Nė vitin 1980 ėshtė zbuluar nė Kreshpan njė thesar i mbretit ilir Monun. Pėrpara kėsaj kohe, nga Monuni kishim vetėm disa monedha tė gjetura rastėsisht, dy prej tė cilave vinin nga fshati fqinj nga Cakrani, pikėrisht nga njė vend qė quhet Gurėt e Zezė, ku ka njė kala [[Iliria|ilire]9 tė shekullit tė katėrt p.e.s. Gjetja e kėtij thesari menjeherė lokalizoi edhe vendin kryesor tė prodhimit tė kėtyre monedhave. Mbreti Monun pėrmendet vetėm njė herė nė histori, rreth vitit 280 p.K(para Krishtit), kur ai merr pjesė nė luftė pėr pretendimin e fronit tė Maqedonisė. Ishte njė mbret ilir shumė i fuqishėm. Fakti i dytė historik vinte nga monedhat e gjetura qė nė shekullin e 19-tė, tė botuara nga studiues tė asaj kohe, qė tregonin se Monuni ka pushtuar edhe Dyrrahun(Durrėsin). Sepse nė monedhat e tij qė kishin simbolet e Durrėsit, pėrkatėsisht njė lopė tė cilėn e pinte viēi dhe nga ana tjetėr njė katror me stilizime, tė cilat mbanin pėrveē emrit tė qytetit Dyrrah edhe emrin e mbreti Monun. Gjetja e thesarit tė Kreshpanit na ēoi edhe nė kėtė qytet, qytetin e Gurėzezės, me njė vėmendje mė tė madhe pėr tė parė aty selinė e shtetit ilir, nėn drejtimin e Monunit, ndoshta edhe tė paraardhėsit tė tij qė ka qenė Glaukia i famshėm, mbreti i Taulantėve, si edhe tė pasardhėsit tė tij Mytilit, i cili pret monedhat e tij prej bronxi nė Apoloni. Kemi njė dinasti prej tre mbretėrish tė cilėt qendrėn e tyre e kishin nė Cakran. Kėrkimet arkeologjike kanė treguar se ky ishte njė qytet shumė i rėndėsishėm, i formuar rreth vitit 380 p.K, tamam nė kohėn e Monunit, rreth vitit 300-270 p.K. Monuni ishte dhe mbret qė pėrpiqet tė kontrollojė financat, se deri atėherė mbretėrit ilirė nuk kishin prerė monedha. Ėshtė Monuni mbreti i parė qė pret monedhat dhe duhet kuptuar se kush ka financat, ka edhe politikėn. Kjo ėshtė pastaj njė histori qė vazhdohet edhe nga mbreti Genc, i cili mbyll serinė e mbretėrve ilirė.

Mund tė them qė krahina e Mallakstrės ėshtė nga mė tė pasurat nga pikėpamja arkeologjike, pėrveē kėtij kryeqyteti tė mbretėrisė ilire tė cilit nuk ia dimė emrin, pėrmendet vetėm njė herė nga Frontini, nga njė historian romak, pėr luftėn qė bėn Pirro i Epirit nė Iliri, gjatė sė cilės ai pushton edhe kryeqytetin e mbretėrisė, qė duhet tė ketė qenė Cakrani, por nuk na i thotė emrin e vet. Pėrveē kėtij qyteti tė rėndėsishėm, kemi qytetin Bylis qė ėshtė mė i madhi i ilirisė, mė i pasur, madje mė i pasur edhe se Cakrani, sepse zhvillohet pas vdekjes sė Monunit, nė kohėn e djalit tė tij Mytilit, por duke pasur njė lloj pavarėsie. Ėshtė njė qytet qė ka njė sipėrfaqe mė tė madhe se Gurzeza e Cakranit, rreth tridhjetė hektarė, me mure shumė tė fuqishme, me disa porta qė tregojnė se ishte parashikuar pėr lėvizjen e njė popullsie tė madhe. Ka edhe njė shesh publik, tė rezervuar qė nė ndėrtimin e qytetit, ku rreth vitit 250 p.K, nė fund tė dinastisė sė Monunit, ndėrtohet teatri, stadiumi, shėtitore tė mėdha, njė tempull, tė cilin ne akoma nuk e kemi zbuluar. Kishte njė numėr tė mėdha banesash moderne pėr kohėn me rrugė. Ka qenė njė qytet i urbanizuar, qendra e njė republike tė vogėl, e cila u krijua pas rėnies sė dinastisė sė Monunit. Kryesohej nga Plutani, i zgjedhur ēdo vit sipas njė modeli tė marrė nga Apolonia. Pranė tij kishte njė strateg, i cili merrej me drejtimin e ushtrisė, kėmbėsorėve, njė part qė merrej me drejtimin e kalorėsisė, kishte Gramateusin qė ishte sekretari dhe nėpunės tė tjerė, ku mė i rėndėsishėm ishte njė senat i pėrbėrė nga ata qė quhen damujork, duke marrė edhe terminologjinė e kohės. Dhe tregon qė kjo republikė bazohej ne federimin e disa njėsive tė veēanta, ku mė e rėndėsishmja ishte qyteti fqinj Klosi. Ėshtė larg rreth dy-tre kilometra nga Bylisi, qytet i lulėzuar. Kemi qytet qė ishte edhe mė i hershėm se Bylisi i krijuar nė shekullin e pestė. Ku dhe atje qysh nė mes tė shekullit tė tretė u ndėrtua nja teatėr, shėtitore njė stadium, siē kishte dhe njė qytet tjetėr jo shumė larg Gurzezės, nė krahun tjetėr tė luginės qė nuk ia dimė emrin. Sot ndodhet nė kalanė e Margėlliēit, qytet qė i ka fillimet qysh nė shekullin e shtatė, por merr format e veta urbane vetėm nė shekullin e IV-III p.e.s. I urbanizuar me rrugė tė shtruara me plloēa dhe me njė ndarje tė zonės zejtare nga zona e banuar. Ka mundėsi qė tė ketė pasur edhe atje njė tempull. Nė burimet e shkruara, bylinėt na dalin qė nė shekullin e katėrt, si njė organizim qytetesh, i cili ndikon mbi ngjarjet politike tė kohės. Bylinėt luajnė njė rol tė rėndėsishėm deri nė kohėn e luftėrave midis Cezarit dhe Pompeut. Nė kohėn e Cezar Augustit, Bylisi kthehet nė koloni romake. Kemi njė lulėzim nė kohėn e antikitetit tė vonė nė Bylis. Deri sot janė zbuluar pesė kisha tė rėndėsishme tė zbukuruara me mozaikė dhe tregojnė qė Bylisi kishte zėnė plotėsisht vendin e Apollonisė, atė vend pastaj ia kalon Ballshit nė shekullin e nėntė, pasi ishtė shkatėrruar disa herė nga dyndjet barbare. Peshkopata e Bylisit vendoset pėrfundimisht nė Ballsh duke trashėguar edhe emrin.

