Agresiviteti dėmton zemrėn. Tė paktėn kėshtu kėmbėngul njė ekip studiuesish amerikanė, tė cilėt kanė kryer njė studim te gati 3 579 persona.

Punimi ėshtė publikuar nė “American Journal of Epidemiology” dhe objekt studimi ka qenė fakti se si ndikon agresiviteti nė shfaqjen e sėmundjeve kardiake. Sipas studiuesve personat me personalitet “tė egėr” janė mė tė riskuar pėr tė shfaqur sėmundje tė zemrės dhe kjo shpjegohet me faktin qė janė mė nė varėsi tė duhanit dhe alkoolit, “armiq tė fuqishėm” tė antioksidantėve. “Stresi oksidativ, shkaktohet nga radikalet e lira, tė cilat prodhohen normalisht nga organizmi ynė”, shpjegon Tetsuya Ohira, i Universitetit tė Minneapolisit.
Nėse ulet aftėsia e organizmit pėr t’u normalizuar, rritet rreziku pėr shfaqjen e sėmundjeve kardiake, tumoreve dhe sėmundjeve tė tjera. Vitaminat mund tė luftojnė stresin oksidativ, aty ku e rrisin duhani dhe ndotja urbane. Ekspertėt kanė vėrejtur 3.579 burra dhe gra, tė moshės nga 18 deri 30 vjeē, pjesėmarrės nė njė studim tė quajtur “zhvillimi i rrezikut kardiovaskular te tė rinjtė”. Studiuesit kanė matur nivelet e karotenoideve tė ndryshėm, qė janė pigmentet me veti tė forta antioksidante si p.sh vitamina E. Pjesėmarrėsit nė studim qė shfaqnin karakter agresiv nė momentin e studimit, pas 7 vitesh i kishin nivelet e antioksidanteve mė tė ulėta se personat e tjerė qė ishin tė qetė. “Nėse agresiviteti ul nivelin e antioksidanteve, faktorė qė pėrfshijnė stilin e jetės si dieta, duhani dhe alkooli kanė njė rol mjaft tė rėndėsishėm”, shpjegon Ohira. Gjithsesi nevojiten studime tė mėtejshme pėr tė shpjeguar rolin e “karakterit” nė sėmundjet kardiake si p.sh infarktin.