Stina e dimrit rikthen atė qė nė popull njihet si “kolla e mirė” ose “kolla e bardhė”. Pertusis ėshtė njė sėmundje infektive, qė prek kryesisht fėmijėt e vegjėl, e cila mund tė shfaqet mė tepėr gjatė stinės sė ftohtė.

Ndėrlikimet mė tė shpeshta prekin aparatin e frymėmarrjes, prandaj sėmundja duhet trajtuar nė kohė. Nė njė intervistė pėr gazetėn mjekja infeksionsite, Imelda Zeqo, shpjegon se si mund tė parandalohet dhe kurohet kjo sėmundje:
Doktoreshė, ėshtė e vėrtetė qė kolla e bardhė ėshtė mė e shpeshtė gjatė dimrit?
Kolla e bardhė ose siē njihet nė gjuhėn shkencore pertusis, ėshtė sėmundje ngjitėse serioze, qė mund tė jetė e pranishme gjatė gjithė vitit, por gjatė dimrit ėshtė mė e shpeshtė. Kjo ėshtė arsyeja qė gjatė kėsaj stine duhet treguar njė kujdes maksimal pėr tė penguar shfaqjen dhe transmetimin e kėsaj sėmundjeje.
Si mund tė transmetohet kjo sėmundje?
Burimi i infektimit ėshtė njeriu i sėmurė dhe i vaksinuari qė kalon faza tė lehta tė sėmundjes. Karakteristikė e kėsaj sėmundjeje ėshtė se, gati tė gjitha sėmundjet infektive mund tė transmetohen nė mėnyrė aerogene, pra nėpėrmjet spėrkave tė pėshtymės. Pacienti ėshtė kontaminues (ngjitės i sėmundjes) 3 javė pas fillimit tė kollės.
Mund tė ndodhė qė tė ngjitet nėpėrmjet pėrdorimit tė tė njėjtave enė, sende apo veshje?
Jo, nuk ndodh transmetimi nėpėrmjet pėrdorimit tė tė njėjtave sende apo objekte, sepse bacili qė e shkakton reziston shumė pak nė ambiente tė jashtme. Pra, duke mos arritur tė mbijetojė, nuk mund tė zhvendoset tek personi i shėndoshė.
Si mund tė parandalohet kjo sėmundje?
Mėnyra mė e mirė ėshtė imunizimi, pra vaksinimi. Kjo ėshtė njė vaksinė qė ėshtė nė tre doza, pasi ėshtė kundėr: pertusit, tetanusit dhe difterisė(DTP). Kjo fillohet tė bėhet te bebet, kur mbushin 3 muaj. Mė pas bėhen tre doza tė tjera kur fėmija bėn: 1, 3 dhe 6 vjeē. Gjithsesi, rekomandohet qė i sėmuri tė izolohet disi, nė mėnyrė qė tė mos shėrbejė si burim infektimi pėr tė tjerėt. Mbi tė gjitha, rekomandohet qė sapo shfaqen shenjat e para, rasti tė konsultohet tek mjeku specialist, nė mėnyrė qė tė mos tė parandalohen ndėrlikimet dhe sėmundja tė kalojė pa shumė probleme.
Ju folėt pėr ndėrlikime, konkretisht ēfarė mund tė shfaqen?
Ndėrlikimet mė tė shpeshta janė ato tė aparatit tė frymėmarrjes, qė nga rinofaringitet, bronkopneumonia, emfizema(zgjerimi i mushkėrive). Megjithatė mund tė shfaqen ndėrlikimet nervore, megjithėse kėto janė tė rralla. Ndėr to komplikacioni mė i rėndėsishėm ėshtė encefalopati, qė vjen si pasojė e veprimit tė toksinės mbi kapilarėt e trurit.
Ēfarė mund tė pėrdoret pėr trajtimin e sėmundjes?
Trajtimi i “kollės sė bardhė” ėshtė specifik dhe simptomatik, nė varėsi tė gjendjes sė sėmundjes. Mjekimi bėhet nė varėsi dhe tė pranisė ose jo tė komplikacioneve. Mund tė pėrdoren antibiotikė tė ndryshėm, por gjithsesi ėshtė vetėm mjeku ai qė e pėrcakton kuadrin klinik.

shenjat

Sėmundja nis si infeksionet e rrugėve tė sipėrme tė frymėmarrjes me kollė tė lehtė, sekrecione nga hunda, ndėrsa temperatura ose mungon ose ėshtė shumė e lehtė. Kolla nė fillim ėshtė e thatė dhe shfaqet vetėm natėn, por me kalimin e ditėve bėhet mė e fortė. Pas disa ditėsh shfaqen krizat, me kollė tė fortė, qė mund tė shoqėrohet me tė vjella, me nxirrje nė fytyrė. Pas disa javėsh kolla qetėsohet nė intensitet dhe frekuencė.