[highlight=#BFFFBFol3e2jf]Njė organizėm i ri Open Source fillon zhvillimin e Thunderbird 3[/highlightol3e2jf]

Objekti fillestar pėr Mozilla Messaging do tė jetė zhvillimi i Thunderbird 3, i cili do tė sjellė pėrmirėsime domethėnėse, nė mėnyrė tė veēantė integrim tė punimit me kalendar, kėrkim mė tė mirė dhe thellim tė punės sė pėrdoruesve nė pėrgjithėsi. Thunderbird-i ėshtė njė zbatim falas dhe me burim tė hapur pėr email, i pėrdorur nga miliona njerėz nė mbarė botėn dhe i ndėrtuar duke pėrdorur tė njėjtin model zhvillimi me burim tė hapur si pėr Mozilla Firefox-in, shfletuesin Web tė vlerėsuar me ēmime.

Mozilla Messaging ka krijuar njė ekip tė vogėl zhvilluesish i cili do tė funksionojė si pjesė e bashkėsisė sė pjesėmarrėsve prej mbarė botės.

Kemi kėnaqėsinė tė ripėrtėrijmė objektivin e bashkėsisė sonė tė burimit tė hapur mbi tė ardhmen e Thunderbird-it, tha David Ascher, CEO i Mozilla Messaging-ut. Secili prej nesh ėshtė i pėrkushtuar pėr krijimin e njė produkti tė fuqishėm email qė njerėzit do ta duan ta pėrdorin dhe qė do tė shėrbejė si themel bazė zgjedhjet nė njė zonė kritike tė software-eve pėr Internet.

Mozilla Messaging ėshtė nėndegė nė pronėsi tė plotė e Fondacionit Mozilla. Bordi i drejtuesve pėrbėhet nga David Ascher, CEO i Mozilla Messaging-ut; Christopher Beard, Nėnpresident dhe Drejtor i Pėrgjithshėm, prej Mozilla Labs; dhe Marten Mickos, CEO i tregtueses sė bazės sė tė dhėnave me burim tė hapur MySQL AB.

Klienti email Thunderbird ėshtė pjesė jetike e projektit Mozilla e qė sjell liri pėr qindra milionė pėrdoruesa tė Internetit nė mbarė botėn, u shpreh Marten Mickos, CEO i MySQL AB. Duke ju bashkuar drejtimit tė Mozilla Messaging-ut, shpresoj tė ndihmoj botėn tė komunikojė mė mirė.

Pėr mė tepėr tė dhėna, ju lutem hidhuni njė sy FAQ-eve dhe postimit vijues te blogu i David Ascher-it:

* FAQ: http://www.mozilla-europe.org/sq/press/ ... primet-faq
* David Ascher's blog post: http://ascher.ca/blog/2008/02/19/mozilla-messaging/

Rreth Mozillas

Mozilla ėshtė njė bashkėsi mbarėbotėrore pėrkushtuar krijimit tė produkteve dhe teknologjive falas, me burim tė hapur, tė cilat pėrmirėsojnė punėn online pėr njerėz kudo. Ne punojmė haptazi, sipas njė procesi zhvillimi shumė tė disiplinuar, tė tejdukshėm dhe nė bashkėpunim, nėn mbikqyrjen e fondacionit jofitimprurės Mozilla Foundation. Si njė nėndarje nė pronėsi tė plotė, Mozilla Messaging organizon zhvillimin dhe tregtimin e produkteve pėr email dhe komunikime, pėrfshi klientin email Mozilla Thunderbird. Pėr mė tepėr tė dhėna, vizitoni http://www.mozillamessaging.com.