Mėsuesit pranojnė se mjaft tema janė tejet tė vėshtira

Librat janė voluminozė, me terma e koncepte tė pakuptueshme. Edhe mėsuesit i cekin pėrciptas. Kėshtu, thesi i padijes rritet ēdo ditė. Njė fenomen i tillė shqetėson mjaft shkollat e mesme tė vendit. Gjatė njė vėzhgimi nė gjimnazet e kryeqytetit mėsuam se njė ndėr arsyet qė nxėnėsit braktisin orėt e mėsimit ėshtė edhe fakti se nuk arrijnė dot tė asimilojnė mėsimin. "Kam ardhur pa detyra dhe sa tė marr katėr, mė mirė marr mungesė", thotė njė nxėnėse te shkolla "Petro Nini Luarasi". Mbase ky refren ėshtė i njohur nga tė gjithė, pasi iu ka ndodhur tė gjithėve. Por kur detyrat mbeten pa bėrė nga padija, problemi ėshtė mė serioz. Nxėnėsit nuk arrijnė tė kuptojnė mėsimin, nuk arrijnė tė bėjnė detyrat dhe ikin nga klasa. Bojkoti ėshtė zgjidhja e vetme e tyre. Nga ana tjetėr, mėsuesit pranojnė se mjaft tema janė tė vėshtira dhe nuk kapen brenda orėve tė programuara. Pra i justifikojnė nxėnėsit nė njė farė mase. Sipas tyre, disa tema kanė nevojė pėr shtjellim mė tė detajuar, por edhe pėr orė praktike. E pyetur pėr kėtė problem, drejtoresha e gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Diana Kalemi, shprehet se "ka marrė disa herė ankesa nga nxėnėsit, se nuk mund tė pėrvetėsojnė mėsimet". Por kjo, sipas saj, nuk ėshtė arsye pėr ta braktisur atė. Sipas saj, nxėnėsit janė tė predispozuar tė gjejnė pretekste pėr tė lėnė orėt e mėsimit dhe nė kėtė prizėm kanė pėrfshirė edhe vėshtirėsinė e librave. Ndėrkohė qė shton se "nė disa tekste janė bėrė pėrmirėsime dhe tė tjera mbeten mė problematike". Ndėrhyrje kryesisht janė bėrė pėr tekstet e profilit shoqėror, ndėrsa ato natyror mbeten ende tė vėshtira dhe tė pakuptueshme. Kjo ėshtė ankesa e nxėnėsve, qė kur vjen nė grup bėhet edhe mė e besueshme. "Kemi shumė vėshtirėsi nė lėndėn e kimisė", thonė njė grup nxėnėsesh qė rrinė nė oborrin e shkollės. Sipas tyre, disa tema janė fare tė pakapshme dhe formulat qė mėsojnė janė kaq tė shpeshta sa nuk arrijnė dot t‘i fiksojnė. Por mėsimet e prapambetura krijojnė vėshtirėsi pėr mėsimet pasuese, duke u bėrė kėshtu pengesė nė vazhdimėsi pėr nxėnėsit dhe njėkohėsisht njė arsye e mirėfilltė pėr bezdisje. Nėse i pyet tė rinjtė pėr lėndėt mė tė vėshtira, rendisin kiminė dhe gjuhėn. Tė dyja kėto lėndė pėrmbajnė koncepte qė duhet tė rrinė gjatė me nxėnėsin pėr t‘u fiksuar. Por duke qenė se programi ėshtė i ngjeshur, ato duhet tė kalohen me shpejtėsi, ndaj nxėnėsit nuk i kapin, shpjegojnė mėsueset. Nėse kohėt e foljeve janė mėsime me vijueshmėri, qė nxėnėsit duhet tė pėrqendrohen gjatė mbi to pėr t‘i fiksuar, nė program janė parashikuar nė afat tė shkurtėr kohor dhe ato i harrojnė sapo janė shpjeguar. Kėshtu shprehet njė mėsuese letėrsie nė Tiranė. Sipas saj, pėr temat e rėndėsishme dhe me koncepte tė reja duhet tė ketė mė tepėr hapėsirė.

