tė vogla nga copa e kuqe, e cila ėshtė vendosur si mur pėr tė ndarė njė dhomė nga tjetra. Ajo pohon se nuk ėshtė aspak e vėshtirė tė gjesh klientė: "Gjithēka shkon mirė, pasi unė kujdesem shumė pėr fizikun tim. Zakonisht mė duhen dy orė pėr t‘u bėrė gati, mė pas pres jashtė. Nėse dua tė fitoj njėqind taka (monedha vendase, e cila ėshtė pak mė shumė se njė euro), duhet tė shpenzoj tė paktėn 40 tė tilla pėr fytyrėn dhe veshjet", tregon ajo. Me njėqind taka mund tė blesh dy shishe tė mėdha "Coca-Cola". Parveen ėshtė mė shumė se 20 vjeēe, prandaj tarifat e saj janė mė tė ulėta se ato tė minoreneve, tė cilat mund tė fitojnė 10 herė mė shumė.

Si prostitutė e pavarur, Parveen mund t‘i mbajė pėr vete paratė qė i teprojnė, pasi tė ketė paguar faturat e energjisė, qiranė dhe personat qė kujdesen pėr fėmijėt e saj nė njė zonė tė fshatit: "I kam fshehur aty, sepse nuk dua qė tė rriten nė kėtė ambient". Mė shumė se 300 fėmijė jetojnė nė bordello me nėnat e tyre. Kur vjen ndonjė klient qėndrojnė poshtė krevatit, ose jashtė nė rrugicė. Gratė me tė cilat bisedoj mė tregojnė se kur janė shtatzėna, shpresojnė qė tė sjellin nė jetė njė vajzė, sepse mund tė punojė me to sapo tė rritet pak.

Prostitutat me detyrim, "chucki" janė ato qė nuk kanė shumė liri. Futen nė bordello rreth moshės 14 vjeēe. Zakonisht janė rrėmbyer nga banda, janė shitur nga njerkat, apo janė sjellė kėtu nga tė fejuarit me premtimin se do tė kenė njė punė tė mirė. Takoj njė prej tyre, qė ka veshur njė sari (veshje tradicionale indiane) tė kuq. Mė thotė se duhet tė presė tre ose katėr klientė gjatė ditės dhe njė nė mbrėmje: "Kam ardhur kėtu 10 vite mė parė, pasi isha rrėmbyer dhe shitur. Jam nga Chittagong, njė port shumė i largėt prej kėtu". Bėn njė pushim mė pas shton: "Nuk jam e lumtur". Pas njė farė kohe prostitutat me detyrim mund tė blejnė lirinė. Ajo shpreson qė ta arrijė pas njė ose dy vitesh. Kur tė mos jetė mė njė skllave, mund tė largohet nga ky vend. Por edhe pse ėshtė rrėmbyer, familjarėt nuk do ta pranojnė nė shtėpi, sepse puna qė bėn nuk ėshtė e ndershme. Pėr kėtė arsye ka tė ngjarė qė tė qėndrojė kėtu dhe tė bėhet njė prostitutė e pavarur.

Nė hierarkinė e bordellos, skllavet janė ato qė kanė mė pak liri. Por edhe ato qė kanė zgjedhur tė vijnė kėtu nuk kanė pasur shumė alternativa. Nė njė kėrkim tė bėrė nė vitin 2005, njė organizatė humanitare shpjegonte se arsyet kryesore pėr futjen nė bordello janė varfėria, mashtrimi, abuzimi dhe forca. Parveen ka ardhur kėtu dhjetė vite mė parė, pėr t‘i shpėtuar bashkėshortit tė saj agresiv: "Isha e martuar, por burri im mė dhunonte aq shpesh sa mė nė fund u detyrova t‘ia mbathja dhe erdha kėtu".

