Receta Gatimi

"Aventura ime nga Guantanamo nė Tiranė"


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    "Aventura ime nga Guantanamo nė Tiranė"

    INTERVISTA/ Flet pėr herė tė parė njė nga pesė uigurėt qė mbėrritėn nė Tiranė nga burgu i ushtrisė amerikane

    Abu bakker Qassim, njė prej pesė shtetasve kinezė tė etnisė uigure, qė mbėrritėn nė Tiranė 5 majin e vitit 2006, direkt nga burgu i Guantanamos, rrėfen nė njė intervistė pėr emisionin "Exclusive" nė "Top Channel", aventurėn shqiptare qė zgjat prej mė shumė se njė viti. Qassim, tashmė qytetar shqiptar e konsideron vendin tonė mik, por qė ende s‘ėshtė bėrė atdheu i dytė...

    Ē‘dinit pėr Shqipėrinė nė kohėn qė jeni njoftuar se do tė deportoheshit nė kėtė vend?

    Qė nė moshėn 15-vjeēare e kam njohur Shqipėrinė. E dija se ishte njė shtet komunist. Jam njohur me tė, kur isha fėmijė. p.sh. ka qenė njė film me titullin "Ylli i kuq", njė film shqiptar. Ėshtė shfaqur edhe nė Kinė dhe unė aty jam njohur me tė si vend. Si njė vend komunist.

    A ua kujtonte Shqipėria periudhėn e miqėsisė bolshevike shqiptaro-kineze, a kishit dijeni pėr kėtė miqėsi?

    Nuk e dija se ka njė miqėsi mes Kinės dhe Shqipėrisė. S‘kam pasur asnjė informacion pėr kėtė.

    A mendonit se kthimi juaj nė Shqipėri mund tė kishte lidhje me kėtė traditė miqėsie?

    Jo, nuk mendoj se kishte lidhje ose tė paktėn kėshtu mė duket mua.

    Apo mendonit se Shqipėria ishte zgjedhur si njė vend me popullsi shumicė myslimane?

    Unė dija vetėm se kėtu ka njė popullsi shqiptare dhe asgjė tjetėr lidhur me besimin fetar. Nuk kisha asnjė lloj informacioni, sepse unė e njihja Shqipėrinė shumė pak vetėm si njė vend komunist qė do tė thoshte se ishte dhe ateist.

    Si e kishit pėrfytyruar pritjen nė Shqipėri?

    Kur mė thanė, nė maj 2006, qė do tė vinim nė Shqipėri, unė u thashė se ēfarė do tė bėjmė ne atje? Ai ėshtė njė shtet komunist. Dhe ne po vijmė nga njė shtet komunist, pėrse do tė na ēoni atje pėrsėri? Ata na thanė se ai vend ka 16 vjet qė ka ndryshuar sistem... Brenda 2 muajve do t‘iu japin shtėpi, lekė dhe pasaportė. Prandaj ėshtė biseduar pėr gjithēka. Pėr kėtė arsye nuk keni pse ta refuzoni, sepse ky vend nuk ėshtė mė, komunist.

    Por a ua dhanė ato pasaporta dhe tė tjera qė u premtuan?

    (qesh)Tė lutem mos mė bėj pyetje tė tilla se i bie pastaj tė hyj nė politikė. Kemi bėrė njė pakt qė s‘do tė mė pyesėsh pėr gjėra qė s‘jam i autorizuar t‘i them...

    Por tė paktėn mė thuaj a ke njė shtėpi tėnden?

    ...( qesh ) Jo nuk kam ... jetoj me qira ... edhe kėtė pas njė viti e morėm...

    Po lekėt e premtuara?

    Thamė se nuk do flasim pėr shumė hollėsi.....jo nuk i morėm. Kaq.

    A ju ka shkuar nė mendje se duke ardhur nė Shqipėri vinit nga njė burg i vogėl nė njė "burg tė madh", nė kuptimin qė ky vend kontrollohej politikisht nga Uashingtoni edhe prej sė largu?

    Nuk dua t‘i pėrgjigjem kėsaj pyetje, sepse kjo ėshtė njė pyetje politike...

    Cila ishte pėrshtypja e parė pėr Shqipėrinė sapo zbritėt nė Rinas?

    Pas njė udhėtimi 13 orė, arritėm nė Rinas. Ishte shumė errėsirė. Nė moment mendova qė zbritėm nė Kinė dhe vetėm pas ēerek ore, pasi u shfaqėn tri makina nė Rinas, nė atė errėsirė, me njerėz brenda tė veshur me pamje evropiane, arrita tė kuptoj qė nuk jam nė Kinė. Bekova veten dhe falėnderova Allahun. Isha nė Shqipėri. Atė natė qė udhėtuam pėr nė Tiranė deri nė atė moment mendoja se Shqipėria ėshtė njė vend i madh, por kur mbėrritėm nė qendrėn e refugjatėve, kuptova se ishte njė vend i vogėl.

