BOKS


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1

    BOKS

    Receta Gatimi

    Luan Krasniqi kundėr Aleksander Dimitrenko pėr titullin evropian

    Luan Krasniqi do t’i rikthehet ringut pėr tė kėrkuar tė bėjė tė vetin edhe njė herė titullin e mė tė mirit tė Evropės. Megjithėse njė gjė e tillė akoma nuk ėshtė zyrtarizuar, ka shumė gjasa qė nė fillim tė vitit tė ardhshėm boksieri shqiptar nga Kosova tė luftojė kundėr ukrainasit Aleksander Dimitrenko pėr brezin e kampionit tė Evropės nė kategorinė e rėndė tė boksit profesionist. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga Klaus-Peter Kohl, drejtuesi i “Universum Box Promotion” i cili menaxhon karrierėn e tė dy boksierėve.

    36-vjeēari Krasniqi mė parė kishte arritur qė tė fitojė dy herė titullin e kampionit tė Evropės nė kategorinė e rėndė. Sė pari mė mė 5 janar 2002 pasi kishte mposhtur gjermanin Rene Monse, por pas vetėm gjashtė muajsh e humbet titullin pėrballė polakut Przemyslaw Saleta. Pas kėsaj Krasniqit do t’i duhen edhe dy vite tė tjera pėr tė rikthyer titullin evropian duke mposhtur turkun Sinan Samil Sam, ndėrsa e mbron edhe dy herė kėtė brez, pėr ta lėnė atė vakant nė vitin 2005 kur edhe filloi aventurėn pėr tė bėrė tė vetin titullin e kampionit tė botės.

    Sigurisht qė rikthimi nė “skenėn evropiane” ėshtė njė hap mbrapa pėr Krasniqin, por rikthimi duhet tė fillojė prej kėsaj pike pas humbjes sė fundit nga Tony Thompson nė korrik tė kėtij viti, humbje kjo qė nuk e lejoi tė sfidojė edhe njė herė titullin botėror.

    Ndėrkohė kundėrshtari i mundshėm i Krasniqit, Aleksander Dimitrenko konsiderohet si njė nga boksierėt e sė ardhmes nė ringun profesionist. Ukrainasi 25-vjeēar renditet njė nga 15 boksierėt mė tė mirė tė botės dhe aktualisht mban titullin “WBO Inter-Continental”. Nė karrierėn e tij si profesionist ka zhvilluar 27 ndeshje dhe tė gjitha i ka fituar (17 prej tyre me “knockout”).

  2. #2

    Re: BOKS

    E Shtune, 05 Janar 2008

    Luan Krasniqi pėrsėri nė ring pėr titullin evropian

    Ėshtė konfirmuar pėrballja e Luan Krasniqit me ukrainasin Alxander Dimitrenko pėr titullin e kampionit tė Evropės dhe atė Interkontinental nė versionin WBO pėr peshat e rėnda. 36-vjeēari i lindur nė Junik tė Kosovės do tė ngjitet nė ring mė 8 mars tė kėtij viti nė Shtutgart. Pėrballja e fundit e Luan Krasniqit ishte ajo e zhvilluar nė korrik tė vitit tė kaluar kur ishte mposhtur nga amerikani Tony Thompson nė njė duel eliminator pėr titullin e kampionit tė botės. Tashmė pėr Krasniqin qė ka 30 fitore tė shėnuara nė 34 duelet e tij nė ringun profesionist dhe qė ka qenė dy herė kampion evropian, pėrballja me tė pamposhturin Alxander Dimitrenko ėshtė shansi i fundit pėr njė luftė tė ardhshme pėr titullin e kampionit tė botės. Mė 28 shtator tė 2005-tės Krasniqi kishte provuar tė rrėmbente titullin e kampionit tė botės, por ishte ndalur nga amerikani Lamon Brewster, qė kishte shėnuar fitore me “knockout”.

    Alexander Dimitrenko nė anėn tjetėr ėshtė i pamposhtur nė karrierėn e tij si profesionist duke shėnuar fitore nė 27 duelet e tij, sė fundmi duke mposhtur gjermanin Timo Hoffmann, kundėr tė cilit Luan Krasniqi kishte shėnuar barazimin e vetėm nė karrierėn e tij.

  3. #3

    Re: BOKS

    E Diele, 24 Shkurt 2008

    Luan Krasniqi kundėr Ruslan Chagaev pėr titulin botėror WBA

    Luan Krasniqi do tė ketė mundėsinė qė tė luftojė pėr titullin e kampionit tė botės shumė mė shpejt seqė ishte menduar. Sipas mediave gjermane 36-vjeēari i lindur nė Junik tė Kosovės do tė jetė sfiduesi i kampionit aktual nė versionin WBA, uzbekut Ruslan Chagaev. Njė kontratė pėr kėtė duel akoma nuk ėshtė nėnshkruar, por vetė kampioni Chagaev ka konfirmuar duelin e tij me shqiptarin Krasniqi. Nė njė intervistė pėr tė pėrditshmen gjermane “Die Welt” Chagaev ka folur pėr Krasniqin si kundėrshtarin e tij tė radhės. “E njoh shumė mirė Luanin. E di ēfarė ka pikė tė fortė dhe tė dobėt. E kam shumė tė qartė sesi duhet tė boksoj kundėr tij”, ka thėnė Chagaev.

    Tashmė ėshtė rezervuar edhe palestra “Porsche Arena” nė Shtutgart dhe dueli mendohet tė zhvillohet nė muajin maj. Mbetet tė pritet vetėm konfirmimi nga ana e federatės WBA (World Boxing Association), nėse do ta pranojė si sfidues Luan Krasniqin pėr titullin botėror. Aktualisht Krasniqi renditet nė pozitėn e 15-tė nė listėn e boksierėve mė tė mirė tė kategorisė sė rėndė nė versionin WBA.

    29-vjeēari Ruslan Chagaev kishte fituar titullin duke mposhtur gjigandin rus Nikolai Valuev (213 cm/146 kg) nė prill tė vitit tė kaluar, ndėrsa nė fillim tė kėtij viti ka mbrojtur titullin pėrballė anglezit Matt Skelton.

    Nė anėn tjetėr Luan Krasniqi ka dėshtuar njė herė tė fitojė titullin botėror WBO pasi ishte mposhtur nė shtator tė vitit 2005 nga amerikani Lamon Breėster. Edhe humbja e fundit nga Tony Thompson i kishte kushtuar Krasniqit me humbjen e mundėsisė pėr tė sfiduar pėrsėri titullin e kampionit tė botės nė versionin WBO.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Shokuese, fėmijėt bėjnė boks nė Tajlandė
    Nga vaaldr1n nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-02-2012, 08:38 PM
  2. Dueli mė i gjat nė boks
    Nga Altin111 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-09-2007, 09:51 PM