Kruja


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Kruja

    Receta Gatimi

    Kruja eshte nje nga qytetet me te vizituara te vendit tone. Gjate kesaj vere, ne qytetin historik mberriten vizitore te shumte, numer i cili ne krahasim me vitet e kaluara eshte i larte. Pjesa me e madhe e tyre kane qendruar ne qytet vetem disa ore, kohe e mjaftueshme per te vizituar muzeun historik “Gjergj Kastrioti”, e me pas jane larguar ne drejtim te destinacioneve te tjera turistike te vendit tone. Banoret vendas dhe autoritetet lokale e njohin mire rendesine qe ka turizmi per te ardhmen e qytetit, por jane te ndergjegjshem edhe per te metat e organizimit te tij.

    Kalaja, destinacioni i preferuar
    Qyteti i Krujes, gjate viteve te fundit, ka qene pika me e preferuar ne shkalle vendi per turistet shqiptare dhe te huaj. Krutanet thone se “kush nuk ka vizituar Krujen, nuk ka vizituar Shqiperine”. Numri i vizitoreve kosovare ne Muzeun Historik ka pasur nje rritje te vazhdueshme, ndersa nuk kane munguar vizitoret nga ane te ndryshme te globit.
    Drejtori i Muzeve, Mehdi Hafizi, thote se qyteti ka vene ne dispozicion te vizitoreve jo vetem mikpritjen dhe bujarine, por edhe disa nga vlerat e tij tradicionale. Brenda mureve te kalase ndodhet Muzeu Etnografik Kombetar, i cili eshte vendosur ne nje banese me se 240-vjecare. Mbi 1.100 objekte me vlera te rendesishme tregojne jeten e banoreve te kesaj treve ne shek. XVIII.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Re: Kruja

    Turistet vendas dhe te huaj nuk largohen nga Kruja pa vizituar pazarin karakteristik mesjetar, ne te cilin, pervec tregtimit te sendeve tradicionale, mjeshtrit vendas prodhojne objekte artizanati, si punime ne dru dhe ne baker, qilima me motive te zones, qeleshe karakteristike etj. Mbi 15 bare dhe restorante ne qytet, pervec menyse klasike, ofrojne edhe pjatat tradicionale te zones. Mbremjet krutane zbukurohen shpesh nga koncertet ne parkun kulturor-sportiv te qytetit, ku, bashke me ansamblin “Kastrioti”, interpreton edhe grupi i mirenjohur muzikor “Pleqte e Krujes”.

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Re: Kruja

    Kėrkesa pėr njė status tė veēantė
    Kryetari i Bashkise, Ismail Dani, thote se “Kruja duhet te gezoje nje status mbeshtetjeje te vecante nga shteti. Qyteti i kryeheroit Gjergj Kastrioti konsiderohet nga te gjithe shqiptaret, kudo qe ndodhen, si nje simbol i unitetit dhe i krenarise kombetare”. Numri gjithnje e ne rritje i vizitoreve eshte nje tregues i rendesise historike dhe turistike qe ka qyteti.
    Kruja, se bashku me Gjirokastren dhe Beratin, si qytete qe bartin pjese te rendesishme nga historia e kombit tone, duket te mbeshteten me shume nga shteti. Sipas Danit, kalimi i te ardhurave qe perftohen nga taksat e biznesit te madh ne favor te permiresimit te infrastruktures se qytetit do te zhvillonte dukshem kushtet e ofertes turistike. “Kruja vazhdon te perfitoje ne buxhetin vjetor nje grant, qe llogaritet thjesht nga numri i popullsise”, thote Dani. Por, qyteti qe prej 10 vitesh nuk e kalon shifren e 15 mije banoreve. “Aktualisht, ne qytet po perfundon realizimi i dy rrugeve, me nje fond te pergjithshem prej 11 milione lekesh, por kjo eshte e pamjaftueshme”, shton kryetari Dani.
    Kruja ka mbetur qe prej 6 vitesh pa kinoteater, si pasoje e djegies se tij nga nje zjarr. Bashkia nuk ka arritur ende te siguroje fonde te mjaftueshme per te ndertuar nje godine te re kulture.
    Ndersa kujdesi i qeverise, per te bllokuar punen e mbi 60 furrave per nxjerrjen e gelqeres ne kembet e malit te Krujes, eshte nje nisme e mire per mbrojtjen e mjedisit nga demtimet ekologjike, por ajo duhet shoqeruar me masa per permiresimin e teknologjive ne kete industri, ku jane punesuar qindra krutane.

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Re: Kruja

    urimet natyrore
    Qyteti i Krujes, qe ka marre emrin nga krojet e kulluara, ka nje pozite te mrekullueshme gjeografike. Vetem 32 km larg tij ndodhet kryeqyteti, ndersa Durresi, me te cilin qe prej 10 vitesh bashkejeton ne te njejtin qark, ndodhet 46 km larg. Ne kembet e qytetit, 6 km larg Fushe-Krujes, ndodhet Albanopolis, qyteti antik qe duket se i ka dhene emrin popullit tone. Banoret, pas rrenimit te qytetit, formuan Krujen, qytetin mesjetar me te njohur ne vendin tone.
    Ne majen e malit te Krujes pamja eshte e mrekullueshme. Ne mot te mire duken qarte konturet e ishullit te Sazanit dhe drejt veriut shihet gjiri i Drinit, deri ne vargmalet qe vazhdojne ne veri drejt Malit te Zi.
    Teqeja e Sarisalltekut ne lartesine 1.117 metra, eshte nje tjeter pike e preferuar, vecanerisht per besimtaret bektashinj. Babai shenjtor, i cili rreth vitit 1325 i ktheu qytetit te Krujes ujin dhe dinjitetin e neperkembur, nderohet gjeresisht nga qytetaret krutane, ndersa teqete bektashiane te zones vizitohen edhe si pika muzeale.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Mustafa Kruja. Fjalim i conferences 22/11/42
    Nga kuklla nė forum Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-01-2009, 10:35 AM
  2. KRUJA
    Nga kuklla nė forum Historia Shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-02-2008, 11:29 AM
  3. Mustafa Kruja, dija dhe vetėdija nė veprėn postum
    Nga kuklla nė forum Historia Shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-11-2007, 09:26 PM