Konsiderohet mbretėreshė e dietės mesdhetare, dhe ėshtė e famshme pėr numrin e elementeve tė vlefshme pėr shėndetin: vitamina, potas, fosfor, beta-karotenė dhe likopenė, njė pigment anti-kancerogjen.

Por tashmė domates i njihet dhe njė veti tjetėr: ndihmon kundėr kolesterolit. Tė paktėn ky ėshtė konkluzioni i njė studimi tė kryer nga disa studiues finlandezė, i cili ėshtė publikuar kėto ditė nė faqet e revistės “British Journal of Nutrition”. Studiuesit finlandezė kanė studiuar rastet e 16 burrave dhe 5 grave tė moshave nga 20 deri 49 vjeē, tė cilėt kishin vlera tė larta kolesteroli. Vullnetarėve u ėshtė kėrkuar tė ndjekin pėr njė periudhė 3-javore njė dietė pa domate dhe mė pas duke e modifikuar tė shtonin 30 gramė ketchup ose 300 mililitra lėng domateje nė dietė. Pėr gati tė gjithė periudhėn qė janė ndjekur, shkencėtarėt kanė kryer analiza tė rregullta gjaku pėr tė vlerėsuar nivelet e kolesterolit tė keq dhe atij tė mirė. Nė pėrfundim tė studimit, rezultatet kanė qenė mbresėlėnėse edhe pėr vetė shkencėtarėt. Te tė gjithė vullnetarėt, nivelet e pėrgjithshme tė kolesterolit kanė zbritur me 6% dhe ato tė kolesterolit tė keq me 13%. Arsyeja pse domatja ka kėtė veti anti-kolesterol kaq tė lartė ende nuk dihet, por sipas shkencėtarėve, mendohet se numri i lartė i substancave antioksidante luan njė rol kyē, sidomos i likopenit qė i jep domates ngjyrėn e kuqe. Por ajo qė ėshtė e sigurt ėshtė fakti, se personat qė vuajnė nga kolesteroli nuk duhet t’ju mungojnė dozat ditore tė domates.