Receta Gatimi

"E shtrenjta Liliana", Gene Edwards


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    "E shtrenjta Liliana", Gene Edwards

    [align=center]E shtrenjta Liliana[/align]


    (Cfare ndodh me te krishteret pas vdekjes?)

    Liliana eshte mamaja e gruas sime. Ajo eshte 90 vjec dhe po ben plane per t’u takuar me Zotin e saj. Njera nga gjerat qe e shqeteson ate jane pyetjet qe niperit e saj do te bejne ne kohen e vdekjes se saj. Keshtu qe vendosi qe te bisedoje me secilin prej tyre. Duke u pergatitur per kete, ajo pyeti Helenen, gruan time, dhe mua ne lidhje me vdekjen e te krishtereve dhe gjerat qe ndodhin pertej. Liliana ka qene nje mikeshe per mua keto 40 vjet. Deri kur nena ime vdiq, ato ishin po ashtu mikesha te mira. Letra ne vazhdim eshte kontributi im per pyetjen e Lilianes. Shpresoj te jete dicka e vlefshme dhe per ty.

    E shtrenjta Liliana,

    Keshtu pra, ti po pergatitesh qe te vdesesh se shpejti (ndoshta te kujtohet se nena jote jetoi 98 vjet) dhe keshtu ke disa pyetje se cfare do u thuash niperve te tu per vdekjen tende. Mire pra, le te flasim per kete. Por le te mos fillojme me pyetjen: Cfare ndodh me te krishteret pas vdekjes? Te fillosh aty, eshte me te vertete gabim. Ne vend te kesaj le te pyesim: Ku filloi Liliana?

    Ku e ke ti Liliana fillimin tend te vertete? Pas kesaj ne do te zhvendosemi per tek lindja jote, shpetimi, vdekja dhe lavdia!
    Duke e kthyer nga ana tjeter kete ceshtje, qe te kuptojme te ardhmen, duhet te bejme nje udhetim ne te shkuaren. Une te ftoj tani te shkojme ne vendin ku ti e ke fillimin tend te vertete.

    Keshtu, nqs e fillojme kete kerkim ne momentin e vdekjes, ne do te fillojme ne mes te histories.
    Ku e ke pra fillimin tend te vertete? Ne momentin e lindjes? Cuditerisht jo, shume me heret se atehere. Beju gati per nje suprize.

    Me kap nga dora Liliana, dhe le te gjejme momentin e fillimit tend te vertete. Kjo eshte shume kohe perpara. Ne fakt, do te na duhet te kthehemi ne nje pike te kohes qe i paraprin krijimit te Adamit, madje dhe krijimit te ketij universi.

    A ke ekzistuar ti perpara krijimit? Nqs do te ishe vetem nje trup dhe nje shpirt, pergjigjia do te ishte jo. Ti do te ishe nje qenie e perkoheshme, qe ka nje fillim, dhe natyrisht nje fund. Por ti nuk je vec nje trup dhe nje shpirt (1 Selanikasve 5:23)

    Ti ke nje pjese qe quhet fryme. Kjo do te thote se nje pjese e jotja erdhi nga nje vend tjeter, i ndryshem nga ky univers material. Pjesa jote fizike i perket botes fizike, pjesa jote frymore, i perket botes frymore. Fryma jote e ka origjinen ne universin frymor.

    A je kryesisht trup? A je kryesisht shpirt? Apo je kryesisht qenie frymore? Pa dyshim Liliana, pjesa me e rendesishme e jotja, eshte fryma.


    E di qe eshte e veshtire te imagjinosh se ti e ke fillimin pertej nje qyteti ne Teksasin qendror. Disa pjese te tuat filluan 90 vjet me pare. Ky eshte trupi yt. Ky trup eshte i perkohshem dhe nuk zgjat me shume se 100 vjet.
    (Meqenese ra fjala, kjo eshte pjesa me interesante e vdekjes. Ti more nje trup para shume vjetesh qe tani eshte plakur. Kjo makine e lodhur, e vjeter dhe e prishur deshiron te nderprese punen. Dhe nje dite ti do te clirohesh prej tij, pergjithmone!)


    vazhdon.......