    A keni qenė tė vėmendshėm ndaj mėnyrės si e trajtoi ēėshtjen tuaj shtypi ynė?

    Problemi qėndron me shtypin shqiptar, sepse mėnyra se si ėshtė trajtuar ēėshtja jonė ėshtė shumė e keqe, sepse asnjė gazetar, nuk ka ardhur tė na intervistojė qė tė marrė opinionet direkt tonat. Madje, njė gazetė ka shkruar qė Abu Kabir (unė) ėshtė dhe lideri i kėtyre 5 uigurėve, gjė qė ėshtė e pavėrtetė, sepse nuk ka qenė ndonjėherė kėshtu dhe madje u kam kėrkuar qė tė mė pyesin qė tė shkruajnė tė vėrtetėn, jo thjesht pėr tė mbushur faqen e pėr ta shitur gazetėn nga ana komerciale. Gazetaret kėtu nuk punojnė mirė... nuk mund tė quhet gazetari ajo qė tė marrėsh info nga interneti, nga shtypi i huaj, tė pėrkthesh kur ke mundėsinė tė kontaktosh, tė flasėsh dhe t‘i sqarosh gjėrat. Asnjeri nuk ka shkruar pėr familjen time qė kam 8 vjet pa e parė, as pėr fėmijėt, dhe natyrisht ko nuk ėshtė diēka e bukur, nuk ėshtė diēka profesionale e aq mė tepėr njerėzore. Kėtu me sa duket shtypi i bėn punėt, shkel e shko.

    A keni mall pėr familjen? Sa fėmijė keni dhe si po e suportoni tė qėndroni kaq shumė vite larg saj?

    Kam 8 vjet qė s‘i kam parė. Im atė vdiq kur isha nė burg dhe natyrisht unė dua t‘i takoj, por nuk jam fare i sigurt qė mund t‘i takoj ndonjėherė. Do tė pėrpiqem tė bėj mė tė mirėn e mundshme pėr jetėn time kėtu qė ta lehtėsoj kėtė dhimbje qė kam ..por natyrisht puna mė mban larg trishtimit ...

    Dy vjeē e gjysmė e kam lėnė fėmijėn e madh pastaj u bėra me dy binjakė, tė cilėt nuk i kam parė mė, dhe nė momentin qė flas me fėmijėt nė telefon ata nuk e zgjasin shumė, sepse mendojnė se nuk jam i ati i tyre.... e kalojnė te gruaja telefonin.... aq rrallė sa mund tė flasė dhe me vjen shumė keq qė fėmijėt shqiptarė na quajnė me atė epitetin qė u pėrmenda qėparė. Ndėrkohė qė unė ēdo fėmijė e shoh si fėmijėn tim dhe prandaj u mora nė kėtė projekt, pėr tė kontribuar pėr fėmijėt...

    A keni ndėrmend tė krijoni familje?

    Kam angazhime tė tjera tani. Tė cilat janė pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe pėr tė mėsuar kurset profesionale pėr tė kontribuar sa mundem, nė jetėn sociale tė kėtij vendi dhe kush e di. Asnjėherė nuk e kam menduar deri nė kėtė moment.

    A i kuptoi opinioni shqiptar shqetėsimet tuaja?

    Shumica e shqiptarėve na presin shumė mirė. Sigurisht qė nuk mund tė pretendosh se tė gjithė tė kenė njė mendim pozitiv. Mua ajo qė mė shqetėson dhe mė mėrzit ėshtė ajo qė has madje dhe te fėmijėt, tė cilėt thonė kur unė kaloj se: ja kėta terroristėt apo kinezėt. Unė dua tė shpjegoj se kinezėt nuk janė uigurė. Pra, nuk janė nga Turkistani Lindor dhe ne nuk jemi kinezė. Kėta janė dy kombe tė ndryshme. Edhe prindėrit e kėtyre fėmijėve nuk e dinė se ēfarė do tė thotė terrorist. Vetė amerikanėt na shpallen totalisht tė pafajshėm e ky lloj opinioni na mundon, sigurisht, na lodh e na mėrzit.

    Si mendon i kujt ėshtė faji?

