Cameria, Histori dhe fakte


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 9 prej 9
  1. #1
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Cameria, Histori dhe fakte

    Receta Gatimi

    Ēamėria shtrihet nė pjesen veriperendimore tė Greqisė. Pelasgo-Ilirėt ishing banoret e hershem tė Ēamėrisė, kurse mbret i parė ishte Therporti me prejardhje Pellazge. Fiset ILIRE ishin Molosėt, Dodonėt, Kasopianet, Efyrianet etj. Ēameria ishte pjesė e Mbretrisė ILIRE. Heroj Pirro ishte heroj i shquar i Ēamėrisė, sukseset nė luftėra e derguan ate dhe ushtrine e tij deri ne Itali. Besohet qė Pirro tė jetė i afėrm i Aleksanderit. Gjatė pushtimit Bizantin, fise te reja erdhen nė Ēamėri, siq ishin Gothet, Ostret, Sarakenet, dhe Norset. Me 1449 Ēameria u pushtua nga Mbretria Osmane. Populli Ēamė luftoj kundėr ushtrisė Osmane nė vitet 1611 dhe 1803, ku nė betejen e fundit u shqua regjioni i Sulit (qendra e Sulit ishte Paramithia, mė Shqiponjėn dy krershe).
    25 maj 2003 (KeL) - Pas thyerjes sė ushtrive italiane dhe tėrheqjes sė tyre nga Greqia u Imageintensifikua dhuna dhe terrori i qeverisė sė re greke mbi popullsinė shqiptare tė Ēamėrisė. Tė burgosurit dhe tė internuarit ēamė u liruan vetėm pas pushtimit tė Greqisė nga ushtritė gjermane nė njė gjendje tė rėndė shėndetėsore dhe shpirtėrore.

    Pas pushtimit tė Greqisė nga gjermanėt, pritej qė ēamėt e kthyer nga internimi tė hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke qė kishin qenė shkaktarė tė vuajtjeve. Por ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngritėn mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhėn rrugėn e bashkėpunimit dhe tė bashkėjetesės pėr tė pėrballuar bashkėrisht gjendjen e rėndė qė u krijua nga pushtuesit e rinj gjermanė. Pėr kėtė qėllim u organizuan dy mbledhje tė gjera nė Koskė dhe nė Spatar. Njerėz me ndikim nė krahinė si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Ēafuli, Jasin Sadiku dhe shumė tė tjerė punuan me pėrkushtim pėr tė krijuar atmosferėn e mirėkuptimit midis dy komuniteteve, grek dhe shqiptar. Madje fshatarėt e Varfanjit, Salicės etj., dėrguan pėrfaqėsuesit e tyre nė fshtatrat e krishtera ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar qė tė ktheheshin se asgjė e keqe nuk do t'i gjente.

    Rreziku i njė raprezaljeje nga bandat shoviniste tė Zervės i bėn mė tė vetėdijshėm nacionalistėt ēamė qė tė ngulnin kėmbė nė pikėpamjen e tyre se rruga e bashkimit tė tyre ishte rruga e bashkimit tė forcave politike shqiptare. Edhe Imagepse Marrėveshja e Mukjes (gusht 1943) ishte denoncuar nga PKSH nė mėnyrė tė njėanshme, nacionalistėt ēamė i referoheshin asaj si e vetmja rrugė pėr tė zgjidhur ēėshtjen kombėtare shqiptare. Pėr kėtė ata bėnė disa herė thirrje pėr tė shmangur luftėn vėllavrasėse dhe pėr bashkimin e tė gjitha forcave pėr mbrojtjen e ēėshtjes kombėtare, nė kėtė kuadėr dhe atė tė Ēamėrisė. Nė njė letėr qė Nuri Dino i dėrgonte mė 21 shkurt 1944 Shefqet Peēit, konstatonte se nė Greqi po bėheshin pėrpjekje pė bashkimin e dy forcave kryesore politike tė EAM-it dhe EDES-it me synimin qė "grekėt tė shkatėrrojnė Shqipėrinė edhe nėn maskėn komuniste...". Dhe mė tej ai i kujton Sh. Peēit se "mjaft gjak shqiptari vaditi tokėn tonė, mjaft larg u dėgjua afshi i popullit tonė pėr liri dhe kjo mjafton pėr tė nesėrmen, por e nesėrmja duhet tė na gjejė tė bashkuar mė shumė se kurrė". Thelbin e kėsaj letre e pėrbėnte kėrkesa kėmbėngulėse pėr bashkim "pėr hir tė gjakut qė na bashkon dhe tė zakonit qė s'mund tė na ndajė". Ai kėrkonte mendimin pėr bazat e bashkimit, por me "kusht qė tė mos preken parimet tona dhe karakteri kombėtar".