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re:

    C’mund te themi per shpirtin tend? Shpirti yt filloi kur filloi trupi yt, por shpirti, ndryshe nga trupi, nuk ka fund. Pra shpirti yt zgjat pergjithmone.
    Zgjat pergjithmone do te thote se ka nje fillim, por jo nje fund. Shpirti i Lilianes qe filloi shume vjet me pare ne nje qytet te vogel ne Teksas, do te vazhdoje pergjithmone. Ti nje dite nuk do ta kesh me trupin, por do te vazhdosh te ekzistosh si nje shpirt.

    Pra gjerat po qartesohen. Ti do te clirohesh nga nje trup i plakur dhe shpirti yt do te jete i lire.

    Por le te mos qendrojme ketu, sepse ti nuk je kryesisht nje trup, as kryesisht nje shpirt. As fillimi yt nuk eshte ne Teksas, dhe natyrisht, as fundi ne varreza.

    Le te udhetojme prapa ne kohe, ne kerkim te fillimit tend. Lajmet me te mira na presin diku aty.
    Po udhetojme ne fillimin e krijimit te botes sone. Por kjo nuk mjafton. Duhet te vazhdojme te kthehemi prapa ne nje vend perpara krijimit.
    Tani jemi rruges per te shkuar ne nje vend qe ekzistonte perpara engjejve. Po kthehemi prapa ne nje vend qe daton perpara krijimit te qiejve. Cfare mund te kete ekzistuar valle perpara krijimit?

    Kishte vetem nje “gje” qe ekzistonte perpara krijimit dhe Ky ishte Zoti.
    Eja Liliana, ne arritem ne destinacionin tone. Kemi arritur ne vendin ku Zoti eshte gjithcka. Ai eshte gjithcka qe ekziston. Nuk ka asgje pervec Zotit. Perpara krijimit, Ai eshte Gjithckaja.

    Tani Liliana, nqs me mban per dore, do te guxojme te hyjme brenda Zotit. A mund te guxojme? Po. Shkrimi na siguron vazhdimisht se ne jemi ne Te!

    Tani qe arritem ne vete qenien e Zotit tone, ne e gjejme veten ne nje realitet ku cdo gje eshte drite, nuk ka asgje te tille si vdekja, ku nuk ka asgje te perkoheshme. Nuk ka asgje te krijuar ketu. Cdo gje eshte e perjeteshme, cdo gje eshte Zot. Ose, le te themi: “ne jemi brenda vete Jetes!”. Jeta e Tij vazhdon perjetesisht… ne te dyja drejtimet. Nuk ka asnje kohe kur Zoti nuk ishte. Nuk ka asnje kohe kur Jeta e Tij nuk ka ekzistuar.

    Ne qendrojme ne nje realitet ku shperthejne zbulesat, drita pas dritash. Ne te nuk ka asnje shkelqim te zbehte. Ne qendrojme fitimtare ne rrezet e lavdise se shkelqyeshme.

    Cfare po bejme ketu, ne kete vend perpara krijimit, ku Zoti eshte gjithcka? A mund te guxojme te themi se ti Liliana e kishe fillimin ketu?

    Qendro pak me kujdes tani. Ne po gjejme pergjigjen e pyetjes, sepse po behemi gati te zhytemi ne vete qendren e qenies se Zotit.

    Veshtro rrotull. Kujto qe jemi perpara krijimit, Ajo qe sheh rrotull teje eshte vete jeta e Zotit. Jemi te rrethuar nga nje Jete shume me e larte nga sa mund te arrije jeta njerezore.

