Lamtumira e “Kaiser Shumit”, piloti mė i madh i tė gjitha kohėrave

Shumaker, 15 vjet nė Formula 1



Datėlindja: 03/01/1969
Shtetėsia: Gjermane
Karriera: 1991–2006
Skuadrat: Xhordan, Beneton, Ferrari
Grands Prix: 250
Kampionate: 7 (1994, 1995, 2000, 2001, 2002, 2003, 2004)
Fitore: 91
Podiume: 154
Pole position: 68
Xh. tė shpejta: 76
Gara e parė: 1991, Belgjikė
Fitorja e parė: 1992, Belgjikė
Fitorja e fundit: 2006, Kinė, Shangai
Gara e fundit: 2006, Brazil, Interlagos

Nėse i referohemi numrave duhet tė themi me plot gojėn se flasim pėr pilotin mė tė madh qė ka njohur ndonjėherė Formula 1. Sipas specialisteve, vetėm Ajrton Sena nė rast se nuk do tė kishte pėsuar aksidentin fatal qė i mori jetėn nė Imola 1994 mund tė kishte rivalizuar Shumakerin dhe mbase tė kishte fituar mė shumė se ky i fundit. Por duke qėndruar tek numrat, shtatė herė Kampioni i Botės, ishte i pari qė theu njė sėrė rekordesh qė mbaheshin plot fanatizėm nga Huan Manuel Fanxhio qė prej viteve "50-"60. Por qė sot e tutje do tė jetė “Kaiser Shumi” pika referuese pėr kėdo qė do tė navigojė nė historinė e Formula 1.
Karriera
Shtatė tituj botėrorė, 91 fitore, 68 pole position nė 244 gara tė zhvilluara, 15 vjet karrierė janė shifra qė flasin pėr njė gjeni tė kėtij sporti. Shumaker hyri nė histori tė kėtij sporti jo vetėm pėr kalimin e bukur bėrė nė 1993-shin, ndaj tė madhit Ajrton Sena, por edhe pėr mėnyrėn e pilotimit tė makinės sė tij. Ai ishte i vetmi qė pėrdorte frenat nė limitin e tyre pa pėsuar djegie ose aksidente. Qė nė moshėn trevjeēare, Shumaker fillon tė garojė nė kartodromin qė kishte nė pronėsi familja “Shumaker”. Ndėrsa nė moshėn 4-vjeēare garon me fėmijė tė moshės 8-vjeēare me makinat “Kart”, tė cilat shkonin deri nė 100 km nė orė. Prej asokohe flitej pėr gjeniun Mikael Shumaker.
Debutimi
Pasi garon pėr disa vjet nė Formula 3, Shumaker bėn debutimin e tij nė ēmimin e Madh tė Belgjikės nė vitin 1991 nė timonin e njė makine Xhordan. Por gara e parė pėrfundon vetėm pak metra pasi ishte nisur pasi djeg tėrėsisht freksionin. Por gjatė atij viti Shumaker tregon se ka kėllqe pėr tė pilotuar dhe njė “gjuetar” si Flavio Briatore e sjell tek “Beneton”. Nė vitin 1992, po nė Belgjikė vjen edhe fitorja e parė nė drejtimin tė njė “Benetoni”. Mė pas fiton dy vjet rresht me kėtė makinė nė vitet 1994, 1995.
“Ferrari”Njė vit mė vonė, mė 1996, fillon epoka “Ferrari”, e cila do tė vazhdojė pėr dhjetė vjet rresht duke dhuruar plot pesė tituj kampionė dhe gara nga mė tė bukurat. Nuk harron duelet me rivalin mė tė madh tė Shumaker (sipas tij), finlandezin e McLaren Mercedes, Mika Hakinen. Nė njė dyluftim tė tillė mė 1999-n rrezikon jetėn nė njė aksident nė pistėn e Silverston nė Britaninė e Madhe. Nė vitin 2000 vjen titulli i parė me “Ferrarin”, i cili do tė pasohet nga katėr tė tjerė tė njėpasnjėshėm. Viti 2005 ishte sezoni mė negativ i “Ferrarit” me vetėm njė garė tė fituar, ndėrsa 2006 sigloi rikthimin e rivalitetit, e cila shkoi deri nė garėn e fundit me kampionin nė fuqi, Fernando Alonso.

Fitoret e Mikael Shumaker

Francė, Manji-Kurs
8 fitore; 1994, 1995, 1997, 1998, 2001, 2002, 2004, 2006
Kanada, Montreal
7 fitore; 1994, 1997, 1998, 2000, 2002, 2003, 2004
San Marino, Imola
7 fitore; 1994, 1999, 2000, 2002, 2003, 2004, 2006
Belgjikė, Frankorshamp
6 fitore; 1992, 1995, 1996, 1997, 2001, 2002
Japoni, Suzuka
6 fitore 1994, 1996, 2000, 2001, 2002, 2004
Spanjė, Barcelonė
6 fitore; 1995, 1996, 2001, 2002, 2003, 2004
Gjermani, Jerez, Nurburing
6 fitore; 1994, 1995, 2000, 2001, 2004, 2006
Principata e Monakos
5 fitore; 1994, 1995, 1997, 1999, 2001
USA, Indianapolis
5 fitore; 2000, 2003, 2004, 2005, 2006
Itali, Monza
5 fitore; 1996, 1998, 2000, 2003, 2006
Brazil, Interlagos
4 fitore; 1994, 1995, 2000, 2002
Hungari, Hungaroring
4 fitore; 1994, 1998, 2001, 2004
Australi, Melburn
4 fitore; 2000, 2001, 2002, 2004
Gjermani, Hokenhaim
4 fitore; 1995, 2002, 2004, 2006
Britani e Madhe, Silverston
3 fitore; 1998, 2002, 2004
Malajzi, Sepang
3 fitore; 2000, 2001, 2004
O. Pacifik, Aida
2 fitore; 1994, 1995
Austri, A1-Ring
2 fitore; 2002, 2003
Portugali, Estoril
1 fitore; 1993
Argjentinė, Buenos Aires
1 fitore; 1998
Bahrein, Sakir
1 fitore; 2004
Kinė, Shangai
1 fitore; 2006

Michael Schumacher & Ralf Schumacher