  2. #2
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Cameria, Histori dhe fakte

    Nga hetimet e tij Palmeri pėrpiqet tė hedhė sadopak dritė mbi motivet e kėsaj masakre dhe ai jep njė shpjegim ineresant qė i afrohet tė vėrtetės ose mė saktė ėshtė njė pjesė e saj. Ai i raportonte eprorėve tė tij se "Rrethi ku banonte ky Imageminoritet ishte i pasur, konseguenca ka qenė gjithnjė njė ndjenjė zilie dhe urrejtjeje nga ana e grekėve pėr atė rreth ndaj ēamėve". Nė tė njėjtėn kohė Palmeri vė nė dukje se pretendimi absdurd pėr aneksimin e Shqipėrisė sė Jugut nga Greqia, tė cilėn shteti grek e kishte kultivuar nė maksimum pėr disa dekada, kishte prodhuar "njė urrejtje shumė tė fortė, e cila drejtohej jo vetėm kundėr ēamėve, por kundėr gjithė shqiptarėve nė pėrgjithėsi". Nė kėtė mėnyrė, palmeri vė nė dyshim pretendimin se spastrimi etnik i Ēamėrisė u krye pėr shkak tė bashkėpunimit tė kėsaj popullsie me gjermanėt, por si pjesė e strategjisė shoviniste tė Greqisė kundėr shqiptarėve. Megjithatė, Palmeri e pranonte dhe mundėsinė hipotetike tė bashkėpunimit tė njė pjese tė minoritetit shqiptar me italianėt dhe si shkaqe tė kėtij bashkėpunimi tė mundshėm ai jepte "dėshirėn pėr ta bashkuar Ēamėrinė me Shqipėrinė ose pėr tė shfrytėzuar mundėsitė qė paraqiste realiteti i krijuar pėr tė qėruar hesapet e vjetra me grekėtt. Ai pohonte se nuk mund tė arrihej nė ndonjė konkluzion se kush nga tė dy palėt ishte pėrgjegjės pėr fillimin e armiqėsive. Nė tė vėrtetė, armiqėsitė dhe konflikti nacional nė Ēamėri, siē kemi theksuar mė lart, kishin filluar kėtu me aneksimin e kėsaj treve shqiptare nga greqia gjatė Luftėrave Ballkanike. Shkaku themelor ka qenė politika sistematike antishqiptare dhe shkombėtarizuese e qeverisė greke dhe organizmave tė ndryshme tė saj. Kjo situatė e tendosur, sigurisht qė ka shkaktuar edhe konflikte tė veēanta midis tė dy palėve, por dhuna dhe krimi grek dallohen cilėsisht pasi ata ishin tė ushtruara, tė organizuara, tė drejtuara ose tė xnitura nga shteti grek. Prandaj bashkėpunimin e elementėve tė veēantė shqiptarė me gjermanėt dhe italianėt, i cili e kishte burimin nė shtypjen e rėndė nacionale nga shteti grek, qeveria dhe propaganda greke, pas luftės, madje dhe sot, u pėrpoqėn tė fryjnė dhe ta paraqisin si njė bashkėpunim total ndaj popullsisė ēame me gjermanėt. Qėllimi ka qenė i qartė, qė t'i vihej njė bazė justifikuese spastrimit etnik tė Ēamėrisė.