    Ne ishim tregtarė para se tė fillonte kjo histori qė njihet tashmė. Dhe nė Pakistan kishim shkuar pėr tregti dhe aty na dorėzuan si terroristė, tek amerikanėt e pastaj pėrfunduam nė Guantanamo e pas 3 vjet e gjysmė, s‘kishim pikė lidhje me atė ēfarė na kish ndodhur. Pėr Guantanamon, them se, duhet tė mbyllet ky lloj burgu. Ėshtė njė burg i tmerrshėm. Dhe kjo vlen pėr gjithė njerėzimin. Pėr gjithė popujt. Ėshtė vėrtetuar se janė vetėm njėmbėdhjetė anėtarė tė Al-Kaedės, terroristė tė kėtij grupi, sepse tė tjerėt nuk janė vėrtetuar ende, nėse kanė lidhje apo jo me kėtė organizatė. Tė tjerėt mund tė jenė tė pafajshėm ashtu siē ishim dhe ne. Nė kėtė mėnyrė po ta mendosh ėshtė domosdoshmėrisht e nevojshme tė mbyllet ky burg, sepse sipas meje nuk i vlen askujt njė burg i tillė. Aq mė shumė njė burg i ngritur nga njė vend demokratikā€¦.

    A mund tė quhet ēėshtje e mbyllur ēėshtja juaj, nė kuptimin qė e keni pranuar fatin tuaj, jeni pajtuar me qėndrimin e pėrhershėm nė Shqipėri?

    Asgjė nuk dihet, por e vetmja gjė qė dimė dhe e vlerėsojmė ėshtė gatishmėria e popullit shqiptar pėr pranimin nė gjirin e tyre, qė ne tashmė e konsiderojmė si atdheun tonė tė dytė. Pėrforcoj se mes gjithė atyre shteteve ekonomikisht tė fuqishme, tė cilat nuk pranuam ekstradimin tonė, falėnderoj Shqipėrinė dhe shpreh mirėnjohje pėr tė. Dhe me gjithė zemėr nė emėr tė gjithė shokėve tė tjerė e falėnderoj popullin shqiptar qė na krijoi kėtė mundėsi. Unė do tė rri nė Shqipėri, por dua qė tė kem kushtet e nevojshme pėr tė jetuar nė kėtė vend e ta ndiej vėrtet, si njė atdhe tė dytė. Unė do tė vazhdoj tė bėj pėrpjekjet maksimale pėr tė kontribuar nė jetėn e pėrditshme shqiptare nė pėrpjekje pėr tė pėrmirėsuar disa gjėra qė kėtu mungojnė, si uji, dritat dhe disa probleme ekonomike tė theksuara, edhe unė ndihem i detyruar tė bėj maksimumin pėr atė ēfarė mė takon.

    Nėse do tė kishit mundėsi, do tė zgjidhnit njė vend tjetėr?

    Realisht nuk kam menduar ndonjėherė tė largohem dhe pėr aq kohė sa jam kėtu, nuk mund tė rri pa kontribuar pėr atė ēfarė mė takon si qytetar i kėtij vendi.

    Sa dhe ku e sheh veten tė pėrfshirė?

    Pasi biseduam me pronarin e njė restoranti nė Tiranė, mendova qė tė marr pjesė nė njė projekt tė tijin pėr mbjelljen e fidanėve nėpėr shkolla, pasi pema ėshtė bukuri, pema ėshtė poezi, ėshtė jetė dhe unė mendova qė tė merrja pjesė. Unė mendoj se edhe fėmijėt shqiptarė, tani pėr Turkistanin Lindor (uigurėt)tė fillojnė tė mendojnė gjėra tė mira, pozitivisht. Kėshtu pasi bėra pilafin, pjatėn time tradicionale, duke prezantuar dhe kulturėn kulinare tė vendit tim, me tė ardhurat e kėtyre pjatave, shpresoj tė mbillen pemė, nė shkollat e kryeqytetit, njė projekt qė ėshtė mirėpritur edhe nga Bashkia e Tiranės dhe kreu i saj, Edi Rama.

    A kanė uigurėt pasaportė shqiptare dhe a marrin pjesė ata nė jetėn publike tė vendit? A votojnė uigurėt?

    Pas 9 muaj qėndrimi na dhanė njė dokument udhėtimi qė nėse na japin vizė, nė shtetet ku mund tė duam tė lėvizim mund tė udhėtojmė. Por pas 5 vitesh do tė pajisemi me pasaportė.

    A votoni ju?

    Pas 5 vjetėsh na kanė thėnė se edhe mund tė votojmė ...

    Keni miq shqiptarė?

    Kam miq shumė turq, shqiptarė dhe nė xhami kur shkoj pėr t‘u falur njihem me njerėz tė mirė.

    Janė mikpritės shqiptarėt?

    Po, jeni shumė, mė ka ndodhur qė kam shkuar tė blej pica dhe nuk mė kanė marrė lekė apo kam shkuar pėr tė blerė disa gjėra dhe mė kanė thėnė se "ju jeni mysafir dhe nuk mund t‘ju marrim lekė". Apo te kasapi kur shkoj dhe sigurisht qė unė tani jam duke parė se kjo nuk ėshtė gjė e mirė, sepse ata bėjnė tregti dhe unė e njoh tregtinė dhe qė tė mos marrin lekėt pėr tė, kjo mė vret. Ėshtė njė tregues i bukur i mikpritjes, por edhe unė pėrpiqem t‘i shmang, se kjo ėshtė punė pėr ta.