INTERVISTA/ Suzana Tabaku, drejtore e Zhvillimit tė Kurrikulės nė MASH, tregon tė rejat qė do tė ndodhin me librat e shkollės


Orėt e lira nė shėrbim tė temave abstrakte


Ndryshimi do tė ndihet kur tė nisė sistemi i ri 3-vjeēar nė gjimnaze


Po, ėshtė e vėrtetė qė tekstet shkollore janė tė vėshtira. Kėshtu ėshtė shprehur nė njė intervistė pėr "Shqip" drejtoresha e Kurrikulės nė Ministrinė e Arsimit, Suzana Tabaku. Sipas saj, po merren disa masa, ndėr to edhe shtimi i orėve tė lira tė mėsimit pėr tė ulur ngarkesėn. Kjo do tė thotė se mėsuesit mund tė pėrdorin kėto orė pėr tė ndarė ato tema qė janė tė vėshtira dhe nuk asimilohen brenda orėve tė programit lėndor. Kjo mbetet vetėm njė masė imediate, ajo ēka e bėn tė prekshėm ndryshimin ėshtė sistemi i ri 9+3 vjeēar i arsimit parauniversitar. Pėr herė tė parė sistemi i ri gjen terren nė vitin shkollor 2008-2009. Tabaku shprehet: "Dokumenti politik i prezantuar nga grupi i punės pranė MASH parashikon kurrikulėn e detyruar dhe kurrikulėn obsionale pėr shkollat e mesme, kur shkolla tė jetė trevjeēare. Nė shtatorin e kėtij viti, nxėnėsit e klasės sė tetė hidhen nė klasė tė nėntė. Ndėrsa nė shkollė tė mesme ata bėjnė tri vite.

A janė tė mbingarkuara tekstet e shkollave tė mesme?

Njė nga problemet nga tė cilat vuan arsimi shqiptar ėshtė mbingarkesa nė tekstet shkollore, e cila shprehet nė numrin e madh tė faqeve, nė numrin e madh tė koncepteve qė nxėnėsit duhen tė marrin nė njė orė mėsimi, apo nė nivelin e vėshtirėsisė sė koncepteve qė trajtohen nė raport me moshėn e tyre. Identifikimi i kėtij problemi nga ankesat e nxėnėsve, tė mėsuesve, tė prindėrve; pėrmasat e tij tė bartura nė vite, bėjnė qė ngarkesa e teksteve shkollore tė jetė pjesė e reformės sė MASH nė arsimin parauniversitar. Nė kėtė drejtim, MASH ka pėrcaktuar njė politikė tė qartė, pėr tė ardhur nė tekste shkollore mė tė mira dhe mė tėrheqėse pėr nxėnėsit. Fillon kjo politikė e MASH nė vitin 2005, kur me urdhėr tė ministrit tė Arsimit dhe Shkencės u ngritėn grupet e punės lėndore dhe u pėrgatit "Udhėzimi pėr lehtėsimin e ngarkesės mėsimore tė teksteve shkollore (nė arsimin e mesėm tė pėrgjithshėm)". Ky udhėzim merr nė shqyrtim tekstet e lėndėve matematikė, fizikė, kimi, biologji, letėrsi, histori, gjeografi, gjuhėt e huaja dhe orienton mėsuesit konkretisht pėr lehtėsimin e tekstit, duke reduktuar konceptet e tepėrta, materialet e konsideruara jo tė domosdoshme etj.

Ēfarė po bėhet pėr kurrikulat e reja?