    Ne foto, Kalaja e Janines! Kalaja e Ali Pashe Tepelenes!

    Mė 9 maj 1945 pėrfaqėsuesit e popullsisė ēame i dėrguan njė ankesė edhe konferencės sė San Franēiskos nėpėrmjet Misioneve Aleate nė Tiranė. Dukje iu referuar Kartės sė Atlantikut dhe luftės qė popullsia ēame kishte zhvilluar kundėr fashizmit, kėrkohej ndėrmjetėsimi pėr kthimin e popullsisė ēame nė shtėpitė e veta. Ndėrsa lidhur me fajtorėt dhe ata qė kishin kryer krime, kėrkohej qė tė gjykoheshin nga njė gjykatė dypalėshe (shqiptaro-greke). Pas kėsaj proteste, njė komision ēam shkoi nė Athinė pėr t'i paraqitur Qeverisė sė Papandreut kėrkesat e refugjatėve ēamė. Mirėpo ky nuk pranopi tė merrte takim me tė. Njė funksionar i lartė i Ministrisė sė Punėve tė Jashtėme tė Greqisė qė mori kontakt me komisionin ēam i deklaroi atij se "Qeveria nuk iu pret, sepse s'ka ē'tju thotė, pasi nė praktikė ėshtė Zerva dhe nė teori ėshtė Qeveria qė ju tė mos ktheheni nė Ēamėri". Pas dėshtimit tė pėrpjekjeve pėr tė biseduar me pėrfaqėsuesit e qeverisė greke, delegacioni ēam iu drejtua autoriteteve tė Fuqive Aleate dhe Komitetit Qendror tė EAM-it dhe Partisė Komuniste Greke. EAM-i dhe Partia Komuniste vetėm sa protestuan pranė misioneve aleate dhe Qeverisė Greke qė tė merreshin masa kundėr bandave kriminale tė Zervės dhe qė popullsia ēame tė kthehej nė trojet e veta. Ata nuk morėn asnjė masė ose nuk u bėnė asnjė premtim ose propozim pėrfaqėsuesve tė Ēamėrisė pėr tė zgjidhur ēėshtjen e tyre tė drejtė.

  3. #3
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Memorandumi Ēam 1947

    M E M O R A N D U M
    I KOMITETIT ANTIFASHIST TĖ EMIGRANTĖVE ĒAMĖ NĖ SHQIPĖRI

    KOMISIONIT HETIMOR TĖ KĖSHILLIT TĖ SIGURIMIT TĖ U.N.O.

    RRETH TRAJTIMIT DHE MASAKRAVE NĖ MINORITETIN SHQIPTAR ĒAM NĖ GREQI

    Ne Komiteti Antifashist i Emigrantėve Ēamė nė Shqipėri, me besim nė parimet demokratike dhe humanitare tė U.N.O.-s, n’emėr tė emigrantėve Ēamė nė Shqipėri, parashtrojmė para Komisionit hetimor tė drejtat tona tė humbura, shtypjet, persekutimet dhe masakrat qė kryen fashistat Grekė pėr tė shfarosur Minoritetin Shqiptar nė Greqi. Nė vazhdim tė protestave dhe kėrkesave tona drejtuar Aleatėve tė Mėdhenj dhe Kombeve tė Bashkuara, ne kėrkojmė drejtėsi pėr sa parashtrojmė:

    Klika shoviniste dhe reaksionare greke prej 32 vjetėve me rradhe duke shkelur brutalisht ēdo parim njerėzor dhe duke mos pėrfillur as pak traktet Ndėrkombėtare kanė pėrdorur kundėr minoritetit Shqiptar nė Greqi njė politikė ēfarosjeje. Qysh me pushtimin grek nė Ēamėri mė 23 shkurt 1913, banda e Deli Janaqit e shtytur dhe e pėrkrahur nga autoritetet e vėndit masakroi pa mė tė voglėn arsye 72 burra tė krahinės Paramithisė nė pruan e Selamit. Kėto masakra qenė fillimi i ēfarosjes sė minoritetit Shqiptar dhe zbulojnė orientimin qė mori politika greke kundrejt popullatės sonė.

