Receta Gatimi

Marlin Barleti


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    17

    Marlin Barleti

    Marin Barleti (lat. Marinus Barletius, it.: Marino Barlezio ; rreth 1460 Shkodėr - 1512-1513) ishte humanist i shquar, historian, i pari autor i njohur dhe njė nga mė tė mėdhenjtė e letėrsisė sė vjetėr shqiptare, teolog dhe prift katolik. Pėr jetėn e tij dihet fort pak. Lindi nė Shkodėr, pėrjetoi, ende i parritur, rrethimin e parė osman tė qytetit, ndėrsa nė rrethimin e dytė, mė 1478-79, mori pjesė me armė nė dorė nė mbrojtjen e vendlindjes. Pas rėnies sė Shkodrės jetoi nė mėrgim si prift nė trevat venedikase. Kėtu plotėsoi kulturėn e tij humaniste dhe u bė njė njohės i thellė i letėrsisė klasike dhe i gjuhės latine, nė tė cilėn shkruajti veprat e veta. Nė mjedisin e tė mėrguarve tė shumtė shqiptarė, mjaft nga tė cilėt kishin qenė bashkėluftėtarė tė Skėnderbeut, fitoi njohuri tė gjera pėr epokėn e heroit dhe luftėn e madhe tė popullit shqiptar pėr liri, tė cilat i zgjeroi edhe me tė dhėnat e literaturės.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    17

    Re: Marlin Barleti

    Pavarėsisht nga njė varg dobėsish qė janė karakteristike nė pėrgjithėsi pėr historiografinė humaniste, siē ėshtė fryma panegjirike, fjalimet ekzaltuese qė u vihen nė gojė heronjve, imitimi i autorėve klasikė deri nė hollėsitė, pavarėsisht nga pasaktėsitė kronologjike dhe mungesa e tė dhėnave pėr faza e ngjarje tė tėra, veprat e Marin Barletit qėndrojnė si njė burim i dorės sė parė e tė pazėvendėsueshmt pėr historinė e shek.XV tė Shqipėrisė, si dhe tė Evropės Juglindore. Krahasimi me tė dhėnat dokumentare qė kemi nė dorė sot, na jep tė drejtė tė themi se nuk qėndrojnė kurrėsesi vlerėsimet negative tė bėra nė tė kaluarėn pėr vlerėn e Marin Barleti si burim. Koncepti i lartė i Marin Barletit pėr historinė e vėrteton atė si njė mendimtar tė shquar, tek i cili kleriku zhduket prapa humanistit; historia pėr tė ishte fryt i veprimit tė njerėzve dhe jo tė fuqive hyjnore. Veprėn e vet ai e mendonte si njė pėrmendore qė ia kushtonte luftės pėr liri tė atdheut dhe popullit tė vet; ajo nuk do tė kishte njė funksion thjesht estetik, por do t'i shėrbente sė vėrtetės, si mėsuese e jetės, qė do t'i mėsonte njerėzit pėr «tė hapur sytė e pėr tė drejtuar si duhet punėt e njerėzimit. «Historia e Skėnderbeut» e Barletit u bė burimi mė i rėndėsishėm, nga ku patriotėt shqiptarė mėsonin historinė e luftėrave tė lavdishme tė popullit tonė nėn udhėheqjen e Skėnderbeut dhe frymėzoheshin pėr pėrpjekjet e tyre pėr shpėtimin dhe lirinė e Shqipėrisė.

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    17

    Re: Marlin Barleti

    Prej Marin Barletit njihen tri vepra.

    * Rrethimi i Shkodrės (De obsidione Scodrensi, Venedik 1504) jep historinė dramatike tė luftės pėr jetė a vdekje tė banorėve tė qytetit tė rrethuar pėr njė vit nga osmanėt. I mbėshtetur nė shėnimet e kujtimet e veta si dhe tė pjesėmarrėsve tė tjerė, libri jep njė tregim tė saktė tė ngjarjeve politike-ushtarake, por sidomos tė aspektit tė brendshėm, tė vetėdijes sė lartė patriotike tė banorėve tė qytetit. Vepra pati tre ribotime latinisht dhe 5 pėrkthime nė gjuhė tė tjera.

    *"Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut" (Historia de vita et rebus gestis Scanderbegi, Romė midis 1508 dhe 1510). Ėshtė vepra madhore e Marin Barletit. Ajo e tregon autorin si njė shkrimtar tė nivelit tė lartė dhe si historian qė pėrpiqet tė ndėrtojė kuadrin e saktė tė jetės sė heroit dhe, me gjithė vėshtirėsitė objektive pėr tė siguruar burimet, jep njohuri tė gjera pėr «Ē'ka ngjarė nė shek.XV dhe ēfarė zhvillimi ka pasur nė atė kohė shoqėria jonė, fshatarėsia shqiptare, jo vetėm nga ana historike, por edhe nga ana kulturore, ekonomike dhe drejtime tė tjera».

    "Pėrmbledhje e jetės sė papėve dhe perandorėve" (Compendium vitarum pontificum et imperatorum, Venedik 1553) ėshtė vepra e vetme e Marin Barleti qė nuk ka tė bėjė me historinė Shqiptare, pėrveē parafjalės-kushtesė pėr Pjetėr Engjėllin, njė nga bashkėluftėtarėt kryesorė tė Skėnderbeut, i cili e pat nxitur dhe ndihmuar autorin nė punėn e tij. Vepra i pėrket Marin Barleti vetėm pėr pjesėn qė arrin deri nė vitin 1512, kurse vazhdimi ėshtė prej njė dore tjetėr. Ėshtė pikėrisht kjo datė qė na lejon tė caktojmė datėn e vdekjes sė Barletit rreth kėtij viti. Libri pati njė botim tė dytė nė vitin 1555, nė Venedik. Nga botimi i parė s“ka mbetur asnjė kopje.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi