Femrat me pijanece se meshkujt


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31

    Femrat me pijanece se meshkujt

    Receta Gatimi

    Statistikat e reja: Ne Shqiperi rreth 5 pėr qind e femrave konsumojnė alkool rregullisht gjatė ditės. Ministria e Shėndetėsisė ngre alarmin. Nė rritje edhe numri i burrave alkoolistė



    Mėse 40 pėr qind e meshkujve tė rritur nė Shqipėri konsumojnė alkool nė mėnyrė tė rregullt. Nga kėta, 7 pėr qind e kalojnė masėn normale tė konsumit ditor, ndėrsa 2.1 pėr qind janė tė lidhur pazgjidhshmėrisht me alkoolin dhe klasifikohen nė kategorinė e personave qė paraqesin rrezik serioz jo vetėm pėr jetėn e tyre, por edhe pėr familjen dhe shoqėrinė. Tė gjitha statistikat e lartpėrmendura u referohen studimeve tė kryera nga Instituti i Shėndetit Publik, i cili publikon se mosha mė e prekur nga alkooli ėshtė ajo nga 20 deri nė 49 vjeē. Rritjen e numrit tė personave qė pėrdorin pije alkoolike e pranon edhe Ministria e Shėndetėsisė, e cila shikon kėtė fenomen si njė shqetėsim tė ditės, i cili nuk duhet neglizhuar. Fenomen shqetėsues nė vendin tonė paraqet edhe numri i femrave pėrdoruese. Nga studimet e kryera, rezulton se nė Shqipėri pothuajse 5 pėr qind e femrave janė pėrdoruese tė rregullta tė alkoolit. Sipas statistikave, kjo ėshtė shifra mė e lartė e femrave alkooliste e shėnuar gjatė viteve tė fundit. Ashtu si edhe pėr duhanpirjen, vėrehet njė rritje e prevalencės sė konsumit tė shtuar tė alkoolit midis femrave tė qyteteve, tė Tiranės dhe atyre qė i pėrkasin njė klase mė tė lartė social-ekonomike. Duke u bazuar nė tė dhėnat e Drejtorisė sė Shėndetit Publik nė Ministrinė e Shėndetėsisė, aktualisht rreth 2.1 pėr qind e popullsisė nė rrethet kryesore tė vendit bėjnė pjesė nė kategorinė e alkoolpirėsve tė rėndė. Konsumi i pijeve alkoolike mendohet se ėshtė pėrgjegjėse pėr afro 9 pėr qind tė tė gjithė peshės sė sėmundjeve, duke rritur ndėr tė tjera rrezikun pėr cirrozė hepatike, tension tė lartė tė gjakut, sėmundje tė zemrės, hemorragji cerebrale, tė pankreasit dhe kancer tė gojės, faringut, ezofagut, stomakut, mėlēisė dhe rektumit. Studimi “Mbi pėrdorimin e alkoolit nė qytetet Tiranė, Durrės, Vlorė, Shkodėr dhe Elbasan”, ka evidentuar se pėrdoruesit e alkoolit nė kėto rrethe janė kategorizuar nga studimi nė katėr tipa tė nivelit tė riskut, tė cilėt shoqėrohen edhe me rekomandimet dhe ndėrhyrjet pėrkatėse. Kėshtu, nė kategorinė e parė tė alkoolistėve bėjnė pjesė 73 pėr qind e qytetarėve. Studimi thotė se kjo kategori e qytetarėve, rezulton se e pėrdor alkoolin brenda normave tė lejuara ose nuk e pėrdor fare atė. Pėr kėtė kategori, ISHP-ja rekomandon mėnyrat ndėrgjegjėsuese tė edukimit. Nė kategorinė e dytė janė renditur 9.5 pėr qind e popullsisė qė pėrdor alkool jashtė normave tė lejuara, pėr tė cilėt ISHP-ja rekomandon ndėrhyrjet e shkurtra nga mjeku i familjes me kėshilla tė thjeshta. Kategoria e tretė e riskut dhe mė e prekura pėrfaqėson 5.4 pėr qind tė qytetarėve qė pėrdorin alkool jashtė normave tė lejuara dhe pėrdorimi ėshtė kthyer shqetėsues pėr shėndetin e pėr personalitetin e tyre. Pėr kėtė pjesė tė riskuar, Instituti i Shėndetit Publik rekomandon kėshilla tė thjeshta shtesė dhe monitorim tė vazhdueshėm nga mjeku i familjes. Kategoria e fundit dhe mė e rrezikuara nga konsumi i alkoolit pėrfaqėson 2.1 pėr qind tė popullsisė, qė pėrfshihet nė alkoolpirėsit e rėndė. Pėr kėta pėrdorues, ISHP-ja kėshillon referimin tek mjeku specialist pėr diagnostikim dhe trajtim tė specializuar. Pėr tė parandaluar shtimin e personave tė alkoolizuar, Ministria e Shėndetėsisė do tė vendosė nė zbatim edhe disa nisma pėr kategorinė e konsumuesve tė alkoolit. Nisma e parė qė po merr ky dikaster ėshtė trajnimi i mjekėve tė familjes nė disa rrethe, tė cilėt do tė kenė pėr detyrė tė diagnostifikojnė dhe tė kėshillojnė kėto grupe tė popullatės. Po kėshtu, ky dikaster po mendon t’i vijė nė ndihmė edhe grupit tė personave tė varur nga alkooli. Aktualisht, nė Qendrėn Spitalore Universitare “Nėnė Tereza” nė Tiranė, ėshtė nė punė e sipėr ngritja e klinikės pėr trajtimin e mėtejshėm tė specializuar tė personave tė varur nga alkooli.

    Gjithashtu, MSH po pėrfundon njė strategji kombėtare pėr politikat e kontrollit tė alkoolit nė vend nė bashkėpunim me Organizatėn Botėrore tė Shėndetit, ku palė nė kėtė strategji do tė jenė edhe grupet rinore.

    Material nga gazeta korrieri

  2. #2
    Veteliresi 35% Maska e landi i
    Anėtarėsimi
    Feb 2012
    Vendndodhja
    Nuk jam......
    Postime
    1,077
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    9
    kjo nuk nevoje per verifikime se po shohim cdo dite ,vajzat qe gdhihen ne lokal e i ze gjumi po aty .

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Horoskopi,Femrat-Meshkujt!
    Nga erinda nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 26-10-2013, 11:31 PM
  2. Si manipulojnė femrat me meshkujt!
    Nga olsii nė forum Life Style
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-11-2012, 07:43 AM
  3. Stresi tek meshkujt dhe femrat
    Nga Kliton nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-03-2012, 11:47 AM
  4. Meshkujt mė nervoz se femrat nė timon
    Nga Erinaa nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-02-2012, 04:17 PM
  5. Cfare adhurojne meshkujt tek femrat!
    Nga erinda nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-02-2012, 09:31 AM