    Ketu pra, ne kete vend misterioz, ne kete kohe misterioze, Zoti po planifikon te krijoje. Njera nga gjerat qe vendosi te krijoje, ishe ti Liliana. Ai ka vendosur tashme te te jape ty nje trup dhe nje shpirt. Por Ai gjithashtu ka marre nje vendim tjeter. Perpara se Zoti yt te fillonte te krijonte, Ai ka marre nje vendim qe nje dite Ai te merrte nje porcion nga vete Jeta e Tij – nje pjese nga kjo Jete qe ty po te rrethon tani – dhe ta vendoste kete Jete…Jeten e Tij… tek ty.
    Kupto, qe ishte shume kohe me pare kur Zoti vendosi ta fuste Jeten e Tij te perjeteshme brenda teje. Ai e mori kete vendim ketu, ne kete epoke misterioze. Ai te zgjodhi perpara krijimit; Ai vendosi qe nje pjese e qenies se Tij te vendoset brenda teje.

    Liliana, ketu eshte vendi ku fillove ti. Ne Te. Ishte ketu, brenda Tij, qe Zoti yt shenoi nje porcion te Qenies se Tij qe nje dite te vendoset tek ty.

    A e di se cfare te thote kjo? Kjo do te thote se pjesa kryesore e jotja, pjesa me e rendesishme e jotja, nuk ka pasur kurre fillim. Liliana, eshte nje pjese e jotja qe ka qene gjithmone, qe eshte dhe do te jete gjithmone.

    Ky eshte vendi i origjines tende te vertete.



    ......................vazhdon

  3. #3
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re:

    Me lejo ta kthej ceshtjen nga ana tjeter. Ishte pikerisht ky vend ku Zoti te percaktoi ty te beheshe njeri nga femijet e Tij. Liliana, menyra e vetme qe ne te jemi bijte e prinderve tane, eshte qe jeta e prinderve tane te kaloje tek ne. Dhe keshtu, Zoti shenoi qe nje porcion i Qenies se Tij, nje dite te behej nje me ty.

    Une do te krijoj qiejte. Me pas do te krijoj token. Nje dite Liliana do te linde. Ate Une e kam zgjedhur te jete femija Im. Ne nje dite te vecante, ne diten e shpengimit te saj, Une do ta marr kete porcion te Qenies sime dhe do ta vendos thelle brenda Lilianes. Ky porcion i Qenies Sime, do te jete esenca qendrore e Lilianes. Ajo do te kete brenda saj tipare te natyres Sime dhe te jetes Sime. Ajo do te shprehe nje vecanti te hyjshmerise Sime qe askush tjeter nuk do ta kete. Liliana do te jete unike midis te gjithe femijeve te Mi. Ky porcion i jetes Sime, qe une e kam predestinuar te jete tek Liliana, dhe te behet pjese e Lilianes, do te vazhdoje pergjithmone, nga perjetesia ne perjetesi.

    A ke deshire ta shohesh ate porcion te natyres se Tij hyjnore qe Ai kishte per qellim ta vendoste tek ty?

    A e sheh ate element pulsues, vibrues, flakerues, te ndritshem te Zotit? A ke pare ndonjehere ndonje gje kaq te bukur, te panjollshme, perfekte? Kjo je ti, Liliana. Ky eshte porcioni i Zotit, qe Ai ketu- ne perjetesine e shkuar – e shenoi brenda Tij qe te vendosej tek ty.

    Kur do te ndodhe kjo mrekulli? Ne momentin e shpengimit tend. Ne ate moment, vete Fryma dhe Jeta e Zotit do te behen nje me frymen tende.

    Shihe, ja Liliana e vertete!

    Ne syte e Zotit, ti Liliana, je nje qenie e perjeteshme. Ti ke nje histori te gjate, te pasur jete, ketu, ne prezencen e vete Zotit. Nje porcion i yti ishte ne ekzistence shume kohe perpara se nje femije me emrin Liliana te lindtte. Me vone, ne momentin e shpetimit tend, vete ky porcion i natyres hyjnore te Zotit, banoi brenda teje. Dhe u be nje me ty.