  4. #4
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    E moshuara: Grekėt ma varėn nėnėn nė pemėn e shtėpisė

    Isha vetėm 9 vjeē, kur kam parė nėnėn tė mė varet nė pemėn e oborrit nga ushtarėt e Zėrves. Tmerrin qė kam pėrjetuar nuk mund ta heq nga mendja. Ėshtė njė kujtim i hidhur qė mė mundon ēdo ēast. Ushtarėt nuk gjuanin me armė, por njerėzit i thernin me thikė ose i varnin nė litar…”. Kjo copėz historie tragjike rrėfehet nga e moshuara Xhemile Memko, e cila ka qenė vetėm nėntė vjeēe kur ushtarėt grekė e kanė dėbuar nga shtėpia e saj, pasi i kanė varur nėnėn. Dje, e moshuara kishte mbėrritur bashkė me familjen pėr tė pėrkujtuar viktimat e genocidit grek, qė pėr fat tė keq e ka pėrjetuar vetė nė mėnyrėn mė tragjike. Tashmė tė moshuarės qė jeton nė Tiranė, nuk i ka mbetur gjė tjetėr veēse t’i lutet zotit t’i japė dhe pak jetė qė brenga e saj tė marrė fund, qė vėllezėrit e motrat e saj tė rikthehen nė tokat e tyre, nė vendin e tė parėve. Sipas ēamėve, nė fshatin Kallogjer e Vasilikua, janė me qindra varre masive tė tė afėrmve tė tyre tė vrarė nga grekėt. Njė nga organizatorėt e tubimit, Nuredin Izeti shprehet se nga genocidi grek u vranė dhe masakruan 2.900 ēamė, 2.400 tė tjerė gjetėn vdekjen nga uria dhe epidemitė, gjithashtu u shkretuan afro 5.800 shtėpi. Gjaku dhe kalvari i gjatė i vuajtjeve tė popullsisė ēame, duket se nuk do tė harrohen kurrė, as atėherė kur tė gjejnė tė drejtat e tyre, tė rikthehen nė trojet etnike, nga tė cilat i kanė dėbuar me dhunė. Popullsia ēame qė prej mbrėmjes sė shtunė ka nisur njė manifestim tė madh nė nder tė viktimave tė genocidit grek. Tubimi i sė shtunės u organizua nė stadiumin e lojėrave me dorė tė qytetit, me pjesėmarrjen e mė shumė se 2.500 ēamėve tė ardhur nga Vlora, Fieri, Tirana, Durrėsi, Elbasani, Cėrriku, Lushnja e deri nga Shkodra. Mes takimeve tė pėrzemėrta, me lot nė sy, ēamėt ripėrsėritėn kėrkesėn pėr zgjidhjen e problemit tė tyre nė rrugė sa mė demokratike.

  5. #5
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Koment i "Gazeta Shqiptare"

