Emigracioni ka ndalur ne kuoten e rreth 700 mije personave. Te tjeret, jetojne ne Shqiperi. Dhe po shtohen me shpejtesi



Pas njė ndalese nė fillimin e viteve 90-tė, e influencuar kjo nga lėvizjet emigratore, duket se Shqipėria do t’i kthehet edhe njėherė vrullshėm shtimit tė numrit tė popullsisė, madje kėtė herė me ritme edhe mė tė fuqishme. Kėtė gjė e deklarojnė studimet afatgjata tė kryera nga Instituti i Statistikave, i cili hedh vėshtrimin e tij pėrtej viteve 2020. Kėshtu, sipas kėtij studimi, i cili pėr herė tė parė bėhet publik nė media, nė dekadėn e dytė tė mijėvjeēarit tė tretė, Shqipėria mendohet tė ketė afėrsisht 3 milionė e 250 mijė banorė, ose pothuajse 180 mijė individė mė shumė sesa kishte nė vitin 2001. Parashikimet e staticienėve flasin pėr njė rritje tė vazhdueshme, e cila do tė arrijė pikun kulminant nė vitin 2017, mot nė tė cilin pritet edhe njė stabilizim nė rritjen e popullsisė. Ky stabilitet pritet tė prishet sėrish nė vitin 2021, ku ėshtė parashikuar njė cikėl i ri i rritjes sė popullatės shqiptare. Staticienėt thonė se me ritmet e rritjes qė ka sot, Shqipėria mund tė kapė nė hyrje tė shekullit tė ardhshėm, i cili ėshtė ende larg, shifrėn e 4 milionė banorėve. Nė studimin e kryer, staticienėt janė bazuar vetėm nė numrin e popullsisė qė jeton nė kufijtė e brendshėm shtetėrorė tė Republikės sė Shqipėrisė. Pra, rritja e popullsisė deri nė vitin 2021 ėshtė parashikuar vetėm pėr popullatėn e brendshme, ndėrkohė qė nė kėtė studim nuk janė marrė parasysh emigrantėt qė jetojnė dhe punojnė jashtė vendit. Ky kontingjent i popullatės nuk ėshtė pėrfshirė nė studim, pėr shkak tė mungesės sė statistikave tė sakta. Pėr pasojė, lindjet dhe vdekjet e individėve shqiptarė nė emigracion mbeten ende tė pazbardhura, ēka ndikon negativisht nė studimin e tyre. Nėse do t’u referoheshim tė dhėnave jozyrtare mbi numrin e emigrantėve shqiptarė qė jetojnė nė vendet fqinjė, njė gjė rezulton e sigurt, se bashkuar me individėt brenda kufijve shtetėrorė, tashmė shqiptarėt janė njė popull prej 4 milionė banorėsh. Aktualisht, sipas INSTAT-it, popullsia qė jeton brenda kufijve administrativ ėshtė 3 milionė e 135 mijė banorė, nga tė cilėt 1 milion e 562 mijė janė meshkuj dhe 1 milion e 573 mijė janė femra. Nė kėtė raport, siē edhe vihet re, shikohet njė dominim i lehtė i femrave. Ky dominim ėshtė bėrė mė i theksuar pas viteve 90-tė, ku njė pjesė e mirė e meshkujve tė rritur emigruan jashtė vendit. Nuk dihet ende sesi do tė jetė ky raport nė vitin 2021, por njė gjė ėshtė e sigurt: nėse lindjet do tė vazhdojnė tė dominohen nga femrat, atėherė nė njė tė ardhme jo shumė tė largėt shoqėria shqiptare do tė duhet tė ndėrrojė detyrimisht kahun e udhėheqjes nė favor tė seksit tė dobėt.


Bie emigracioni, rritet popullsia
Njė rol kryesor nė rritjen e popullsisė shqiptare gjatė 10-vjeēarit tė fundit ka edhe ulja e ndjeshme e numrit tė individėve qė kėrkojnė njė tė ardhme mė tė mirė jashtė vendit. Kjo shikohet qartė nė vite tė ndryshme, qė kanė lidhje me krizat qė kalon shoqėria shqiptare. Kėshtu, nė vitin 1990, popullsia e regjistruar nė Shqipėri ishte 3 milionė e 196 mijė banorė, nga tė cilėt 1 milion e 635 mijė ishin meshkuj dhe 1 milion e 561 mijė ishin femra. Kjo shifėr, pėr shkak tė rrjedhjes sė vazhdueshme tė popullsisė, si pasojė i emigracionit tė vazhdueshėm, do tė pėsonte regres pėr gati 5 vite me radhė. Nė vitin 1995 vihet re njė rritje e numrit tė popullsisė, e cila nuk do tė zgjaste shumė. Eksodet e vitit 1997 do tė bėnin qė Shqipėria tė zbrazej sėrish. Nė kėtė vit, Shqipėria, sipas studimeve tė kryera nga INSTAT-i, kishte 3 milionė e 88 mijė banorė. Numri i lartė i personave tė larguar gjatė kėtij viti do tė bėnte qė numri i popullsisė tė ulej ndjeshėm. Do tė duhej tė vinte viti 2003, qė Shqipėria tė gėzonte sėrish njė numėr po aq tė lartė banorėsh. Nė kėtė vit popullsia shkon nė 3 milionė e 102 mijė banorė, pėr tė mos pėsuar mė kurrė regres.

Rrojmė gjithmonė e mė pak
Shumica e shqiptarėve nuk i kalojnė tė 65-at. Nė kėtė pėrfundim arrijnė studimet mbi moshėn e shqiptarėve, tė kryera nga Instituti i Statistikave dhe tė publikuara nė librin “Shqipėria nė shifra”. Kėshtu, nga 3 milionė e 130 banorė qė ka sot ky vend, vetėm 76 175 prej tyre arrijnė tė kalojnė tė 70-at. Ky studim, i cili bėn njė vlerėsim mbi jetėgjatėsinė, nxjerr nė pah se numrin mė tė lartė tė banorėve nė Shqipėri e ka grupmosha nga 40 nė 44 vjeē, me 204 mijė banorė. Mė poshtė shifrat flasin pėr njė rėnie tė ndjeshme tė numrit tė banorėve. Kėshtu grupmosha, nga 50-54 vjeē ka 165 mijė banorė; 55-59 - 136 394, 60-64 - 111 882, 65-69 - 102 571, 70-74 - 76175 dhe 75-79 - 51983. Duke iu referuar kėtij publikimi, shumė pak shqiptarė arrijnė tė kalojnė moshėn mbi tė 80-at dhe shumė mė pak tė 90-at. Sipas studimit, Shqipėria ka sot 3302 banorė qė i kanė kaluar tė 90-at dhe 493 qė janė mbi tė 95-at.

material nga gazeta korrieri