    Ēfarė profesioni keni pasur?

    Kam punuar nė fabrikė. Pastaj jam marrė me tregti orėsh, me veshmbathje, me ushqimore, me fruta-perime. Pas ‘90-ės deri nė 2000 jam marrė me tregti...

    Me kė festojnė uigurėt nė festa tradicionale dhe familjare?

    Tradita e festave tuaja ngjan shumė me tonat. Unė jam praktikant dhe si praktikant, them se njėsoj festohet nė gjithė botėn. Kėtu festoj mes miqsh qė mė duan tė mirėn.

    Ēfarė mendoni tani pėr Guantanamon?

    Ju vetė dhe njerėzit e kuptoni se ē‘mendoj, por nuk mund ta imagjinoni dot....

    Do doja mė shumė tė flisnit ...
    Ne thamė qė s‘do tė bėhen pyetje tė tilla dhe pėr Guantanamon. Nė radhė tė parė populli amerikan, nuk di asgjė pėr Guantanamon. Nuk ėshtė i mirinformuar se ēfarė ndodh aty. SHBA ėshtė njė vend qė ka sjellė demokracinė kudo nė botė. E ka sjellė edhe nė Shqipėri, pėrpiqet ta sjellė nė gjithė botėn. Ėshtė njė vend shumė demokratik dhe populli amerikan e ka kėtė aftėsi, edhe pėr uigurėt e di shumė mirė qė e do, popullin amerikan si dhe unė, por nė momentin qė do ta merrte vesh se ēfarė ndodh nė Guantanamo, atėherė sigurisht reagimi i tyre, do tė ishte shumė i fuqishėm.

    A i shihni tė realizuara tė drejtat tuaja si nė njė shtet demokratik?

    Ky ėshtė njė vend demokratik dhe ne jetojmė nė njė vend tė tillė, mjafton qė mos tė shkelėsh ligjet.

    Shqipėria nuk ėshtė ėndrra juaj e vetme?

    Kismeti na solli, kismeti po bėn qė po jetojmė kėtu.

    Ēfarė duhet tė bėjė populli shqiptar pėr vendin e tyre?

    Toka juaj ėshtė njė tokė fantastike, ujė ka shumė, por ju e shpėrdoroni shumė atė. Nė Babrru kam ndenjur njė vit e gjysmė dhe e lėnė ujin gjithė ditėn tė rrjedhė kot. Nuk i mbyllin ēezmat, nuk i fikin dritat. Ju e shpėrdoroni e keqpėrdorni pasurinė natyrore. Kjo ėshtė njė tokė qė kėrkon shumė punė. Vetėm nėse punohet mund ta arrini ta kapni Evropėn.

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e Alb-Angel
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    385
    Reputacioni
    0

    Re: "Aventura ime nga Guantanamo nė Tiranė"

    Me peqeu intervista qe ka dhene ky sidomos pergjigja e fundit:

    Toka juaj ėshtė njė tokė fantastike, ujė ka shumė, por ju e shpėrdoroni shumė atė. Nė Babrru kam ndenjur njė vit e gjysmė dhe e lėnė ujin gjithė ditėn tė rrjedhė kot. Nuk i mbyllin ēezmat, nuk i fikin dritat. Ju e shpėrdoroni e keqpėrdorni pasurinė natyrore. Kjo ėshtė njė tokė qė kėrkon shumė punė. Vetėm nėse punohet mund ta arrini ta kapni Evropėn. *




  3. #3
    i/e rregjistruar 35% Maska e anna
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    france
    Postime
    761
    Reputacioni
    18

    Re: "Aventura ime nga Guantanamo nė Tiranė"

    nuk do te me pelqente qe te burrgosurit e guantanamos te vijne ne shqiperi . burgu i guantanamos njihet ne tere boten qe mban njerezit me te rezikshmit e botes. dhe keta njerez te vijne te streohen ne shqiperi nuk me vjen mire . ne fund te fundit kriminel mbeten . fjala e urte thote ujku qimen e nderron por zakonin se harron. ky eshte mendimi im personal .

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Aventura e rezikshme e 4 aventurierėve
    Nga Erinaa nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-12-2012, 10:27 PM
  2. Nis aventura e re e “Big Brother”
    Nga Kliton nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 06:03 PM
  3. Kėrkon divorc, sepse burri e quan Guantanamo
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-10-2009, 09:48 PM
  4. Najada , aventura nga provokimi te bashkejetesa
    Nga Coca-Cola nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-07-2008, 09:46 AM