Politika e MASH pėr uljen e mbingarkesės sė teksteve u orientua duke pasur parasysh se ajo shkaktohet kryesisht pėr shkak tė programit lėndor, i cili ėshtė bazal pėr hartimin e njė teksti, ose pėr shkak tė autorėve tė teksteve. Nė lidhje me programet lėndore, nė vitin shkollor 2006-2007 u rishikuan, u ripunuan apo u hartuan programe tė reja me fokus uljen e ngarkesės mėsimore. Instituti i Kurrikulės dhe Trajnimit ndėrmori njė studim nė lidhje me arritjen nga ana e nxėnėsit tė objektivave mėsimore tė programeve, pėr 10 lėndė shkollore, nė tė gjitha nivelet e shkollimit parauniversitar. Nė pėrfundim tė kėtij studimi, ēdo specialist lėndor nė IKT do tė ketė bazėn e tė dhėnave mbi objektivat mėsimore qė nuk janė arritur nga nxėnėsit dhe shkaqet e mosarritjes sė tyre. Kėto tė dhėna do tė mbahen nė konsideratė nė hartimin e kurrikulave tė reja qė do tė hartohen sė shpejti pėr shkollat e mesme, si dhe nė rishikimin e kurrikulave tė arsimit tė detyruar. MASH po punon pėr hartimin e standardeve tė reja lėndore tė arsimit parauniversitar, ku po bėhet kujdes sidomos pėr tė pėrcjellė pėr shkollat dhe mėsuesit kėrkesa tė domosdoshme tė formimit tė nxėnėsve dhe respektim tė veēorive tė tyre moshore. Sigurisht qė kėto standarde do tė jenė pjesė e paketės sė ALTERTEKST-it, tė detyrueshme pėr t‘u respektuar nga autorėt e teksteve shkollore. Pjesė e reformės arsimore ėshtė rritja e numrit tė orėve tė lira nė programet lėndore si pėr arsimin e detyruar dhe atė tė mesėm, qė pėrcjell ndikimet e veta pozitive nė drejtim tė uljes sė mbingarkesės sė nxėnėsve. Orėt e lira bėjnė qė njė pjesė tė orėve mėsimore, qė janė nė funksion tė lėndėve akademike, tė kalojnė nė orė mėsimore nė pėrputhje me nevojat dhe interesat e nxėnėsve. Nė lidhje me autorėt e teksteve, reforma ALTERTEKST ėshtė sistemi qė ndikon nė pėrmirėsimin e vazhdueshėm tė cilėsisė sė teksteve pėr shkak tė kritereve tė vlerėsimit tė teksteve, ekzistencės sė teksteve alternative, si dhe pėr shkak tė konkurrencės nė treg. Tekstet shkollore, tė paraqitura nga shtėpitė botuese, pėrzgjidhen nga komisionet nė bazė tė njė sistemi kriteresh me pikė, njė pjesė e tė cilėve ndikon drejtpėrsėdrejti nė ngarkesėn e tekste. Mund tė pėrmend kritere tė tilla si: pėrputhja e pėrmbajtjes sė tekstit me tematikėn e programit lėndor; pėrmbushja e objektivave tė programit lėndor nė tekst; a ėshtė nė pėrshtatje me moshėn gjuha e pėrdorur nė tekst; a ėshtė nė pėrshtatje me moshėn shkalla e vėshtirėsisė; a ėshtė nė pėrshtatje me moshėn sasia e njohurive; a ėshtė teksti tėrheqės pėr moshėn e nxėnėsve etj. Konkurrenca e teksteve alternative po evidenton njė fakt tė rėndėsishėm qė lidhet me pėrmirėsimin e cilėsisė sė teksteve dhe nė kėtė kuadėr edhe pėrmirėsimin e problemit tė mbingarkesės. Nga tekstet alternative qė MASH miraton pėr pėrdorim nė shkolla, mėsuesit janė ata qė do tė zgjedhin tekstin, tė cilin e konsiderojnė mė tė pėlqyeshėm. Shtėpitė botuese janė tė interesuara tė dinė mendimet dhe vėrejtjet e mėsuesve pėr tekstet e tyre dhe pėrpiqen t‘i reflektojnė ato nė botimet e vitit pasardhės. I gjithė ky proces ka filluar tė japė impaktin e vet pozitiv nė drejtim tė uljes sė ngarkesė sė teksteve shkollore.

Si pėrfundim mund tė them qė teksti alternativ dhe krijimi i hapėsirave kurrikulare pėr pėrdorimin nga mėsuesit nė shkolla tė mė shumė burimeve informative tė tė nxėnit ėshtė njė drejtim qė hap pas hapi do japė ndikimet e veta pozitive nė drejtim tė mbingarkesės sė nxėnėsve nė mėsim.

Ēfarė do ndryshojė konkretisht me sistemin e ri 9 dhe 3-vjeēar?

Nė sistemin 9 vjeēar: Nė vitin shkollor 2008-2009, me klasėn e 9-tė qė realizohet pėr herė tė parė, mbyllet cikli i plotė i sistemit tė ri tė arsimit tė detyruar 9-vjeēar. IKT ka filluar punėn pėr tė bėrė vlerėsimin e kurrikulės sė re tė sistemit 9-vjeēar dhe mbi gjetjet qė do tė dalin nga ky vlerėsim, do tė fillojė puna pėr rishikimin dhe pėrmirėsimet kurrikulare. Njė nga ndryshimet kurrikulare qė mendohet se do tė jetė mė i rėndėsishmi ėshtė qė nė arsimin e detyruar tė trajtohet kurrikula e lėndėve tė interuara. Nė arsimin e mesėm: struktura e re e arsimit tė mesėm qė do tė ngrihet mbi arsimin e detyruar 9-vjeēar, do tė jetė 3 vjet pėr arsimin e mesėm tė pėrgjithshėm dhe 4 vjet pėr arsimin e mesėm profesional. Nė arsimin e mesėm tė pėrgjithshėm me strukturėn e re do tė ketė dhe njė reformė kurrikulare. Dokumenti politik i prezantuar nga grupi i punės pranė MASH parashikon kurrikulėn e detyruar dhe kurrikulėn obsionale, e cila do tė jetė nė shėrbim jo vetėm tė formimit tė pėrgjithshėm, por edhe nė shėrbim tė formimit specifik tė drejtimit qė nxėnėsi ka zgjedhur pėr tė ardhmen.