Ēerēiz Topulli lindi nė Gjirokastėr nė vitin 1880 dhe ra dėshmorė mė 15 korrik tė vitit 1915, ishte shkrimtar, atdhetar e veprimtar i shquar i Rilindjes, udhėheqės i luftės sė armatosur tė ēetave kundėr sunduesve osmanė pėr ēlirimin kombėtar tė vendit, hero i popullit.

Mjedisi familjar nė tė cilin u rrit e sidomos vėllai mė i madh Bajo Topulli, ndikuan nė formimin e tij si atdhetar i vendosur. Mori pjesė nė veprimtarinė e Komitetit tė Fshehtė «Pėr lirinė e Shqipėrisė» nė Gjirokastėr.

Nė prill tė 1907 komandoi ēetėn e armatosur qė vepronte nė Shqipėrinė e Jugut, e sidomos nė krahinat e Gjirokastrės dhe tė Korēės. Me vendim tė Komitetit tė Gjirokastrės, anėtarė tė ēetės sė tij vranė nė fillim tė marsit 1908 nė Gjirokastėr komandantin turk tė xhandarmėrisė. Drejtoi Luftėn e Mashkullorės mė 18 mars 1908.

Nė thirrjen "Nga malet e Shqipėrisė" drejtuar bashkatdhetarėve tė tij dhe botuar nė janar 1907 nė gazetėn "Shpresa e Shqipėrisė" Ēerēiz Topulli pasi dėnonte grabitjet e administratės osmane kėrkonte qė Shqipėria tė shkėputej nga Perandoria Osmane dhe tė bėhej e lirė dhe e pavarur. Ai shprehte bindjen se e vetmja rrugė pėr ēlirimin e Shqipėrisė ishte ajo e kryengritjes sė pėrgjithshme tė armatosur, dhe ftonte gjithė shqiptarėt tė ngriheshin me armė nė dorė nė luftėn pėr lirinė e Shqipėrisė.

Pas fitores sė revolucionit xhonturk tė 1908, Ēerēiz Topulli punoi pėr formimin e klubeve shqiptare dhe pėr ēeljen e shkollave shqipe nė viset e ndryshme tė vendit. Nė shoqėritė dhe klubet patriotike mbrojti interesat e kombit dhe tė vegjėlisė. Pas Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, mė 28 nėntor 1912 u vu nė shėrbim tė qeverisė sė I. Qemalit dhe luftoi pėr mbrojtjen e tėrėsisė territoriale tė atdheut. U vra mė 15 korrik nė Fushėn e Shtoit (Shkodėr) nga forcat e pushtuesve malazezė. Mė 1937 eshtrat e Ēerēiz Topulli u vendosėn nė Gjirokastėr.