    Shko dhe preke ate element Liliana. Asnjehere mos harro se sa i bukur, sa pashprehimisht i bukur, sa i shenjte, sa i paster eshte ky element i Zotit. Po ashtu, ky nuk do te ndryshoje kur te hyje tek ty ne momentin e shpetimit. Kjo bukuri, pasterti, shenjteri dhe perfeksion i ketij porcioni te Zotit tek ty, nuk ka ndryshuar, as nuk do te ndryshoje pergjate gjithe jetes sate si e krishtere. As nuk do te kete ndryshime ne jeten e Tij ne diten qe ti do te vdesesh, apo me tej. Asnjehere mos e harro pastertine, perfeksionin dhe lavdine qe sheh ketu. Dhe, mbi te gjitha, mos harro kurre se ky porcion i Zotit- ashtu si gjithcka e Zotit – nuk mund te vdese kurre.

    Tani pothuajse erdhi koha qe te kthehemi prapa, brenda hapesires dhe kohes, ne universin fizik dhe ne toke. A nuk do ishte e kendshme sikur ne te krishteret te shpenzonim me shume kohe ketu, ne perjetesine e shkuar, qe te shihnim se sa te bukur jemi?

    Por, perpara se te ikim, ka dicka tjeter qe ti duhet te shikosh. Ti tani ke qendruar ne ate vend, ne Zotin, ku ti ekzistoje perpara themelimit te botes. Ka dicka tjeter ketu qe ka te beje me ty. Ka nje tjeter ngjarje qe ndodhi perpara themelimit te botes. Perpara se te shohim kete ngjarje te shenjte, mund te te bej disa pyetje? A e ke pyetur ndonjehere veten se perse Zoti te zgjodhi ty? Cfare e beri Ate qe te predestinoi ty qe te merrje jeten e Tij te perjeteshme? Perse Ai e do Lilianen kaq shume? Sinqerisht, une nuk e di se perse Ai te zgjodhi ty, por une e kam cmuar gjithmone nje varg ne Dhjaten e Vjeter qe thote: Ju dua sepse… ju dua (Ligji i perterire 7:7-. Ndoshta pergjigjia eshte ne ate varg.

    A e ke vene ndonjehere ne dyshim dashurine e Tij per ty? Ndoshta ne nje dite te keqe, kur ti ishe duke bere dicka te gabuar? Mekatshmeria jone mund te ngrere dyshime serioze ne mendjen tone, per dashurine e Tij, apo jo? A nuk e ke pyetur ndonjehere veten: “Cfare mund te beje Zoti me nje besimtar kaq te varfer si mua?”. Mire, nqs e ke bere kete, e shtrenjta zonje, atehere ke humbur shume kohe duke u shqetesuar per asgje. Zoti te zgjodhi ty shume kohe perpara se ti te ishe lindur. Dhe shume kohe perpara se ti te kishe lindur, Ai u kujdes per gjendjen tende mekatare. A mund ta kuptosh kete? Ai u kujdes per gjendjen tende mekatare perpara se Ai te krijonte cdo gje.


    ...........

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. 10 ushqimet mė tė shtrenjta nė botė
    Nga Erinaa nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-02-2013, 09:22 PM
  2. 15 Qytetet me te shtrenjta ne bote
    Nga olsii nė forum Turizėm dhe Udhėtime
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 30-03-2012, 12:34 AM
  3. Foto: Dhuratat mė tė shtrenjta nė botė
    Nga vaaldr1n nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-12-2011, 09:54 AM
  4. Zhvillimi i vajzave rregullohet nga 30 gene
    Nga Kliton nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-11-2010, 06:55 PM
  5. 10 modelet e veturave mė tė shtrenjta
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-10-2010, 11:24 PM