• Tedi Blushi

Athina zyrtare iu jep nėnshtetėsinė greke nė mėnyrė kolektive, 1106 shqiptarėve qė kanė siguruar Kartėn e Homogjenit. Nė urimin e mirėseardhjes nė familjen greke, ka qenė ministri i Brendshėm, Prokopis Pavlopulos, ai qė ua ka dorėzuar personalisht pasaportat greke shtetasve shqiptarė. Ceremonia ėshtė organizuar nė 29 shkurt, nė stadiumin e sporteve nė Athinė, me pjesėmarrjen e kryetarit tė Bashkisė, Nikitas Kaklamanis, prefektit Janis Zguros si edhe kreut tė Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano. Duke iu drejtuar “vorio-epirotasve”, sikundėr i cilėsoi shtetasit e Jugut tė Shqipėrisė tė cilėt morėn nėnshtetėsinė greke, ministri i Brendshėm, Pavlopulos tha mes tė tjerash se “pėr vite me radhė shteti ynė ka qenė borxhli ndaj jush, por sot po u kthejmė njė borxh tė madh. Tani merrni fuqitė, bashkohuni me ne pėr tė ecur tė gjithė bashkė nė rrugėn drejt sė ardhmes demokratike tė Greqisė, duke mos harruar historinė e kombit tonė. Zoti qoftė me ne!” Referuar sajtit zyrtar nė internet tė zyrės sė shpėrndarjes sė pasaportave nė Ministrinė e Brendshme greke: 48 pėr qind e kėtyre shqiptarėve qė kanė fituar nėnshtetėsinė janė femra dhe 52 pėr qind meshkuj. Saktėsohet se prej tyre, 99 pėr qind i takojnė besimit ortodoks, pesė janė katolikė dhe vetėm dy tė besimit mysliman. Ndėrkaq qė tė gjithė, referuar tė njėjtit burim, kanė qenė banorė tė Jugut tė Shqipėrisė, ose sipas terminologjisė sė pėrdorur nė kėtė ceremoni, “shtetas tė Vorio-Epirit”.
Muaji prill
Muajin e ardhshėm, nėnshtetėsinė greke do ta fitojnė nė mėnyrė kolektive edhe 600 minoritarė dhe shqiptarė tė tjerė qė gjithashtu kanė siguruar Kartėn e Homogjenit. Lajmi ėshtė bėrė publik nė kėtė ceremoni nga vetė ministri i Brendshėm, Pavlopulos.
Kosova
Diskutantėt e ndryshėm qė morėn fjalėn nė kėtė ceremoni, referuar agjencive greke tė lajmeve, kanė theksuar se kjo qė po bėn Athina zyrtare nuk ėshtė aspak mė shumė se sa ajo qė ka bėrė dhe po bėn Shqipėria me shtetasit shqiptarė tė Kosovės. “Ēdo muaj, shqiptarėt e Kosovės marrin pasaporta e nėnshtetėsi shqiptare. Madje, zyrtarė tė lartė demonstrojnė publikisht vullnetin e qeverisė pėr tė ndihmuar financiarisht dhe pėr t’i dhėnė njė suport politik ndėrkombėtar Kosovės”, citojmė nga diskutimi i njė prej pėrfaqėsuesve tė kėshillit bashkiak tė Athinės.
Vorio-Epiri
“Vorio-Epirin nuk e shesim, nuk e lėshojmė”. Me kėtė pankartė gjigande nė duar, qindra protestues ultranacionalistė grekė nė qendėr tė Athinės kanė kėrkuar pak ditė mė parė autonominė e Jugut tė Shqipėrisė, tė cilėsuar prej tyre si “Kosova” e Greqisė. Protestuesit nė parullat e hedhura gjatė kėtij mitingu qė zgjati pėr rreth njė orė e 30 minuta, kanė kėrkuar prej autoriteteve ndėrkombėtare dhėnien pėr minoritetin grek nė Shqipėri tė sė njėjtės tė drejtė pėr vetėvendosje, sikundėr shqiptarėve tė Kosovės. Ata kanė paralajmėruar qeverinė Karamanlis se, nė rast tė njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės para se i ashtuquajturi “Epiri i Veriut” tė fitojė autonominė, atėherė e gjithė Greqia sipas tyre, do tė pėrfshihet nė protesta tepėr tė ashpra.