    Njė histori e dhimbshme mundimesh, gjaku, sakrificash, shprese e zhgėnjimi. Kėshtu mund tė pėrmblidhet me pak fjalė historia e popullsisė ēame, qė 63 vjet mė parė pėrjetoi dhunėn qė e detyroi tė zgjidhte mes vdekjes dhe ekzistencės larg trojeve tė saj. Kėshtu, trojet etnike tė Ēamėrisė u zbra-zėn nga banuesit e saj nėn dhunėn qė mbillte vdekja dhe mijėra refugjatė kaptuan kufirin pėr t’u sistemuar nė Shqipėrinė komuniste. Gjithēka nisi me pėrcaktimin e kufijve nė vitin 1931 dhe mbetjes larg trungut shqiptar tė krahinės sė Ēamėrisė. Dhuna shpėrtheu gjatė dhe pas Luftės sė Parė Botėrore, kur qeveritė e ndryshme greke shpėrngulėn me forcė qindra banorė tė krahinės sė Ēamėrisė nga trojet e tyre etnike, duke i dėbuar drejt Turqisė me pretekstin se ishin turq, pėr shkak tė besimit mysliman. Por, kjo shpėrngulje masive nuk do tė pėrfundonte kėtu. Genocidi grek i nisur nė qershor tė vitit 1944, do tė ishte fatal pėr popullsinė shqiptare nė krahinėn ēame. Shqiptarėt e kėsaj krahine, ashtu si edhe gjithė Shqipėria, u akuzuan se kishin bėrė aleancė me fashistėt nė dėm tė grekėve. Dhe pėr kėtė duhet tė paguanin. Mė famėkeqi ishte njė gjeneral i quajtur Zerva. Forcat e tij detyruan afro 250.000 shqiptarė tė lėnė trojet e tė parėve tė tyre dhe tė largohen. Qė t’i detyronin tė largoheshin, ndaj popullsisė ēame ėshtė ushtruar dhunė qė zakonisht pėrfundonte me ekzekutime masive. Afro 6.000 ēamė u masakruan, u vranė ose u gjymtuan. Trojet e tyre etnike si Margėllici, Igumenica, Para-mithia, Filati, Konica e tė tjera mbetėn tė shkretuara. Dėmet materiale ishin tė pallogaritshme. Shtėpitė u shkatėrruan, gjithēka kishin u detyruan ta braktisin. Kėshtu popullsia ēame mori rrugėn drejt Shqipėrisė, ku u vendos nė qytete tė ndryshme tė vendit, si nė Fier, Vlorė, Durrės, Tiranė, Elbasan, etj. Ende dhe sot kur kanė kaluar plot 63 vjet, ēamėt nuk kanė fituar tė drejtat e tyre. Nuk kanė mundur mė tė shkelin nė trojet e tė parėve. Ēamėt kanė ngritur zėrin pėr njohjen e tė drejtave tė tyre, por ende asnjė “dritė jeshile” nuk ėshtė ndezur pėr ta.
    Pėr ēdo vit ata pėrkujtojnė viktimat e genocidit grek tė ushtruar ndaj tė parėve tė tyre. 27 qershori pėrkujtohet pėr ēdo vit nga shoqata politiko-atdhetare “Ēamėria” nė qytetin e Sarandės dhe tė Konispolit, ky i fundit si qendra e krahinės sė Ēamėrisė brenda kufijve. Dje, qindra ēamė u pėrulėn me respekt pėr ata qė tashmė nuk janė mė nė jetė dhe qė nuk patėn mė mundėsi tė preknin sėrish tokėn e tyre. Ndėrsa, pėrshėndetėn me dorė “tokėn e ndaluar” qė ndodhet pas Kodrės sė Mavromatit, pikėrisht ku ndahet kufiri shtetėror.

  6. #6
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Cameria, Histori dhe fakte



    Filat 1913

  7. #7
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Cameria, Histori dhe fakte



    Gra qe lajne, Liqieni i Janines 1913
    Imazhe te marra nga http://www.albumishqiptar.com




    Konice 1913
    Imazhe te marra nga http://www.albumishqiptar.com

  8. #8
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Cameria, Histori dhe fakte



    Paramithi 1913
    Imazhe te marra nga http://www.albumishqiptar.com




    Parga 1913
    Imazhe te marra nga http://www.albumishqiptar.com

  9. #9
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Ēamėt, marshim me flamuj amerikanė

