Klodiana Lala

Kini mėshirė pėr mua! Pėr hatėr tė shtatė fėmijėve tė mi qė nuk kanė as bukė tė hanė. U kėrkoj ndjesė familjarėve pėr dhimbjet qė u kam shkaktuar, por nuk duroja dot mė. Jeta ime ishte njė skėterrė e vėrtetė. Burri im ishte kthyer nė njė pėrbindėsh, ndaj e vrava. Mė ishte sosur durimi". Vetėm pak minuta pėrpara se tė dėgjonte vendimin e gjykatės, Aishe Pojana, e cila vrau dhe mė pas groposi bashkėshortin e saj, Hasan Pojana, u pėrgjėrua pėrpara trupit gjykues. E thinjur dhe rrudhur nga hallet e shumta dhe fatkeqėsitė e mėdha, gruaja 46-vjeēare shpjegoi arsyet qė e shtynė tė kryente krimin makabėr. "Burri mė keqtrajtonte. U kam kėrkuar ndihmė tė gjithė njerėzve tė tij dhe asnjeri nuk e ktheu kokėn nga unė, pėr tė parė se ēfarė po ndodhte. Fėmijėt e mi nuk ngopeshin as me bukė. Tani kanė mbetur nė mėshirė tė fatit", - tha gruaja, duke kėrkuar tė bindte gjykatėn pėr t'i dhėnė njė dėnim tė lehtė. Por fjalėt e saj nuk e prekėn sa duhet trupin gjykues, i cili e dėnoi Aishe Pojanėn me 11 vjet burg, pėr "vrasjen me dashje" tė bashkėshortit tė saj Hasan Pojana.
Vendimi
E veshur me tė zeza, me flokėt e thinjura tė kapura me njė lidhėse, Aishe Pojanės i janė mbushur sytė me lot kur gjykata e dėnoi me 11 vjet burg pėr vrasjen e bashkėshortit tė saj, Hasan Pojana, nė mars tė vitit 2007. Mė shumė sesa ditėt e qėndrimit nė qelitė e burgut, duket se 46-vjeēaren e trondiste fakti se shtatė fėmijėt e saj nuk do tė mund tė mbijetojnė. Megjithėse u mundua ta bindte gjykatėn pėr njė masė tė lehtė dėnimi, Aishe Pojana nuk ia doli mbanė. Gjykata nuk mori parasysh as kėrkesėn e mbrojtjes pėr ndryshimin e cilėsimit tė veprės penale nga "vrasje me dashje", nė "vrasje nė kushtet e tronditjes sė rėndė psikike". Nė vendimin pėrfundimtar, togat e zeza e cilėsuan fajtore tė pandehurėn Aishe Pojana, pėr vrasjen me dashje tė bashkėshortit tė saj Hasan Pojana, duke hedhur poshtė pretendimet e saj se e kishte kryer krimin nė kushtet e tronditjes psikike. Vetėm njė seancė mė parė, prokuroria kishte kėrkuar dėnimin e Pojanės me 12 vjet burg.
Historia
Zbulimi i njė kufome tė seksit mashkull nė njė pėrrua nė fshatin Baldushk, vuri nė lėvizje tėrė policinė. Nga hetimet rezultoi se viktima ishte Hasan Pojana, baba i shtatė fėmijėve. Sipas ekspertėve, viktima ishte goditur me sende tė forta nė kokė, ku kishte gjetur dhe vdekjen dhe mė pas ishte groposur. Dyshimet pėr vrasjen ranė mbi bashkėshorten e tij, Aishe Pojana, e cila pėrfundoi nė pranga. Menjėherė, gruaja pohoi se burrin e saj Hasan Pojana, e kishte vrarė mė 11 mars 2007 brenda nė shtėpinė e tyre. Mė pas, me ndihmėn e fėmijėve tė mitur, gruaja e kishte transportuar trupin e pajetė tė tė shoqit me gomar dhe e kishte groposur afėr njė pėrroi, jo larg shtėpisė. Nė njė kohė kur familjarėve tė viktimės u kishte thėnė se ai kishte shkuar emigrant nė Greqi, dhe qė prej asaj kohe nuk kishte pasur kontakte me tė. Pas arrestimit, nėna e shtatė fėmijėve pranoi autorėsinė e krimit makabėr dhe pohoi se e kishte vrarė bashkėshortin, pasi ai nė mėnyrė sistematike ushtronte dhunė fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe fėmijėve. Madje, sipas tė pandehurės, bashkėshorti e akuzonte dhe pėr tradhti.