Receta Gatimi

Jakov Xoxa


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Jakov Xoxa

    Jakov Xoxa (1923 - 1979) lindi nė qytetin e Fierit. Qė i ri mori pjesė nė Luftėn Antifashiste. Pas Ēlirimit tė vendit vazhdoi studimet e larta pėr filologji dhe njėkohėsisht bėri hapat e para nė poezi dhe nė prozė. Mė 1949 botoi veprėn e parė nė prozė Novela. Krijimtarinė letrare nė kėtė zhanėr e vazhdoi dhe gjatė viteve '50, kėshtu nė vitin 1958 botoi veprėn e dytė, po me atė titull Novela. Ndėrkohė botoi dhe dy drama Buēet Osumi dhe Zemra. Qė nga viti 1957 punoi profesor nė Fakultetin e Historisė dhe tė Filologjisė nė Universitetin e Tiranės, ku pėr shumė vite ligjėroi lėndėn Teoria e letėrsisė. Pėr nevojat e studentėve, nė formėn e dispencės, botoi nė katėr vėllime veprėn Bazat e teorisė sė letėrsisė, qė ishte nga veprat mė serioze tė kohės (si degė e shkencės mbi letėrsinė). Pikėrisht se nė tė autori ofronte dije dhe pėrvojė teorike letrare tė gjerė, qė dilte jashtė kornizave tė teorive zyrtare tė kohės, kjo vepėr e rėndėsishme pėr shkencėn letrare shqiptare, nuk u botua kurrė. Autori i saj u qortua dhe ai pa bujė dhe zhurmė, ashtu siē ishte gjatė tėrė jetės, i qetė dhe i mbyllur nė vete, u tėrhoq nė vetmi. Natyrisht, vlerėsimi dhe kritika (zyrtare) qė nuk ishte e kėnaqur me bindjet e tij, me vizionin pėrmes tė cilit Jakov Xoxa e shihte dhe e projektonte artin nė pėrgjithėsi, bėnė qė sa qe gjallė, tė mos botohej vepra e tij e plotė; ajo u botua nė Prishtinė ("Rilindja" 1971).
    Pjesėn mė tė madhe tė jetės krijuese Jakov Xoxa e kaloi nė njė fshat myzeqar afėr Fierit, ku, nė vetmi tė plotė krijoi romanet: Lumi i vdekur (1965), Juga e bardhė (1971) dhe Lulja e kripės (197, qė hynė nė rrethin e romaneve artistikisht mė cilėsorė, tė letėrsisė shqiptare. Asnjė roman para tij nuk e pasqyron nė mėnyrė aq komplekse botėn shqiptare nė prag tė Luftės sė Dytė Botėrore, si Lumi i vdekur apo dhe periudhėn gjatė luftės, si romani Lulja e kripės, ku gjejmė njė shtrirje tė pakufishme tė rrėfimit qė mbulon plotėsisht hapėsirėn e jetės dhe tė ekzistencės sė mjedisit shqiptar. Jakov Xoxa ėshtė nga romancierėt mė nė zė tė gjysmės sė shekullit XX. Nė krijimtarinė e tij letrare ai individualizohet me parimin krijues-realist: fati individual do tė jetė ai qė do tė hedhė dritė mbi kontestin tėrėsor tė mjedisit dhe tė kohės sė fokusuar nė rrėfime. Shėmbėllyeshėm me romanet e shquara realiste, Jakov Xoxa do ta vendosė dramėn jetėsore tė personazheve dhe tė familjeve nė sfond tė njė kolektiviteti, tė njė gjendjeje apo tė njė rrjedhe historike.
    Parashenja mė karakteristike e prozės sė Jakov Xoxės ėshtė stili. Gjuha e tij vėrehet dhe veēohet si e njė individualiteti tė fuqishėm dhe tė papėrsėritshėm nė letėrsinė shqiptare: nga njėra anė ėshtė e pranishme fryma e urtisė popullore me tėrė thellėsinė e shpirtit kolektiv; nga ana tjetėr, kemi njė rrėfim tė rrjedhės sė qetė, tė shtrirė nė gjerėsi, por edhe nė thellėsi.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Jakov Xoxa

    Tituj tė veprave

    * Novela (1949) [1]
    * Buēet Osumi (1957) [1]
    * Lumi i vdekur - roman (1965) [1]
    * Juga e bardhė - roman (1971) [1]
    * Lulja e kripės - (botuar pas vdekjes ne dy vellime, 1980/81)

+ Pėrgjigju tek Diskutimi