    Ēamėria ėshtė jona!”, “Duam pronat tona!”… Me kėto parulla nė duar, tė shkruara nė tri gjuhė; shqip, anglisht dhe greqisht, duke valėvitur flamujt kombėtarė dhe amerikanė, qindra ēamė nisėn marshimin tradicional tė tyre nė pėrkujtim tė viktimave tė genocidit grek, shėnuar 63 vite mė parė. Marshimi i organizuar nga shoqata politiko-atdhetare “Ēamėria” dhe Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim, nisi rreth orės dhjetė tė ditės sė djeshme, nė fshatin Kallogjerė tė komunės Xarė (Sarandė). Pikėrisht nė kėtė fshat u vendos memoriali nė pėrkujtim tė viktimave tė genocidit grek si dhe u hodhėn mijėra lule. Mė pas, ēamėt e ardhur nga tė gjitha zonat e Shqipėrisė morėn rrugėn drejt pikės kufitare tė Qafė-Botės, rrugė e cila ėshtė pėrshkruar prej tyre nė vitin 1944, kur grekėt i dėbuan nga trojet etnike, me anė tė dhunės, vrasjeve, therjeve dhe shfarosjeve. Njėzėri ēamėt kėrkuan qė qeveria shqiptare dhe greke tė njohin tė drejtat e tyre, si dhe t’u rikthejnė pronat. Duke mos pasur mundėsinė pėr tė shkuar nė vendin e tė parėve, ēamėt qė kishin mbėrritur nė Qafė-Botė u kthyen nė drejtim tė maleve tė Ēamėrisė dhe pėr disa minuta me radhė pėrshėndetėn me dorė, me shpresėn se njė ditė ēėshtja e tyre do tė marrė zgjidhje.
    Marshimi
    Tė ardhur nga tė gjitha qytetet e Shqipėrisė, marshimin e tyre tradicional ēamėt do ta nisnin nga fshat Kallogjer i komunės Xarė, fshat nė tė cilin ndodhet njė varr masiv me tė parėt e tyre. Nė kėtė fshat u inaugurua dhe memoriali nė nder tė viktimave tė 66 vjetėve mė parė. E veēanta e memorialit ishte se pėrbėhej nga katėr gurė horizontalė, qė simbolizonin katėr vilajetet shqiptare si dhe njė gur vertikal qė simbolizonte Shqipėrinė. Marshimi nuk do tė ndalej kėtu. Ēamėt nuk do t’i kthente mbrapsht as vapa pėrvėluese, as ndonjė arsye tjetėr e fortė qė tė pėrshkonin rrugėn qė bėnė tė parėt e tyre tė dėbuar me forcė nga trojet etnike. Pėr afro njė orė, duke protestuar nė mėnyrė paqėsore pėr tė drejtat e tyre, ata mbėrritėn nė pikėn Kufitare tė Qafė-Botės, ku pėrveē lotėve, nuk munguan as minutat e heshtjes pėr nder tė atyre qė nuk jetojnė mė. Qėllimi i kėsaj pėrpjekjeje pėr njohjen e tė drejtave dhe rikthimin e pronave tė mohuara padrejtėsisht ėshtė qė tė “zgjohet” jo vetėm vėmendja e qeverisė shqiptare dhe asaj greke, por edhe vėmendja e ndėrkombėtarėve. Aktiviteti do tė vazhdojė nė Tiranė, ku pėrveē tė tjerash ēamėt i kanė bėrė thirrje kryepeshkopit Janullatos, tė jetė i pranishėm nė aktivitetin e sė martės qė do tė zhvillohet nė kryeqytet dhe tė mbajė njė meshė nė pėrkujtim tė mijėra viktimave tė genocidit grek ndaj popullsisė ēame. Nė protestėn e djeshme tė ēamėve ishin tė pranishėm politikanėt Pėllumb Xhufi, Shpėtim Idrizi, Bujar Leskaj, si dhe krerėt e komuniteteve fetare, si Arqipeshkvi katolik, Rrok Mirdita dhe Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muēa, tė cilėt i janė pėrgjigjur pozitivisht ftesės pėr mbajtjen e njė ceremonie fetare nė pėrshpirtje tė viktimave tė genocidit grek kundėr popullsisė ēame.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Fakte e kuriozitete mbi gjumin
    Nga olsii nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-11-2012, 07:19 PM
  2. Fakte interesante rreth puthjes
    Nga ulkina nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-12-2011, 11:28 PM
  3. 15 Kuriozitete dhe Fakte mbi Dashurine
    Nga ReniX nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-04-2011, 08:49 PM
  4. Fakte Shkencore
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2009, 11:36 PM
  5. 20 fakte qė nuk i dinim pėr floririn
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 06:09 PM