Emri Mallakastėr del pėr herė tė parė nė shekullin e trembėdhjetė, pėrmendet nė lidhje me njė kryengritje qė ndodh nė kėtė zonė, gjatė sė cilės rrėnohet kėshtjella e Mylit ose Mylokastra, e cila ndodhet pėrsėri na Cakran. Nė gjithė kėtė zone, Kreshpan, Cakran edhe Myli ndodhej atje. Ka shumė mundėsi qė lidhet pikėrisht me kėtė kėshtjellė qė ėshtė krijuar nė shekullin XII-XIII dhe pastaj shkatėrrohet pėrfundimisht me njė zjarr tė fuqishėm, tė cilin e kemi konstatuar nga gėrmimet arkeologjike. Mendoj qė teza tjetėr qė e lidh me latinishten ‘kastrum’ dhe ‘malla’ qė ėshtė nga greqishtja, domethėnė qytet i keq, ėshtė njė teori pa bazė dhe mundėsia ėshtė tė lidhet pikėrisht me kėshtjellėn. Lidhet me Mylin ,tė cilin ne nuk e dimė se ē’kuptim kishte myl, myll nė shqipen mesjetare, por ėshtė e sigurt qė vjen nga kjo zonė.

Mallakastriotėt janė njė popullsi qė dalin disa herė nė burimet historike tė shekullit XIII-XIV, duke luajtur njė rol tė rėndėsishėm qoftė nė ngjarjet qė zhvillohen nė Ēamėrinė e sotme, por edhe me shtegtimin e tyre tė famshėm tė shekullit XIII-XIV, nė rrethinat e Atikės. Njė pjesė e arbėreshėve tė kėsaj zonė vijnė nga Mallakastra, duke marrė me vete emrat jo vetėm emrin e njė fshati pra Malakastėr, por edhe emrat e fshatrave tė tjerė, siē kemi Hekalin dhe Varibobin.

Mallakastra pėrbėn njė krahinė krejt tė veēantrė nga pikėpamja etnografike. Ajo trajtohet si njė pjesė e Toskėrisė, nė pėrgjithėsinuk ndahet nga Labėria. Megjithatė, kėngėt i ka tė ndryshme, dialektin e ka tė ndryshem nga Labėria, megjithėse ka ngjashmėri tė mėdha, ka lidhjet e vazhdueshmė tė krushqisė nė tė dy brigjet. Ajo qė i ka bashkuar shpeshherė ka qėne, sepse tė dy krahėt kanė qenė pėrkrahės tė Bektashizmit qė ishte njė sekt opozitar ndaj regjimit tė Sulltanėve nė shekullin XVIII-XIX. Ėshtė karakterizuar nga njė patriotizėm i theksuar, qoftė me lėvizjen e Tafil Buzit, por edhe me ngjarjen e lėvizjes sė Rrapo Hekalit, qė ka motivin e qartė tė patriotizmit ku thotė ‘Po pėr kė lufton vallė, as pėr mua as pėr ti, po pėr gjithė Shqipėrinė’. Ėshtė hera e parė qė ndjehet ajo frymė e rilindjes kombėtare e cila nuk doli vetėm nga penda e Veqilharxhit dhe e patriotėve tė tjerė pas tij, por doli direkt dhe nga lėvizja popullore. Qoftė edhe tek Tafil Buzi, cili ishte njė nga nxitėsit e lėvizjes sė Mallakastrės nė manifestin e tij dhe ėshtė i pari qė shpreh idenė e pavarėsisė me armė, por edhe nga poezia popullore qė del nga fjalėt e Rrapo Hekalit.