Edhe pse Islami e ndalon seksin jashtė martese, nė Bangladesh ka njėqindmijė prostituta dhe klientėt nuk heqin dorė nga zakoni i tyre. Nuk janė tė frikėsuar as nga bereta ime e shkruar BBC dhe as nga mikrofoni im. "Jam njė biznesmen", thotė njėri prej tyre, "prandaj fle kėtu nė port dhe nisem pėr rrugė mėngjesin tjetėr. Shkoj gjithmonė tek e njėjta prostitutė". Ndėrkohė pėrfitoj nga rasti pėr t‘i bėrė disa pyetje: "Ju jeni i martuar? Gruaja juaj ėshtė nė dijeni qė ju vini kėtu? Qesh dhe mė thotė: "Oh, jo! Sigurisht qė nuk e di". Pėrveē padronėve tė shtėpisė dhe tutorėve, bordelloja u sjell pėrfitime edhe dyqaneve tė ushqimeve, rrobaqepėsve dhe tregtarėve tė fruta-primeve, pasi brenda nė Daulatdia produktet shiten me ēmim mė tė lartė.

Kurse informimi

Pėr gratė e Daulatdia-s ėshtė shumė e vėshtirė qė t‘i lejojnė vetes gjėra tė rėndomta. Pėr kėtė arsye, shumė prej tyre marrin pjesė nė laboratorėt pėr njė seks tė sigurt, tė cilat zhvillohen pasdite. Qėndrojnė ulur nė njė divan-kėnd elegant me ngjyrė tė kuqe, verdhė dhe portokalli, ndėrkohė qė nė dorė u jepet nga njė penis plastik pėr tė mėsuar se si vendoset prezervativi.

Laboratorėt mbi seksin e sigurt drejtohen nga shoqata "Bangladesh woman‘s health coalition" (Koalicioni pėr shėndetin e grave tė Bangladeshit). Gratė kanė mesatarisht 19 klientė nė javė dhe 60% thotė se klienti i tyre i fundit nuk ka pėrdorur masa mbrojtėse. Ndėr tė tjera pėrqindja zyrtare e SIDA-s mes prostitutave ėshtė e ulėt, vetėm 1%. Ėshtė formuar njė grup prostitutash pėr t‘u dhėnė mėsime grave tė tjera, por mesa duket kėto tė fundit janė tė mirinformuara pėr seksin e sigurt. Ato i kėshillojnė se nėse klienti nuk pranon tė vendosė prezervativin, nuk duhet tė kryejnė marrėdhėnie. Mė tė rrezikuara janė prostitutat me detyrim, sepse shpesh tutorėt u premtojnė klientėve se kur tė kryejnė marrėdhėnie nuk do tė pėrdorin prezervativ. Dhe kjo ndodh pasi ato kanė paguar shumė para.

Ka njė grup klientėsh qė pėr traditė nuk pėrdorin masa mbrojtėse. Janė tė dashurit e grave, tė ashtuquajturit "babu", qė shpesh herė drejtojnė njė biznes brenda bordellos. Gratė mė shpjegojnė se i njohin prej kohėsh: "Me to mund tė kryejmė marrėdhėnie pa masa mbrojtėse. I duam dhe kemi besim tek ato". Por shumė prej "babu"-ve janė tė martuar dhe mund tė pėrhapin sėmundje ngjitėse brenda dhe jashtė bordellos. Disa "babu" mė tregojnė se i vlerėsojnė shumė mėsimet qė marrin burrat mbi marrėdhėnien e mbrojtur. Tė gjithė thonė se do tė pėrdorin masa mbrojtėse para marrėdhėnies.

Rruga kryesore tė nxjerr nė njė fushė ku kullosin disa dhi. Pėr tė parėn herė arrij tė shoh qiellin dhe tė dėgjoj cicėrimėn e zogjve. Ky ėshtė vendi ku do tė varrosen disa nga gratė. Edhe nė vitin 2000, Gjykata e Lartė e Bangladeshit deklaroi se prostitucioni nuk ėshtė i jashtėligjshėm. Ky profesion mbetet njė tabu dhe gratė qė e praktikojnė nuk kanė tė drejtė tė varrosen nė kėtė vend. Kėshtu kjo tokė e qetė pas bordellos ėshtė bėrė varreza e tyre.

