Shkatėrrojnė me dhjetėra faqe interneti, pėrfshirė dhe atė tė Kryeministrisė, pothuajse tė gjitha ministrive e vetė Ministrisė sė Brendshme, por piratėt e internetit janė tė pakapshėm. Mungojnė specialistėt e mjetet hetimore



TIRANĖ - Tė ndėrhysh nė sisteme kompjuterike apo tė shkatėrrosh njė adresė interneti nė Shqipėri, faqe zyrtare ministrish, biznesi apo medie, do tė thotė tė mos ndėshkohesh e t’ia hedhėsh paq. Edhe pse nė Kodin Penal ekziston njė nen qė penalizon ndėrhyrjet nė sistemet kompjuterike, asnjė person deri mė sot nuk ėshtė gjykuar pėr ndėrhyrje tė paligjshme nė kėto sisteme. Sipas burimeve zyrtare policore pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė, bėhet e ditur se, edhe pse nė raste tepėr tė rralla, nė vendin tonė disa faqe zyrtare tė institucioneve tė ndryshme duke filluar nga Kryeministria e pothuajse tė gjitha ministritė, janė fshirė ose janė bllokuar nga tė ashtuquajturit “hackers”, thėnė ndryshe “piratėt e internetit”. Rasti mė i fundit ka qenė ai i njė viti mė parė, kur faqja zyrtare e Ministrisė sė Brendshme pati disa probleme dhe nuk mund tė lexohej apo tė hapeshin materialet e reklamuara aty. Pasi ekspertėt informatikė u morėn me rastin, rezultoi se dikush ose njė grup i caktuar personash akoma tė paidentifikuar, kishin bėrė njė “lojė” me faqen e internetit dhe se ajo ishte bllokuar pėrfundimisht. Gjatė punės sė bėrė pėr tė parė se nga vinte virusi, u arrit nė pėrfundimin se kishin tė bėnin me njė sistem virusi interneti me origjinė aziatike, por tek personat tė cilėt kishin infektuar faqen e internetit tė Ministrisė sė Brendshme nuk u arrit kurrė. “Punuam disa javė pėr tė zbuluar se ēfarė kishte ndodhur me adresėn dhe pas punės sė bėrė, rezultoi se njė virus aziatik ishte pėrdorur pėr tė shkatėrruar faqen. Gjetėm llojin e virusit, por tek personi qė kishte bėrė kėtė nuk mundėm tė arrinim kurrė. Ėshtė pothuajse krejtėsisht e pamundur. Njerėzit qė bėjnė kėto gjėra janė shumė profesionistė. Nuk i kapim dot”, - shprehen burimet policore. E ndėrkohė, rezulton se nė Shqipėri, edhe pse rastet e tilla nuk janė shumė tė shpeshta, metodat pėr hetimin dhe zbulimin e piratėve tė internetit kanė shumė mangėsi. “Ėshtė njė fenomen krejtėsisht i ri, qė fatmirėsisht deri tani edhe kur kemi pasur raste, nuk kanė sjellė probleme tė mėdha. Por edhe nėse do tė pėrballeshim me njė situatė aspak tė kėndshme a alarmante, identifikimi i personave ėshtė shumė i vėshtirė, kjo pasi nuk ėshtė shumė e pėrhapur si vepėr penale dhe nuk kemi metoda tė specializuara pėr tė kapur apo arrestuar dikė qė prish faqe apo adresa interneti”, - theksojnė po tė njėjtat burime zyrtare tė policisė. Por edhe nėse nė tė ardhmen do tė kemi probleme tė tilla, edhe nėse kemi njė vepėr penale qė penalizon ndėrhyrjet nė sistemet kompjuterike, ligji ėshtė shumė i butė me ta. Ndėrkohė qė sipas burimeve pranė Prokurorisė sė Pėrgjithshme dhe asaj tė Tiranės, asnjė person dhe asnjė ēėshtje nuk po ndiqet penalisht kohėt e fundit, pėr shkak se asnjė rast i ndėrhyrjeve nuk ėshtė denoncuar nė organin e akuzės.
Material nga gazeta korrieri 2008