Receta Gatimi

Pedofilia, pranga te moshuarit


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Pedofilia, pranga te moshuarit

    Nje 61-vjecar, nga qyteti i Vlores, dyshohet se ka tentuar te perdhunoje, dy dite me pare, nje femije te moshes 7-vjecare. Ksenofon Janko, i punesuar si roje ne nje objekt ne afersi te ish-Fabrikes se Cimentos, ne qytetin e Vlores, eshte arrestuar nen akuzen ”marredhenie homoseksuale me dhune me te mitur, e mbetur ne tentative”. Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve, ku 61-vjecari punonte. Policia eshte njoftuar nga prinderit e djalit me iniciale A.M., i cili eshte gjetur ne kapanon se bashku me rojen.

    Sipas deshmitareve ne vendin e ngjarjes, Ksenofon Janko ka thirrur femijen me iniciale A.M., qe t’i bente shoqeri ne vendin ku punonte. Vogelushi e njihte prej kohesh 61-vjecarin, i cili ishte familjarizuar me shume prej banoreve te zones. Policia e qyteti bregdetar tha dje se roja ka arritur te terheqe djalin brenda ambienteve ku punonte dhe ka tentuar ta perdhunoje. Nderkaq, shoket e te miturit i kane treguar prinderve te tij se ku gjendej vogelushi. Ata kane mberritur ne kapanonin industrial dhe kane gjetur te moshuarin prane femijes. Policia tha se prinderit e djalit kane ushtruar dhune ndaj rojes Janko dhe i kane telefonuar policise.

    Uniformat blu kane shoqeruar ne Komisariatin e Vlores, Ksenofon Jankon dhe prinderit e djalit. Roja ka mohuar te kete tentuar perdhunimin e te miturit. Sipas policise, 61-vjecari ka deklaruar se kishte ftuar femijen te hynte brenda per t’i bere shoqeri, pasi jashte bente shume ftohte. Por inspektoret nuk kane besuar deklarimeve te Jankos. Ai eshte arrestuar ne flagrance, ndersa do te jene hetimet e metejshme qe do te zbardhin dinamiken e ngjarjes.

    Roja, i denuar me pare per vjedhje

    Ksenofon Janko, baba i kater femijeve, figuron ne listen e personave te denuar me pare per “vjedhje”. Deklarimi eshte bere nga policia e Vlores, sipas te ciles 61-vjecari figuron ne listat e personave me precedente penale. Ai eshte punesuar nga firma private Sh.r.s.f “Myrtaj”, e cila merret me ruajtjen e objekteve. Janko, sipas policise, ishte ngarkuar me detyren e ruajtjes se nje objekti prane ish-Fabrikes se Cimentos, pikerisht atje ku ndodhi ngjarja.

    “Me kafshoi dhe me hoqi pantallonat”

    Femija A.M., ndersa eshte marre ne pyetje nga uniformat blu, ka deklaruar se sjellja e Ksenofonit ka qene agresive. Burime nga grupi hetimor kane bere te ditur, per “Koha Jone”, se 7-vjecari ka sjelle per policine detaje qe mbeshtesin akuzen. Sipas femijes, 61-vjecari eshte treguar i eger me te, madje i ka bertitur disa here kur A.M., ka nisur te qaje. “U tremba, ka treguar vogelushi ne polici, sidomos ne momentin qe ai me kafshoi dhe me hoqi pantallonat”.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    32

    Re: Pedofilia, pranga te moshuarit

    shume gjynaf per femijen, kur do i japin fund nje her emire ketyre individeve

  3. #3
    i/e rregjistruar 20% Maska e Alb-Angel
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    385
    Reputacioni
    0

    Re: Pedofilia, pranga te moshuarit

    Vrasja duket shume pak per kto kafshe!

  4. #4
    i/e rregjistruar 35% Maska e ingal
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    Durrės
    Postime
    1,351
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    15

    Re: Pedofilia, pranga te moshuarit

    Keta smund ti therrasesh njerez.....

  5. #5
    i/e rregjistruar 10% Maska e fati54
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    A, A
    Postime
    43
    Reputacioni
    0

    Re: Pedofilia, pranga te moshuarit

    Edhe varjen pak e kane,por c ti besh te shkosh ne Evrope s duhet te vrashesh kriminele.......

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Duaji tė moshuarit...!!
    Nga labja nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-04-2012, 11:47 AM
  2. I nxehti, 10 rregulla per te mbrojtur te moshuarit
    Nga labja nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-08-2011, 11:57 AM
  3. Tė moshuarit vuajnė nga mungesa e vitaminės B12
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-09-2009, 07:54 PM
  4. Pedofilia
    Nga kuklla nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-02-2008, 04:46 PM
  5. Pedofilia, SI TE MBRONI FEMIJET
    Nga ema_d nė forum Vogėlushėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2008, 01:37 AM