Lėngu i boronicės mund tė mbrojė gratė nga infeksionet e traktit urinar.

Tė paktėn ky ėshtė konkluzioni i disa studimeve qė janė publikuar nė revistėn “The Cochrane Library”. Shkencėtarėt kanė pėrpunuar tė dhėnat e 10 studimeve tė ndryshme qė kanė pėrfshirė rreth 1.049 persona. Pas analizimit tė tė dhėnave ka rezultuar se lėngu i boronicės ėshtė mjaft i mirė nė parandalimin e infeksioneve urinare tė zakonshme, sidomos te gratė, qė e konsumonin pėr njė periudhė tė paktėn njėvjeēare. Por lėngu nuk ka shfaqur tė njėjtin efekt te personat e moshuar apo tek ata qė pėrdorin kateter. Gjithsesi, rezultatet janė mjaft interesante, duke marrė nė konsideratė se infeksionet e traktit urinar janė 50 % mė tė shpeshta te gratė, se sa te burrat. Nė fakt mendohet se 30% e grave ėshtė e prekur nga njė infeksion i fshikėzės urinare. Sipas autorėve tė studimit, lėngu i boronicės pėrmban njė substancė qė lufton bakteret, sidomos pėr Escheria Coli, e cila pėrthithet nga muret e fshikėzės dhe ndihmon pėr tė parandaluar infeksionet. Por studiuesit nuk kanė arritur tė kuptojnė mirė sasinė ideale qė duhet pėrdorur nga ky frut.