Kosovarja Adelina Macastena braktis pasarelat



Pėr herė tė parė ėshtė shfaqur nė disa xhirime tė videokasetave pėr Vitin e Ri, qė janė bėrė nė atė kohė. Prej kohėsh, Adelina apo Lina siē e thėrrasin shkurt, njė pjesė tjetėr tė aktiviteteve tė saj e pėrqendron nė disa sfilata tė ndryshme, nė spektakle bukurie, spote publicitare, nė show si modele e javės etj.

-Kur keni filluar me karrierėn e modelingut?

“Me modeling kam filluar tė merrem qėkur kam qenė 15 vjeēe, nė shoqatėn e modeleve “ABC” qė ka qenė nė Prishtinė. Kėshtu ka filluar dhe aty kam mėsuar hapat e parė”.

-Nė sa aktivitete keni qenė pjesėmarrėse?

“Kam marrė pjesė nė disa xhirime tė videokasetave tė Vitit tė Ri, qė janė bėrė nė atė kohė, kurse njė pjesė tjetėr e aktiviteteve tė mia ka qenė pėrqendruar edhe nė disa sfilata tė ndryshme, nė spektakle tė zgjedhjes sė “Miss”-it, nė disa reklama, nė show tė sė shtunės si modele e javės etj. Gjithashtu kam pasur disa ftesa pėr udhėheqjen e disa koncerteve nėpėr Kosovė etj”.

-A jeni shpėrblyer deri tani me ndonjė ēmim?

“ Jo, pėr arsye se unė nuk kam konkurruar nė spektakle tė tillė ku jepen ēmime, ku mesa mė kujtohet, veēse njė herė kam konkurruar dhe kam fituar ēmimin e publikut dhe atėherė nuk kam pasur mė shumė se 16 vjet”.

-A keni reklamuar pėr ndonjė agjenci?

“Nė ndonjė agjenci tė caktuara jo, sepse atėherė kur unė kam marrė pjesė, sfilatat i kanė mbajtur persona qe nuk kanė pasur agjenci mode, por kanė reklamuar vetėm rrobat e tyre. Kur u hapėn agjencitė e modės nė Prishtinė, unė u largova nga bota e modelingut e fillova tė merrem me muzikė. Por tani, para dy muajsh, nga agjencia “Elite” mora njė ftesė, por ende s’kam vendosur asgjė, pasi prioritare tani pėr tani pėr mua ėshtė muzika dhe kėnga shqip”.

-Mund tė na tregoni se ku e shihni veten tani, midis modelingut apo muzikės?

“Jam e tėrhequr nga bota e modelingut, jo pse nuk i kushtoj rėndėsi, por pasi tre vjet mė parė kam filluar t’i pėrkushtohem muzikės. Modelingu sikur ka mbetur fillimi i karrierės sime, megjithatė kohė pas kohe merrem me fotomodelizėm dhe definitivisht muzika mbetet pėrkushtimi im kryesor dhe nuk mendoj ta ndėrroj me asgjė tjetėr”.

-Ēfarė mendoni pėr modelet kosovare dhe cila do tė ishte porosia juaj pėr to?

“Nė Kosovė ka shumė modele tė mira, disa tanimė kanė edhe eksperiencė, ku sharmi i tyre tregohet nė ēdo sfilatė qė organizohet nė Prishtinė. Nėse mė tė mirave u jepet mundėsia tė dalin jashtė Kosovės, pa dyshim qė ato mund tė sfilojnė edhe nė pistat botėrore. Unė besoj se modelet kosovare mund ta pėrfaqėsonin bukurinė shqiptare denjėsisht. Unė atyre iu uroj fat tė mirė dhe suksese!”

-Ju tani merreni me muzikė, mund tė na tregoni se ēfarė ishte ajo qė ju shtyu nė kėtė art me konkurrencė kaq tė fortė?

“Tė bėhem kėngėtare ka qenė ėndėrr e imja e kahershme. Lirisht, mund tė them se unė me muzikė jam marrė edhe mė herėt, pikėrisht atėherė kur kam jetuar nė Itali. Nuk kam qenė mė shumė se 14 vjeēe kur fillova tė jem soliste nė njė grup rroku, qė vepronte nė kuadėr tė shkollės, atėherė kur studioja nė Itali. Nė atė grup unė kam qenė kėngėtare e grupit dhe merrnim pjesė nė disa koncerte qė organizoheshin nga shkollat e qytetit ku jetoja. Futja ime nė kėtė grup u bė pėrmes konkursit tė shpallur nga shkolla, pasi solistja para meje ishte larguar pėr shkaqe personale. Kjo kėshtu mbeti derisa isha nė Itali, por me ardhjen time nė Kosovė, kjo ėndėrr mbeti disi vetėm nė kujtesė dhe fillova tė merrem me modelingun dhe vallėzimin. Para tre vitesh fillova tė mendoja pak mė tepėr pėr muzikėn dhe sikur kujtesa nga Italia mė thoshte tė provoja fatin e solistes edhe nė vendin tim, nė Kosovė. Kėshtu, nė moshėn 17-vjeēare kam kėnduar kėngėn e parė, ndėrsa nė moshėn 18-vjeēare kam marrė pjesė ne festivalin e Kosovės “Polifest 2004”, me kėngėn qė quhej “Kthehu me diellin”. Pastaj kam incizuar kėngėn e dytė “Kjo jam unė”, ku mora pjesė gjatė kėtij viti nė festivalin tjetėr, “Kosova Fest 2005”. Tani, para dy javėsh, kam mbaruar edhe kėngėn e tretė, qė titullohet “Kative”, kėngė sė cilės mendoj t’i bėj edhe videoklip, mirėpo pėr momentin jam e interesuar tė marr pjesė nė festivalin e mirėnjohur nė Shqipėri “Top Fest”.

-Kush janė planet e Adelina Macastenės, Linės, nė vitet qė vijnė dhe ēfarė mund tė presė publiku shqiptar nga ju?

“Ēdo vajzė e re si unė ka plane, ndaj edhe unė nuk jam pa to. Planet e mia janė tė shumta, por unė kam veēuar disa, ku mendoj tė pėrqendrohem mė sė shumti nė pėrgatitjen e albumit tim tė parė dhe dy videoklipeve. Kėshtu qė muzika do tė kthehet nė personalitetin tim. Ndėrsa synimi kryesor i planeve tė mia mbetet tė mbaroj studimet dhe muzika bashkė me vallėzimin tė jenė pjesė e jetės sime, pse jo, kur tė kem kohė, tė mos e provoj fatin edhe si fotomodele shqiptare”.

Burimi: Gazeta Korrieri