Ēamėria shtrihet nė pjesen veriperendimore tė Greqisė. Pelasgo-Ilirėt ishing banoret e hershem tė Ēamėrisė, kurse mbret i parė ishte Therporti me prejardhje Pellazge. Fiset ILIRE ishin Molosėt, Dodonėt, Kasopianet, Efyrianet etj. Ēameria ishte pjesė e Mbretrisė ILIRE. Heroj Pirro ishte heroj i shquar i Ēamėrisė, sukseset nė luftėra e derguan ate dhe ushtrine e tij deri ne Itali. Besohet qė Pirro tė jetė i afėrm i Aleksanderit. Gjatė pushtimit Bizantin, fise te reja erdhen nė Ēamėri, siq ishin Gothet, Ostret, Sarakenet, dhe Norset. Me 1449 Ēameria u pushtua nga Mbretria Osmane. Populli Ēamė luftoj kundėr ushtrisė Osmane nė vitet 1611 dhe 1803, ku nė betejen e fundit u shqua regjioni i Sulit (qendra e Sulit ishte Paramithia, mė Shqiponjėn dy krershe).
25 maj 2003 (KeL) - Pas thyerjes sė ushtrive italiane dhe tėrheqjes sė tyre nga Greqia u Imageintensifikua dhuna dhe terrori i qeverisė sė re greke mbi popullsinė shqiptare tė Ēamėrisė. Tė burgosurit dhe tė internuarit ēamė u liruan vetėm pas pushtimit tė Greqisė nga ushtritė gjermane nė njė gjendje tė rėndė shėndetėsore dhe shpirtėrore.
Pas pushtimit tė Greqisė nga gjermanėt, pritej qė ēamėt e kthyer nga internimi tė hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke qė kishin qenė shkaktarė tė vuajtjeve. Por ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngritėn mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhėn rrugėn e bashkėpunimit dhe tė bashkėjetesės pėr tė pėrballuar bashkėrisht gjendjen e rėndė qė u krijua nga pushtuesit e rinj gjermanė. Pėr kėtė qėllim u organizuan dy mbledhje tė gjera nė Koskė dhe nė Spatar. Njerėz me ndikim nė krahinė si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Ēafuli, Jasin Sadiku dhe shumė tė tjerė punuan me pėrkushtim pėr tė krijuar atmosferėn e mirėkuptimit midis dy komuniteteve, grek dhe shqiptar. Madje fshatarėt e Varfanjit, Salicės etj., dėrguan pėrfaqėsuesit e tyre nė fshtatrat e krishtera ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar qė tė ktheheshin se asgjė e keqe nuk do t'i gjente.
Rreziku i njė raprezaljeje nga bandat shoviniste tė Zervės i bėn mė tė vetėdijshėm nacionalistėt ēamė qė tė ngulnin kėmbė nė pikėpamjen e tyre se rruga e bashkimit tė tyre ishte rruga e bashkimit tė forcave politike shqiptare. Edhe Imagepse Marrėveshja e Mukjes (gusht 1943) ishte denoncuar nga PKSH nė mėnyrė tė njėanshme, nacionalistėt ēamė i referoheshin asaj si e vetmja rrugė pėr tė zgjidhur ēėshtjen kombėtare shqiptare. Pėr kėtė ata bėnė disa herė thirrje pėr tė shmangur luftėn vėllavrasėse dhe pėr bashkimin e tė gjitha forcave pėr mbrojtjen e ēėshtjes kombėtare, nė kėtė kuadėr dhe atė tė Ēamėrisė. Nė njė letėr qė Nuri Dino i dėrgonte mė 21 shkurt 1944 Shefqet Peēit, konstatonte se nė Greqi po bėheshin pėrpjekje pė bashkimin e dy forcave kryesore politike tė EAM-it dhe EDES-it me synimin qė "grekėt tė shkatėrrojnė Shqipėrinė edhe nėn maskėn komuniste...". Dhe mė tej ai i kujton Sh. Peēit se "mjaft gjak shqiptari vaditi tokėn tonė, mjaft larg u dėgjua afshi i popullit tonė pėr liri dhe kjo mjafton pėr tė nesėrmen, por e nesėrmja duhet tė na gjejė tė bashkuar mė shumė se kurrė". Thelbin e kėsaj letre e pėrbėnte kėrkesa kėmbėngulėse pėr bashkim "pėr hir tė gjakut qė na bashkon dhe tė zakonit qė s'mund tė na ndajė". Ai kėrkonte mendimin pėr bazat e bashkimit, por me "kusht qė tė mos preken parimet tona dhe karakteri kombėtar".