Asnjėra nga kėto gra nuk ka ndėrmend ta kalojė pjesėn e mbetur tė jetės nė kėtė vend. Ēdo njėra prej tyre ka ndėrmend tė largohet por jo tani. "Ndoshta do tė qėndroj kėtu pėr dy ose tri vjet. Do tė dėshiroja tė largohesha nga qyteti, por nuk e di se ēfarė tė bėj dhe ku tė shkoj", thotė njėra prej tyre. Kėto gra e dinė qė pėr to nuk do tė jetė e lehtė. Do tė jetė shumė e vėshtirė qė gjithēka ta nisin nga fillimi, duke parė edhe gjykimin e pjesės tjetėr tė shoqėrisė - e njėjta prej nga vijnė edhe tremijė burrat, qė i frekuentojnė ēdo ditė nė bordello. Pėr tė duruar turpin qė ndiejnė, shpeshherė gratė ua japin paratė qė fitojnė lypėsve qė vėrdallosen rrugicave tė bordellos.

Njėra prej tyre tregon se prej 10 vjetėsh mendon tė zhduket nga ky ferr, pėr tė ndėrtuar njė shtėpi pėr veten dhe fėmijėt. Megjithatė, njė punonjėse e shoqatės "Bangladesh woman‘s health coalition" (Koalicioni pėr shėndetin e grave tė Bangladeshit) ėshtė skeptike pėr mundėsitė e tyre pėr tė nisur njė jetė tė re jashtė Daulatdia-s: "Ndonjė herė ikin, por pas pak kohėsh kthehen sėrish. Jashtė prej kėtu nuk arrijnė tė gjejnė njė punė tjetėr. Mėsohen me kėtė profesion dhe ambientin. Kėtu gjejnė vetveten".

Mė pas pyes njė grua nėse ka pasur ndonjė gjė tė bukur nė jetėn e saj dhe ndoshta do tė mė pėrgjigjet se ndoshta jo gjithēka ėshtė e mjerė dhe e zezė. Ndoshta mund tė mė pėrgjigjet se ka njė shoqėri tė madhe. Por jo, mė sheh me sytė e zbehtė dhe thotė: "Ēfarė mund tė jetė e bukur? Jam kėtu vetėm pėr tė mbijetuar. Nėse do tė isha jashtė, do tė kisha njė burrė dhe familje, por kėtu brenda duhet tė pres gjithmonė klientė tė ndryshėm. Doni ta dini se si ėshtė jeta kėtu? Ne nuk kemi jetė".


1. Nė Bangladesh prostitucioni ėshtė i ligjshėm pėr femrat qė deklarojnė se janė mbi 18 vjeēe dhe e ushtrojnė kėtė profesion nė mėnyrė vullnetare.

2. Sipas statistikave, numri i prostitutave ėshtė 150 mijė. Por sipas Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė ato janė 35 mijė dhe klientėt shtatėqind mijė.

3. Bordellot e ligjshme janė katėrmbėdhjetė.

4. Sipas organizatės "Terre des hommes", numri i minoreneve qė detyrohen tė prostituojnė ėshtė dhjetėmijė

5. Sipas Qendrės Ndėrkombėtare pėr Mbrojtjen e Grave nė Bangladesh, 60% e klientėve nuk pėrdorin masa mbrojtėse



Mė shumė se 300 fėmijė jetojnė nė bordello me nėnat e tyre. Kur vjen ndonjė klient qėndrojnė poshtė krevatit, ose jashtė nė rrugicė


Jam kėtu vetėm pėr tė mbijetuar. Nėse do tė isha jashtė, do tė kisha njė burrė dhe familje. Doni ta dini se si ėshtė jeta kėtu? Ne nuk kemi jetė


Mjafton tė bėsh disa hapa, mė pas hyn nė njė botė krejt ndryshe: Daulatdia, bordelloja mė e madhe e Bangladeshit. Kėtu 1600 gra dhe vajza jetojnė dhe shesin seks

"Nuk jam e lumtur". Pas njė farė kohe prostitutat me detyrim mund tė blejnė lirinė. Ajo shpreson qė ta arrijė pas njė ose dy vitesh. Kur tė mos jetė mė njė skllave, mund tė largohet nga ky vend. Por edhe pse ėshtė rrėmbyer, familjarėt nuk do ta pranojnė nė shtėpi, sepse puna qė bėn nuk ėshtė e ndershme